SPAK ngrihet para zgjedhjeve, Ibrahimi: Procesi përfundon për 2-3 muaj

February 22, 2019 15:18

SPAK ngrihet para zgjedhjeve, Ibrahimi: Procesi përfundon për 2-3 muaj

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit njohur si SPAK do ngrihet një muaj para zgjedhjeve lokale të qershorit 2019.

Pas mbylljes së aplikimeve për SPAK dhe 27 kandidaturave, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi se tashmë do të miratohet rregullorja e pikëzimit dhe për 2 ose maksimumi 3 muaj SPAK do të jetë gati.

Gent Ibrahimi ju përgjigj interesit të medias ndërsa pas pak javësh pritet të hapet edhe gara për Kryeprokurorin e Përgjithshëm.

Ndër kandidaturat për SPAK janë 27 ndërsa 10 prej tyre janë gra.

Zyrtarisht gara për kreun e SPAK ende nuk ka nisur ndërsa mes aplikantëve kandidaturat që pretendojnë janë ajo e kryeprokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela, dhe drejtueses së Prokurorisë Tiranë, Elisabeta Imeraj.

o.j/dita

February 22, 2019 15:18
Komento

6 Komente

  1. MH February 22, 15:55

    Nese SPAK e fillon sefte me tre banditet Berisha Basha dhe Mona,PS i ka fitue zgjedhjet vendore me 99.99% si ne kohen e monizmit.
    Ne prespektive ne zgjdhjet parlamentare do i fitoj edhe ma bindshem nese SPAK-u i merr ne rradhe me liste si dikur ne rradhen me listen e qumeshtit,ku ne krye te listes te prije Like Floriri me bllok liste parash e me kalem ne dore duke bere hesapet per shumen e arritur ne emer te Totalit qe karakterizon pagen ma te madhe ne fund te listes.

    Reply to this comment
  2. Adih February 22, 18:01

    Zoti Ibraimi ,po na ben me zor te themi , qe foshnja e SPAK ka lindur e vdekur .
    Pse ju ka zene meraku per Donika Prelen ,qe na diskrititoi ,para vezhguesit HOLLANDES ,duke mos paguar i shoqi i kesaj dranes teksat i tha ,si ijnorante ,pa pike turpi , Hollandetit ,hej jemi ne Shqiperine ketu ,sjemi ne Europe e Hollande . Seshte problem te mos paguash taksat ne Abanistanib dru me pre ??
    Shikojeni se kjo ska punuar mire ne Durres ,kontrollajani dosjet nga ana teknike ligjore .Apo jeni kembe e koke te kapur nga politikanet ?????

    Reply to this comment
  3. info analitike February 22, 22:02

    Ky per vete eshte simboli i shkeljes me te cilen filloi reforma. Si njeri qe bashkepunoi per reformen ne drejtesi ligji parashikonte qe nuk duhej zgjedhur ne organet e reja. Po ku pyesin rilindjotet per rregullat qe vete i bejne e vete i shkelin.

    Reply to this comment
  4. Komentuesi February 22, 23:49

    Zoti Ibrahimi,shume jane tre muaj.Populli mezi po pret qe te krijohet SPAK me qellim te beje punen e tij me njerezit e korruptuar,si dhe ne zgjidhjen e halleve tona.

    Reply to this comment
  5. Kocodhima February 23, 06:09

    A e ka kaluar vetingun ky imbrahimi apo nuk ka nevoje ta kaloje se ka qeverine qe e mbron dhe gruan garante tek Ambasadori LU

    Reply to this comment
  6. anna kamp February 23, 13:11

    SPAK-u nuk do të ngrihet kurrë. Akoma nuk e kuptoni?
    Vjet u tha që do të ngrihet në tetor. Pastaj u tha do të ngrihet në janar të 2019-tës, e më pas u tha do të ngrihet në shkurt, tani thotë do të ngrihet në qershor, ahahhahahaaaaaaa. Nuk dua tjua vras shpresën, por ju duhet të përdorni llogjikën për të kuptuar çfar po ndodh. “Elitat” nuk i hanë kokat njëra-tjetrës, ata sundojnë në unanimitet mbi popujt-turma, i shfrytëzojnë për tu pasuruar edhe më, dhe për të forcuar pushtetin e tyre deri sa të vdesin, e më pas vijnë pasardhësit e tyre, e kështu deri në fund të botës. Sakohë që njerëzit janë të padrejtë, nuk e duan dhe respektojnë ligjin, kryejnë vrasje, përdhunime, vjedhje, grabitje etj etj, këta popuj do të vazhdojnë të sundohen nga “Elitat” djallëzore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*