Spanjë, ishte me vonesë, turisti kërkon të ndalojë avionin (Video)

August 10, 2016 17:51

Spanjë, ishte me vonesë, turisti kërkon të ndalojë avionin (Video)

Pavarësisht se mbërriti me vonesë për të fluturuar, bën gjithçka për t’u ngjitur në avionin që është duke u nisur.

Protagonist është një djalosh irlandez, i cili në aeroportin spanjoll “Adolfo Suárez, Madrid-Barajas”, kalon pikat e kontrollit të sigurisë dhe vrapon mbi pistë.

I riu, me dy bagazhe, ishte me vonesë për të t’u nisur drejt ishujve Kanarie dhe ka provuar të bllokojë fluturimin e “Ryanair”.

Megjithatë, ai është ndaluar nga dy punonjës dhe është detyruar të kthehet pas.

Ngjaja është filmuar nga një punonjës tjetër është publikuar në profilin e “Facebook”-ut të kompanisë “CC.OO. Ryanair & Lesma Handling”.

August 10, 2016 17:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*