Spalletti: Interi im do ende punë

August 7, 2017 11:15

Spalletti: Interi im do ende punë

 

Luciano Spalletti nuk është tipi që kënaqet.

Inter-i fitoi me rezultatin 3-1 në miqësore kundër Villareal-it por tekniku nuk është i kënaqur.

Ai gjithashtu foli edhe për merkaton.

“Ne ishim shumë të ngadaltë. Unë pres nga skuadra që ë bëj diçka më shumë. Kam një ekip të mirë që duhet që të tregojë një lojë të mirë dhe të mos qëndrojë nën mundësitë që ka. Na duhet ende punë. Dalbert? Ai do të vijë, por duhet ta dini që edhe Nagatomo është i zoti. Jovetiç? Është një kalë rrace”, tha trajneri zikaltër.

Spalleti ka filozofinë e tij.

Ai thotë se në një ekip nuk merren futbollistë për të zëvendësuar të tjerët, por për të kontribuuar për skuadrën.

August 7, 2017 11:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*