Spanjë, një qytet arab i lashtë në UNESCO

August 5, 2018 09:21

Spanjë, një qytet arab i lashtë në UNESCO

 

Rrënojat e Medina Azaharës, një qytet mesjetar arab pranë qytetit Cordoba në Spanjë, iu shtuan listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Organizata kulturore e Kombeve të Bashkuara tha se qyteza mijëvjeçare është një thesar arkeologjik, ku gjenden rrënoja ndërtesash, rrugësh, urash, sistemeve të ujit dhe objekte të jetës së përditshme.

Medina Azahara u ndërtua në shekullin e 10-të, një qytezë-simbol, në rivalitet me kalifatin e Bagdadit, por u shkatërrua më pak se një shekull më pas, gjatë një kryengritjeje që i dha fund kalifatit të Cordobës.

Rrënojat e qytetit ishin lënë në harresë për më tepër se 1 mijë vjet, deri kur u zbuluan, në fillim të shekullit të 20-të. Arkeologët thonë se në qytetin e lashtë lulëzonte shkenca dhe kultura.

“Ishte shumë e zhvilluar matematika, astronomia, mjekësia, bimët medicinale, letërsia dhe mbi të gjitha, filozofia, që i hapën rrugën Rilindjes Europiane në shekujt 15 dhe 16. Qyteti ishte ndërtuar mes viteve 936 dhe 940 nga sundimtar-kalifi Abderraman III dhe ai u bë kryeqyteti i Al-Andaluzisë, që zinte më tepër se dy të tretat e Gadishullit Iberik”, thotë arkeologu Alberto Montejo.

Pas disa dekadash lulëzimi, qyteti-pallat i madhërishëm, konsiderohej si një margaritar i Al-Andaluzisë, apo Spanjës Myslimane të Mesjetës, që u rrafshua gjatë luftës civile në fillim të shekullit të 11-të.

Ndryshe nga qytete të tjera-kalifate, si Kairo dhe Bagdadi, në Medina Azahara nuk ka patur ndërtime të reja mbi rrënoja. Arkeologët thonë se rrënojat e lashta të qytetit janë relativisht të ruajtura mirë.

“Qyteti ka mbetur i paprekur pas disa grabitjeve në Epokën Mesjetare dhe Moderne. Nuk ka patur plaçkitje të mëvonshme dhe asgjë nuk është ndërtuar mbi rrënoja. Kështuqë, nga pikëpamja shkencore dhe arkeologjike, urbanistika dhe dekoracionet e tij janë të riparueshme, me synimin për të kuptuar se si funksiononte një qytet nën kalifat në shekullin e 10-të”, thotë arkeologu Alberto Montejo.

Qendra arkeologjike e Medina Azaharës shtrihet në 115 hektarë dhe vetëm 10 për qind e qytetit është gërmuar.

UNESCO tha se qendra e shekullit të 10-të e banuar nga arabë, ofron “njohuri të thella për Civilizimin Mysliman të Perëndimit, atë të Al-Andaluzianëve, që sot nuk ekziston më, në kulmin e shkëlqimit të tyre”.

a.s/dita

August 5, 2018 09:21
Komento

10 Komente

  1. Arben August 5, 09:57

    Spanja eshte I gjithe, truall Arab.

    Reply to this comment
  2. perkthyesi August 5, 11:07

    Shume toponime ne Spanje e kane origjinen nga gjuha arabe, si psh:
    • Lumi Guadiana qe do te thote Lumi i rosave.
    • Lumi Guadalquivir – Lumi i madh.
    • Mulhacén. Mali me i larte ne Spanje. Ka marre emrin nga Sulltani Ali Muley Hacén Abu al-Hasan.
    • Albufera – keneta prane bregdetare.
    • Alpujarras – Keshtjelle, Bastion.
    • Guadalviar – Lumi i bardhe.
    • Gibraltar: from the Arabic name Jabal Tariq, which means mountain of Tariq, or the more obvious Gibr al Tariq, meaning rock of Tariq).
    • Albacete – Fusha
    • Algeciras – Ishulli i gjelbert. etj, etj.

