SPAK mbyll hetimet për grabitjen e 4.6 mln euro në Rinas, merren të pandehur 6 persona
Nga Arkiva
Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për grabitjen e 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019.
SPAK u ka komunikuar akuzën personave të arrestuar për këtë ngjarje dhe pritet që dosja të shkojë në gjykatë për seance paraprake.
Organi i akuzës ka marrë të pandehur, Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veselin, Elton Piklin, Renaldo Sulen, Alkond Bengasin. Ndersa per Ragip Hajdinin i njohur si daja nga Kosova i cili ndërroi jetë të martën në spitalin e Traumës do të pushojë akuza.
SPAK ka cilësuar si kreun e grupit kriminal Admir Muratin që u vra ditën e grabitjes gjatë përplasjes me arme me policinë. Ndërkohë në kërkim vazhdon të jetë Talo Çela, për të cilin ka mase sigurie në mungese. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, do të vendose nëse beshtja do të kalojë për gjykim, do të pushojë akuzën ose do ta kthejë për rihetim.
l.h/ dita
Po parate i gjetet apo shkuan te SHQUPI i “braces” Sali !
Hajde SPAK,hajde ! Te gjithe i ka korruptuar Vicidolasi e
Skraparlliu ! Kurre s’ka per te patur Drejtesi ne Shqiperi !
A e more vesht o POPULL ….?!