“SPAK”, KLP publikon listën e dokumenteve që duhen dorëzuar

January 22, 2019 14:06

“SPAK”, KLP publikon listën e dokumenteve që duhen dorëzuar

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar kriteret për të kandiduar në SPAK. Përmes një njoftimi zyrtar, KLP publikon edhe listën e dokumenteve që kërkohen.

Janë 15 vende bosh për të gjithë prokurorët e rretheve dhe Tiranës që të mund të bëhen pjesë e prokurorisë Speciale. SPAK së bashku me Gjykatën Speciale do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.

Njoftimi i KLP

Pas njoftimit se dates 07.01.2019, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë per shpalljen e fillimin e procedurave për plotësimin e 15 (pesëmbëdhjetë) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju sqarojme se ; Prokuroret e interesuar per te kandiduar ne Prokurorine e posacme (SPAK), nuk eshte e nevojshme te dorëzojnë pranë KLP,  dokumentacionin sipas pikave 2 deri ne 6 dhe konkretisht:

2.Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në drejtësi dhe e listës së notave;

Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në Shkollën eMagjistraturës dhe e listës së notave (nqs ka);

Kopje e Dekretit të Presidentit për emërimin si Prokuror;

Kopje e Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm për caktimin si prokuror në Njësinë e Përbashkët Hetimore, Prokurorinë e Krimeve të Rënda ose Drejtorinë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme;

Kopje të 2 akteve të fundit të vlerësimit të punës dhe aftësive profesionale e morale si prokuror.

Gjithashtu ju sqarojme se Keshilli i Larte i Prokurorise do te ushtroj funksionin prane ambjenteve te Prokurorise se Pergjithshme keshtu qe dhe dokumentacioni duhet te adresohet ne adresen :

Keshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Qemal Stafa” nR. 1, Tirane .

 

o.j/dita

January 22, 2019 14:06
Komento

3 Komente

  1. Dodona mbi Tomorr January 22, 17:44

    Edhe vete prokuroret paskan frike nga “SPAKU”qe nuk duan te aplikojne! C’ti trembi valle /

    Reply to this comment
  2. Dodona mbi Tomorr January 22, 17:45

    Edhe vete prokuroret paskan frike nga “SPAK-U”qe nuk duan te aplikojne! C’ti trembi valle /

    Reply to this comment
  3. Dodona mbi Tomorr January 22, 17:45

    Edhe vete prokuroret paskan frike nga “SPAK-U”qe nuk duan te aplikojne! C’ti trembi valle ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim