SPAK, prokurorja që çoi në gjyq Sanader, dy vjet në Shqipëri

February 4, 2019 20:26

SPAK, prokurorja që çoi në gjyq Sanader, dy vjet në Shqipëri

Tamar Laptosh, prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv/kryeministrin, do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri.

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura, Laptosh tregoi se për të hetuar korrupsionin duhet së pari që të përzgjedhurit e SPAK-ut të kenë besueshmëri të lartë, të ketë koordinim mes Gjykatës kundër Korrupsionit dhe SPAK-ut si edhe të ketë vullnet.

Kur unë po hetoja ish-kryeministrin, besueshmëria e publikut nuk ishte shumë e lartë sepse ai ishte i fuqishëm dhe arrogant. Ne vinim nga një eksperiencë në të cilën nuk ishte hetuar ekzekutivi, por më pas u mblodhën prova dhe gjatë procesit besueshmëria e publikut u rrit”, ka thënë Laptosh.

Por, njëra nga prokuroret pyeti se a ishte e mundur që një grup prokurorësh të mund të thyejë korrupsionin dhe të kthejë besimin e publikut, pyetje për të cilën mori përgjigjje pozitive, sepse sipas prokurores speciale të USKOK, prokurorët e SPAK-ut duhet të kenë parasysh që të hetojnë jo vetëm korrupsionin, por edhe të konfiskohen asetet e këtij krimi.

Deri më tani kanë aplikuar vetëm 12 prokurorë për në SPAK, ndërsa prokuroria e posaçme duhet të ketë 15 prokurorë.

Takimi ishte për të inspiruar prokurorët për të garuar.

Ambasadori Luigi Soreca e përsëriti edhe në mbyllje të aktivitetit apelin e tij:

Deri tani kemi patur mjaft aplikime, por do të ishte më mirë të kishte aplikime të tjera, pasi mendojmë që sa më shumë aplikime të kemi, aq më shumë do të ketë mundësi përzgjedhjeje për më të mirët. Prandaj ne dëshironim që të bisedonim me të gjthë ata që janë të interesuar për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, në mënyrë që t’u bëjmë thirrje edhe njëherë atyre”.

Në datën 7 shkurt mbyllet afati për të dorëzuar dokumentacionin për në SPAK, prokurorisë që do të hapë perden për të kuptuar me prova se deri ku korrupsioni ka implikuar zyrtarët.

v.l/ Dita

February 4, 2019 20:26
Komento

12 Komente

  1. Herzlich Willkommen Frau Laptosh in d Hohburg der Korption February 4, 20:46

    Pune te Mbare e nderuara Prokurore .

    Zoti qofte me ju dhe Shqiperine time .

    Reply to this comment
    • korçari February 5, 09:41

      Ja pra qe shkurti nisi me te reja te mira ku hajdutet po dridhen nga drejtesia e RE ,mreseardhsh znj.Laptosh dhe me suksese ne luften kunder maskarenjeve…

      Reply to this comment
  2. Herzlich Willkommen Frau Laptosh in d Hohburg der Koruption February 4, 20:46

    Pune te Mbare e nderuara Prokurore .

    Zoti qofte me ju dhe Shqiperine time .

    Reply to this comment
  3. Erla February 4, 21:15

    Faleminderit zonja Laptosh. Beni diçka per kete popull qe kane 30 vjet qe vetem e vjedhin dhe masakrojne. Do ju jete mirenjohes nje popull i tere. Jeni shpresa e fundit per shqiptaret.

    Reply to this comment
  4. Baca February 4, 21:51

    Duket se tat’pjetes po i vjen fudi!!!

    Reply to this comment
  5. A February 4, 22:21

    Ishte kenaqesi per mua kur mora vesht qe TAMARA LAPTOSH, prokurorja kroate qe ti rrasi ne burg dhe duke sekuestruar pasurite si kryeministrit dhe zevendeskryeministrit kroat, do te qendroje per dy vjet ne Shqiperi.
    Shpresoj qe te “gjuaj” me top “leckamanin e Parisit” maskarain EDI RAMA duke e denuar ashtu si duhet kete birbo qe po merr ne qafe nje popull.
    Pastaj me rradhe te kape dhe te denoje tipa te tille duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, etj.
    Keto qe shkaterruan Shqiperine dhe popullin e saj duke e varferuar dhe mjeruar.
    Te shpresojme qe mos te ndigjojme lloqe, por te shikojme veprime. Tung.