    Reply to this comment
    • Juglindori nga Korça August 5, 13:24

      E çfare do te thuash ti Perkthyes me toponimet arabe ne Spanje ? Eshte e njohur boterisht qe Spanja ka qene e pushtuar nga arabet dhe pushtuesi le prapa gjithmone emertime , toponime , fjale nga gjuha e tij , madje edhe fene e tij , siç ka ndodhur me shqiptaret mbas sundimit shekullor turk . Shqipja eshte 30% me fjale turke , Shqiperia eshte e gjitha me toponime sllave (shume pak ka toponime ne gjuhen shqipe) , shqiptaret e shkruan gjuhen e tyre te fundit ne bote per shkak te represionit dhe terrorit turko-otoman .
      Megjithate , as Shqiperia , as Ballkani nuk mund te quhen Turqi , meqenese na qenkan pushtuar me shekuj nga nje Perandori obskurantiste otomane . Sigurisht , qe edhe spanjolet nuk mund te quhen arabe , vetem se kane qene te pushtuar prej tyre (te cilet , ndryshe nga shqiptaret , paten meriten qe nuk u konvertuan ne fene e pushtuesit) .
      T’i thashe te gjitha keto , zoti Perkthyes , sepse komenti yt , frymezon idiote filoturq , filoarabe , e ultraislamike , si ky turku Arben , qe e konsideron Shqiperine , gjithmone ne komentet telegrafike e idiote te tij , si pjese te Turqise , siç ka shkruar me lart , qe Spanja (nje vend e popull i lashte latin e thellesisht katolik) , Arben Turku e quan truall arab . Sigurisht qe ky ekstremist turko-arabo-islamik , eshte specie e rralle , sepse 99.99% e shqiptareve , kurre nuk mendojne si ai . Megjithate , ketyre njerezve nuk i duhet lene as boshlleku me i vogel per te hedhur helmin e tyre . Ky eshte i vetmi idiot , injorant , tip terroristi , qe i mbyll komentet e tij absurde e te neveritshme me fjalet Allahu ekber , a thua se gazetat laike shqiptare , jane organe te Alkaides , apo Vellazerise Myslymane .

      Reply to this comment
      • perkthyesi August 5, 17:11

        Juglindori nga Korca, kam shkruar per ata qe kane sadopak kulture historike, e jo per islamike dhe fundamentaliste, qe u ka mbetur ora pas. Historia kjo eshte. Kalifati arab u shpernda ne gjithe Afriken e veriut, ku perfshihej Egjypti, Libia, Algjeria, Maroku, Tunizia. Me pas arabet kaluan ngushticen e Gjibraltarit, te cilen e quajten Xhab el Tarik (mali i Tarikut, ose shkembi i Tarikut), dhe mbajten Spanjen per rreth 400 vjet. Mos harrojme, se arabet e asaj kohe ishin pergjithesisht te ditur, dhe nga gjiri i tyre dolen njerez te medhenj, qe i dhane botes shpikje te medha. Kur ne Bagdad e gjetke, lulezonte kultura dhe dija, ngriheshin observatore astronomike dhe kryheshin operacione mjekesore, ne Paris dhe qytete te tjera perendimore, rruget vinin ere jashteqitje lopesh. Mund te shkruaj shume, por ky ka qene realiteti. E urrej ne maksimum fondamentalizmin e sotem qe ngre krye ne keto vende, por mendoj se kjo nuk ka te bej aspak me trashegimine e shkelqyer te botes se vjeter arabe! Ju pershendes!

        Reply to this comment
      • yes_man August 5, 17:42

        E ke gabim or mik….Shqiperia eshte Turqi…..dhe Turqi e prapambetur…..

        Reply to this comment
    • Arben August 5, 21:47

      Deri shek 15 spanja qendra e kalifatit Arab, Cordoba

      Ishte qendra kryesore dhe e vetme shkencore ne Europe.

      Nuk eshte fare rastesi qe te paret nder te krishteret

      E europes qe ndertuan shtet te suksesshem ishin

      Hispaniket, ata moren kalifatin Arab dhe rrjedhimisht

      Gjithe kulturen, njohurite dhe burimet njerezore e

      eksperiencen mijevjecare te kalifatit Arab.

      Reply to this comment
  3. H August 5, 16:15

    Gjate dominimit arab, kordova ishte qendra boterore e shkences. Arabet sollen sistemin decimal,perkthyen gati gjithë filozofine greke, benin operacione ne sy dhe themeluan kirurgjine si è njohim sot. Andaluzia akoma sot ruan stilin, arkitekturën dhe traditën arabe si vlerë kolosale pa patur frikë se zbehet identiteti i vet.Vetem shqiptaret nuk mesuan asgjë tjeter perveç urrejtjes nga perandorite e medha që kaluan ne ballkan. Derra ishin para, dhe derra ngelen pasi perandorite u larguan pas mbarimit të ciklit historik te rënies së tyre.

    Reply to this comment
  4. Kureshtari August 5, 17:05

    Operacionin ne sy me lazer?

    Reply to this comment
  5. Ppp August 5, 19:00

    Ajo qe ngre lart ose shkateron cdo civilizim eshte filozofia mbi te cilen ngrihet dhe jo vetem forca dhe fuqia ushtarake.
    Islami nuk jep mundesi perparimi per popujt.
    Politikisht eshte nje fashizem , te drejtat e njeriut nuk respektohen, ekonomikisht nuk ka asnje rrezultat pozitiv.
    Stimulon paditurine ( te pakten ne Shqiperi)

    Reply to this comment
  6. .Studiuesi August 5, 23:10

    Grate janew vetem per te bere femije shkollen ja jep burri me shtep kapituulli 3 fashikulli c neni6Gjeneve 1453

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*