Spanjë, 10 të vdekur dhe 441 të infektuar nga koronavirusi

March 9, 2020 08:20

Spanjë, 10 të vdekur dhe 441 të infektuar nga koronavirusi

Numri i të vdekurve nga infeksioni i koronavirusit në Spanjë u rrit në 10 të dielën.

Ministria e Shëndetësisë tha se edhe dy të tjerë kanë vdekur që nga e shtuna, duke e çuar numrin e të vdekurve në 10, ndërsa 441 persona janë të infektuar.

Numri i vdekjeve në të gjithë botën ka arritur në rreth 3.500, me mbi 100.000 raste të konfirmuara të infeksionit.

Koronavirusi u shfaq dhe u përhap me shpejtësi në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar, me infeksione të konfirmuara në më shumë se 80 vende të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur nivel shumë të lartë të rrezikut global, kurse sëmundjen zyrtarisht e ka emëruar COVID-19.

l.h/ dita

March 9, 2020 08:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim