Spahiu ironizon: Të papunë, vetëm nxënësit dhe pensionistët

March 26, 2018 18:14

Spahiu ironizon: Të papunë, vetëm nxënësit dhe pensionistët

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, ka postuar një status ironik në rrjetin social Facebook për “Grupin e Punës për Punësim” ngritur nga Qeveria e Partisë Socialiste.

Ai ka thënë se Shqipëria nën qeverisjen e Rilindjes është zhytur në vorbullën e papunësisë.

Statusi i Spahiut:

“Rilindja, pas pesë vitesh qeverisje paska ngritur një grup pune për punësimin.

Unë them që është e panevojshme, pasi duke bërë një llogari të thjeshtë, del se ky vend vetëm nxënësit e shkollave dhe pensionistët ka pa punë…

300 mijë të punësuar në 2013-2017  plus 300 mijë emigrantë po këtë periudhë…

Mendo pastaj dhe “Rilindjen” e 100 fshatrave, kush do punojë?…”

s.a/dita

March 26, 2018 18:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*