Spaho: Dako duhet të arrestohet për blerje votash

November 5, 2018 12:05

Spaho: Dako duhet të arrestohet për blerje votash

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, deklaroi të hënën se “Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë për krimin elektoral të blerjes së votave nëpërmjet bandave”.

“Çdo ditë në liri, ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit, Edi Rama”, u shpreh Spaho.

Nënkryetari i PD-së shtoi se “mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi”.

“Nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës”, shtoi Spaho.

o.j/dita

November 5, 2018 12:05
Komento

3 Komente

  1. Alidemsi vjeter November 5, 13:13

    Ik mor “Qenushi plak” se nuk e merrni kurre Durresin me sajesa e dengla..Nuk te pjerdh njeri ty qe here pas here i fut kuitje kazani plehrash..

    Reply to this comment
  2. pak durim November 5, 19:02

    Dale nje here, te arrestojme ty e Saliun per katrahuren qe bete ne 2009-en, dogjet edhe fletet e votimit, pastaj i vjen radha Dakos.

    Reply to this comment
  3. Arben November 5, 19:55

    Po ju Durresi ju hodhi si qelbesira more kodosh politik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*