Spanja dorëzon Kupën e Botës, poshtërohet nga Kili

June 18, 2014 22:39

Spanja dorëzon Kupën e Botës, poshtërohet nga Kili

Kampionët në fuqi të botës, spanjollët e Del Boskes, janë larguar nga Kupa e Botës në Brazil pas humbjes 2-0 me Kilin. Kilianët shënuan dy herë në pjesën e parë dhe spanjollët nuk gjetën forca për të mbërritur të paktën te barazimi, që do t’u linte të hapur një mundësi matematike për kualifikim në ndeshjen e tretë. Ishte kjo humbja e dytë për Spanjën, pas asaj 5-1 ndaj Holandës në ndeshjen e parë. Rezultatet e grupit e bëjnë të pavlerë ndeshjen e tretë, pasi tashmë Holanda dhe Kili janë në kuotën e 6 pikëve dhe të kualifikuar, ndërsa do të luftojnë mes tyre për vendin e parë. Largimi i Spanjës shënon të parën mungesë të rëndësishme në Kupën e Botës, që po zhvillohet në Brazil.

June 18, 2014 22:39
Komento

1 Koment

  1. Studenti. June 20, 07:22

    Ju lutem redaktoreve te gazetes te perdorin me mire etiken e shprehjes dhe te menjanojne disa shprehje banale, profane te gjitha mediave qe thone se x skuader u turperua, u largua me turp,u poshterua ne vend te fjaleve:” u munden, humben ose u munden, humben thelle”etj. Eshte ne mentalitetin dhe ndjesine e injorances per te renduar dhe agravuar me tej ndjesine shpirterore te komunikimit,eshte nje lloj “sadizmi” i atyre qe provojne kenaqesi me dhimbjen e tjetrit.Eshte nje ndjesi e “pangopsise”me te keqen , qe e shohin rendom edhe tek disa lidere politike qe shprehen ndyresisht per çdo kundershtar.Mbremjen e se enjtes njeri prej komentuesve televizive kaloi ne ekstremin tjeter duke u shprehur se spanjollet kthehen krenare ne vendin e tyre.Menjanimi i ketyre perçudnimeve eshte obligim i kultures qytetare dhe profesionale te gjithe komunikuesve, ne radhe te pare te gjithe atyre mediatike, pastaj atyre bisedore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*