SPAK, edhe 3 kandidatë të tjerë kalojnë procesin e vetting-ut

October 4, 2019 17:03

SPAK, edhe 3 kandidatë të tjerë kalojnë procesin e vetting-ut

Komisioneri Publik i ka pranuar vendimet e KPK, që la në detyrë 3 prokurorë te listuar nga KLP për SPAK. Kjo e çon në 8 numrin e kandidatëve të konfirmuar për këtë organ.

Në këtë mënyrë, vendimi për prokurorët Altin Dumani, Klodian Braho dhe Elida Kackini ka marrë formë të prerë dhe formalisht ata, tashmë, janë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, duke e çuar në 8 numrin e kandidatëve që i kalojnë të gjitha shkallët.

Me këtë numër, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mund të ngrihet pavarësisht se në Kushtetutë është përcaktuar numri jo më i vogël se 10 anëtarë. Në disa dalje për media kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, ka deklaruar se i takon KLP-së të vendosë për një numër të pranueshëm prokurorësh për ngritjen e këtij institucioni duke mos përjashtuar numrin 8.

Aktualisht nga 15 prokurorë të listuar nga KLP kanë kaluar të dyja shkallët 8 prokurorë, dy të tjerë janë ankimuar nga KPA, ndërsa 5 të tjerë janë në proces në shkallën e parë.

Këtë javë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mblidhet për të vendosur nëse do të presin plotësimin e numrit 10 apo do ta ngrenë këtë strukturë edhe me 8 anëtarë.

e.ll./dita

October 4, 2019 17:03
Komento

5 Komente

  1. alphade October 4, 17:30

    Me siguri do ta zvarrisin sepse nuk i intereson askujt edhe
    nga kjo kupole e Drejtesise te ngrihet sa me pare SPAK-ut.
    Dikush ka inflituar duke mashtruar vettingun, sic ndodhi me te famshin vetting te Zagonjorit ,Dedes e tj. qe kaluan
    vettingun por qe fale ankimimit te Komisionerit Nderkom-
    betar keta dy gangstere te Drejtesise u elimnuan nje here
    e pergjithemone nga sistemi i Drejtesise
    Ekipi i komisionereve qe aprovoi kalimin e vettingut te ke-
    tyre dy individeve duhen perjashtuar me nje here si Komi-
    sionere sepse jane te korruptuar edhe ata qe mbaheshin
    gjoja si te paster ! Si mund te kalonin vettingun Zagonjori
    e Dede kur te gjithe shqiltaret i dine bemat e tyre dhe Komi-sionert nuk e dinin,ndersa komisioneri i huaj i dinte?!

    Reply to this comment
    • asd October 4, 17:50

      Shume dakort me ty. Por mesa duket nderkombetaret duan ta vene ne pune kete mekanizem sa me shpejte. Nganjehere edhe uji i qelbur i lan duart … te pakten deri diku.

      Reply to this comment
  2. dritan October 4, 19:23

    Merkeli i ka vendosur kusht Rames &Co qe SPAK te ngrihet edhe me 8 anetare dhe nuk ka shans qe te vonohet akoma
    BURGJET PO BEHEN GATI PER ATA QE DERI TANI KANE KERCENUAR ME BURG ata qe VIDHNIN 3000 lek energji elektrike
    SHAH – MAT, BYE BYE MOTHER FUCKERS

    Reply to this comment
  3. lisi October 4, 19:27

    Nuk e di por nje fare presidenti mbreme ilir hajduti deklaroj hapur mos u trondisni asgje ska per te ndodhur, shume zhurem per asgje, shpresoj tek nderkombetaret se cekici do bjere me force

    Reply to this comment
  4. mirel October 5, 17:56

    Ja dhe pak dhe do e kalojne te gjithe Vettingun.
    Do fillojne prape nga e para si kane bere deri dje.
    Iku dhe Reforma, aq e pati.
    Rendesi ka te “kryhet”, pa i kruajtur mire e mire

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim