Spahiu: U mbyllën 3300 subjekte, qeveria e sheh si “sukses” për qendrat tregtare

June 4, 2018 13:43

Spahiu: U mbyllën 3300 subjekte, qeveria e sheh si “sukses” për qendrat tregtare

Anëtari i Komisionit të Ekonomisë, njëherësh deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu publikoi shifra tronditëse të mbylljes së biznesit. Sipas Spahiut, janë mbyllur 3300 biznese në vitin 2017, por ndërkohë qeveria këtë e shikon si “sukses”, pasi u ka shërbyer tutorëve që kanë Qendrat Tregtare në vend.

3,300 subjekte, NETO, kanë mbyllur aktivitetin e tyre në vitin 2017 krahasuar me 2016, sipas të dhënave të INSTAT.

Në vitin 2017 numërohen 97,485 biznese me 1-4 të punësuar kundrejt 101,277 te tillave në 2016.

Qeveria “me sukses” arrin të hedh 10,000 të papunë në “tregun” aq të kërkuar prej shqiptarëve së fundmi, atë të azil-kërkuesve.

Me siguri shifra të tilla jua keni lexuar dhe treguar me krenari, si arritje më shpejtë se ç’kërkohej, tutorëve tuaj, atyre që manaxhojnë dhe fitojnë nga qendrat tregtare në vend.

Por mos harroni, se me këto ritme emigracioni dhe papunësie, do të përfundoni si blerës e shitës me njëri tjetrin!”, shkruan Spahiu në Facebook.

o.j/dita

June 4, 2018 13:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*