Spahiu: Më 23 qershor përmbysim koalicionin e tradhtarëve

Redaksia Online February 5, 2013 16:01

Spahiu: Më 23 qershor përmbysim koalicionin e tradhtarëve

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar paraditen e sotme një tubim në Burrel. Në fjalën e tij para mbështetësve kuqezinj, kreu i AK, Kreshnik Spahiu, tha se ka ardhur koha e “pranverës shqiptare”. “Është koha të përmbysim koalicionin e tradhtarëve që po rrënon çdo ditë dhe më shumë jetën e çdo shqiptari dhe po shkatërron Shqipërinë në çdo cep të saj me privatizime klienteliste dhe korruptive. Shtetasi Berisha grabiti pasuritë kombëtare të shqiptarëve, por ai do të përgjigjet përpara drejtësisë për çdo qindarkë të vjedhur të shqiptarëve”, deklaroi Spahiu. Më tej, kreu i AK u ndal në atë që e quajti gllabërim i pasurisë publike nga kryeministri dhe konkretisht në rastin e minierës së Bulqizës.

“Bulqiza ka pasuri të pafundme, por Sali Berisha e ka lënë pas dore këtë qytet jo pa qëllim, por sepse është pjesë e politikave të tij shkatërrimi dhe shfrytëzimi i jetës së shqiptarëve. Ai kërkon që minatorët të vdesin në miniera dhe të mos arrijnë të marrin pensionet që u takojnë me mundin dhe djersën e tyre. Ky njeri do të ikë nga pushteti dhe po kërkon që ta lërë vendin në kolaps dhe rrënim total”, tha Spahiu.

Duke iu drejtuar të rinjve, Spahiu theksoi se pikërisht kjo kategori e votuesve do t’i japë Berishës goditjen fatale në 23 qershor, përmes votës.

“Sali Berisha nuk hap dot vende të reja pune sepse ai e di që rinia shqiptare nuk do të shesë votën për një karrige, sepse rinia shqiptare nuk mundet të jetojë as edhe një ditë më shumë nën regjimin e njeriut që i ka shkaktuar vendit vetëm plagë dhe viktima, se rinia shqiptarë do t’i japë shtetasit Berisha goditjen fatale më 23 qershor. Rinia kuqezi do të japë votën për Shqipëri dhe kusari të partisë dhe mafies që është sot në pushtet”, tha Spahiu.

 

Redaksia Online February 5, 2013 16:01
Komento

1 Koment

  1. astrit ibrahimi February 6, 15:57

    ku do vije ajo deite se na moren ne qafe , spo dime se po na mbysin borxhet e ketyre duke na vene dhe Tvsh se ajo na duhesh akoma me teper 🙁

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*