    Reply to this comment
  6. Tamara February 4, 23:13

    Nuk paska as burre as grua shqiptare qe te rregulloje mire korrupsionin e politikaneve shqiptare ! Gjithmone i lutemi te huajve ! Kjo tregon se korrupsionin shqiptaret e kane ne gen ! Shqiptareve u pelqen te vjedhin, sidomos kur marrin pushtet ! Nuk ka me te poshter se sa nje Shqiptar kur merr pushtetin !

    Reply to this comment
  7. Adih February 4, 23:20

    Mer ato para (rroge te majme ) moj z prokurore dhe bjer rehat . Mos na i beni heroine kete prokurore .Realiteti eshte ndryshe . Reformen ne Drejtesi , po e ben Amerikani me Gjermanin ,dhe kjo eshte nje zyrtare e thjeshte e tyre VINI RE !! .Senader ish kryeministri Kroat ,e futi FBI Amerikane brenda ne burg . Dhe jo prokuroria e kroacise . E kam shkrojtur ketu ne komente dhe here te tjera .Senader u fut ne kuadrat nga Amerikanet ,dhe FBI Amerikane me dhune nderhyri ne Austri ,ku ai kishte shumen 400 milion Euro , Parate kishin kohe qe flinin gjume ne bankat e Austrise ,dhe shteti Austriak ,luante ,fitonte duke xhiruar keto leke te pista te Senader ,bile te ndara ne tre banka .Pra FBI ja la kryep Kroat ciper tavolines ,keto shuma dhe nuk kishte zog nene e prokuror ta ndihmonte .E kam lexuar vete ne gazete perendimore ,dhe nuk e kam me te degjuar ,se skam interes dhe edukate ,qe te genjeje . .Shuma prej 400 mil euro e Senaderit ,besoj se keta politikanet tane , i sterkalojne kto shuma ,dhe fill mbas SPAK , do i kene ciper tavolines ,keto shuma , prokuroret dhurate nga FBI . Teknikisht ethjeshte ,dhe sduhet o milet te beni fare shkence .!!! Doni zdoni ,kjo eshte me se e verteta ,por nje gje me pelqen nga kjo Prokurorja , kur citon ,. natyrisht eshte vendosur nga ustallaret ::

    PERVEC PARAVE ; POR EDHE TE GJITHA ASETET DO I SEKUESTROHEN HAJDUTEVE POLITIKANE. .
    ,
    , Kjo ka shume rendesi .Te shkoje haka tek i zoti ,dhe per keto asete dhe miliona te vjedhura neper banka ,ti shkojne , ti rriten pensionet , pensonisteve te mjere ,qe jane len ne meshire te fatit .Qe nuk i dalin as edhe per leter higjenike .Te shikojne dy dite te bardha prinderit tane ,te vuajtur .
    Optimste bashke qytetare , (nuk eshte humor ) edhe sikur VER LLAPEN bashke me Llallen maskarain, ti bashkosh Prokuror bashke ,Ata jane te detyruar ti rrasin ne burg , ,do i kene ciper tavolines shumat e hajduteve politikane ,,nga ustallaret e FBI:Amerikane .

    Per kruozitet ata qe nuk kane informacion . Ish Kryeministri Senader , per kete shume 400 milion euro u denua 9 vite burg .Ju uroj nje nate te kendeshme .

    Reply to this comment
  8. Aleksander Thana February 5, 01:11

    Me shpresa qe ne xhunglen shqiptare te gjeje busullen e orientimit. Ta filloje te Saliu, jo te miu; te Lulushi, jo karabushi, te, likja, jo te mikja, etj.etj.etj.

    Reply to this comment
  9. Ceni February 5, 01:33

    STOP CORRUPTION ! STOP CORRUPTION ! STOP CORRUPTION ! STOP CORRUPTION ! STOP CORRUPTION ! STOP CORRUPTION ! BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG për HAJDUTÈT dhe KUSARÈT e POLITIKÈS 29 VJEÇARE ! Por më Kryesorja nga të gjitha KONFISKIMI dhe SEKUHESTRIMI i gjithçkaje që gjithë POLITIKANËT HAJDUTÈ dhe KRIMINELÈ të kètyre 29 Viteve Disponojnë

    Reply to this comment
  10. shaban February 5, 08:56

    Po pse mor Aleksander mos filloje nga Rama?Apo kete te fundit ta leme te pasurohet dhe pak dhe ta denojme kur te behet ish.

    Reply to this comment
  11. h February 5, 11:04

    Jo 2 jet,por të rri edhe 200 vjet ajo se shkul dot korrupsionin,vjedhjet dhe drogën nga shqipëria sepse
    ato janë në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim