Spanjë – Socialistët fitojnë zgjedhjet parlamentare të Andaluzisë

March 24, 2015 17:39

Spanjë – Socialistët fitojnë zgjedhjet parlamentare të Andaluzisë

Sipas rezultateve jopërfundimtare, Partia Socialiste e Punëtorëve të Spanjës ka marrë 35 për qind të votave, duke garantuar 47 mandate në Parlamentin Rajonal të Andaluzisë, i cili ka gjithsej 109 karrige. Ajo ndiqet nga Partia Popullore me 27 për qind të votave dhe 33 mandate parlamentare.

Megjithatë, Partia Socialiste e Punëtorëve të Spanjës nuk ka arritur të marrë shumicën e mjaftueshme, që do t’i mundësonte ta krijonte e vetme qeverinë.

Ndërsa dy forcat e reja politike, që u themeluan gjatë krizës ekonomike të vitit 2008 në Spanjë dhe u shndërruan shumë shpejt në dritë shprese për popullin, kanë bërë surprizë të vërtetë në zgjedhjet parlamentare në Andaluzi.

“Podemos”, një forcë politike kjo e formuar nga akademikë të rinj, ka arritur të nxjerrë 15 deputetë; ndërsa Partia “Ciudadanos”, edhe pse për herë të parë në zgjedhje të përmasave kombëtare, ka fituar 9 mandate.

Ekspertët theksojnë se pikërisht “Ciudadanos” do të jetë opsioni i parë, me të cilin socialistët do të kërkojnë të bëjnë koalicion për të ndërtuar qeverinë.

March 24, 2015 17:39
Komento

3 Komente

  1. Ballist i PENDUAR. March 24, 20:55

    Epersi ne te Arthme do te kene Ato shtete qe
    do te Grumbullojne Fitime , duke shkaktuar ” Varferi ” ne pune .

    E shkruajti Francesi Fransua Perroux ne 1933 ,
    qe u be ligj per Neomerkantistet Franco – Gjerman ,
    Dhe sot eshte ne Mode ne Europe .

    Ne te kaluaren e vetmja menyre e Shteteve Europiane ,
    per tu mbrojtur nga Neomerkantilet Franco- gjerman ,
    ishte te Zhvlersonin Monedhat e Tyre [ Lira, peseta , dhramia etj etj ]

    Per te shitur prodhimet e tyre me çmime Konkuruese ,
    kundrejt atyre Franzese- gjermane ,

    Per ta ndaluar kete Gjermania Imponon ne 1979 Sistemin Monetar Europian .
    Sot shtete Europiane nuk munde te Zhvlersojne me [nuk e kane me Monedhat ] Pra jane te detyruar tye Zhvlersojne Punen ,
    te ulin rrogat .

    Te ulesh Papunesine Krijon Inflacion .
    Kete e ” Polli ‘ monetaristi Milton Friedman i shkolles se Cikagos ne
    vitet 60 – 70

    Ai thote qe Egziston nje takse natyrale e Papunesise ,
    qe nuk duhet te perzihet me nderhyrjen e shtetit , ……………………………………………………………………………..
    Te tilla Idesh qe jane Truke Ideologjish ,
    per te mbajtur peng [ shantazhuar ] Papunet per qellimet e Politikaneve

    Privatizimet – Per te rishikuar borxhin Publik ,
    dhe per te Krijuar konkurrenzen ne favor te Qytetarit .

    Edhe kjo nje tjeter truk Neoliberal ,
    e shtyre nga Blerja DHE kolonizimin e ”Truve ” Drejtuese .

    Reply to this comment
  2. tani March 25, 13:48

    nuk esht thelbesore po fotografia nuk i perket partis socialiste spanjolle qe fitoj zgjedhjet ne andalusi por nje partie te re qe quhet podemos me 15 deputet
    sa per komentin siper nuk mund te hy ne detalle teknike thjesht dua te komentoj se nje shtet si spanja me nji potencial njerezor relativisht te madh nuk mund te ket nje mirqenie te ekilibruar me gjermanin kur nje pjes e madhe e ekonomis esht turizmi,ndertimi dhe agrikultura
    te gjith kombet qe nuk invertojne ne teknologji dhe udhehiqen nga politikan te korruptuar esht normale qe humbin panvaresin ekonomike
    andalusia esht nji nga zonat mr te populluara te spanjes me nje papunesi rreth 40 perqind
    esht nje zone qe mbahet me subvencione shteti thjesht per potencialin e votes

    Reply to this comment
  3. Shahisti Pichakar Bythamçeftas March 25, 19:57

    E hengri edhe Andaluzia…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*