Arkivat, Spartak Braho: Enveri, Mehmeti… dhe Berisha me Finon

December 6, 2018 11:29

Arkivat, Spartak Braho: Enveri, Mehmeti… dhe Berisha me Finon

Spartak Braho rikthehet në faqet e gazetës Dita për të vazhduar rrëfimin e tij për ngjarjet tragjike të vitit 1997.  Cikli i tij i parë i intervistave nga fundi i tetorit deri në mesin e nëntorit, ngjalli interes të veçantë tek lexuesit tanë, prandaj dhe e pamë të arsyeshme ta vazhdojmë këtë rrëfim, duke sjellë fakte, dokumente dhe dëshmi të reja. Dje, zoti Braho na solli një sasi tjetër dokumentesh të rëndësishme të asaj kohe. Po fillojmë sot me disa prej tyre për të vazhduar në ditët në vijim.

 

Xhevdet Shehu

Këto dokumente që po botojmë sot janë interesante në kontekstin historik. Duke lexuar një urdhër të Sali Berishës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe anulimin që ika bërë brenda së njëjtës ditë ish-Kryeministri i qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino, gjithkush ka të drejtë të pyesë: Si është mundur të ndodhë kështu? Por ja që kështu ka ndodhur. Merret lehtësisht me mend se gjithçka, si urdhri i mobilizimit nga shefi i madh i ushtrisë dhe kundër-urdhri për të mos e zbatuar atë, kanë ndodhur brenda pak orësh. Presidencën nga zyrat e qeverisë i ndajnë jo më shumë se 500 metra. Nënteksti lehtësisht i lexueshëm është ky: Presidenti dhe Kryeministri nuk merreshin vesh me njëri-tjetrin. Nuk komunikonin as në telefon. Më se normale për atë kohë.  Sepse kriza e madhe që kishte pllakosur vendin më së pari reflektohej në institucionet më të larta të shtetit, midis Presidencës dhe Kryeministrisë. Pse duhej të urdhëronte Komandanti i Përgjithshëm rrethimin e Tiranës? Nga kush kishte frikë?

Gjatë bisedës së djeshme me Spartak Brahon, jo pa qëllim ai kujtoi një komunikim midis Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut në tetor-nëntor 1944. Si Enveri dhe Mehmeti ishin në një mendje që Tirana të çlirohej me çdo kusht nga pushtuesit nazistë. Pse në vitin 1997 Sali Berisha kërkonte rrethimin e Tiranës? Që të ruante pushtetin apo pushtimin e tij të Tiranës?

Gjithsesi ishin ditët e fundit të pushtetërimit të tij. Dhe Tirana pas pak ditësh u çlirua pa kushte nga pushteti i tij.

 Ja biseda që bëra dje me deputetin Braho:

– Zoti Braho, me sa shoh, edhe këto dokumente kanë të bëjnë me ngjarjet e përgjakshme të vitit 1997. Pse këmbëngulni aq shumë në ngjarjet e asaj kohe?

– Nuk ka këmbëngulje, miku im, ka një qëndrim në raport me një situatë të caktuar e cila kurrsesi nuk duhet toleruar. Nëqoftëse shumë shqiptarë e kanë harruar vitin 97, unë kam një bindje të palëkundur se ai vit ka qenë një ndër vitet më të zinj të Shqipërisë. Ajo tragjedi kombëtare që kemi përjetuar, jo vetëm nuk është zbardhur edhe pas më shumë se 21 vitesh, por nuk kemi asnjë të ndëshkuar nga përgjegjësit e asaj tragjedie. Mua si jurist, si deputet dhe si qytetar më trondit ky fakt. Duke patur në arkivin tim këto dokumente (që në të vërtetë janë dhe në institucionet përkatëse të shtetit), do të më rëndonin përjetësisht në ndërgjegje po të mos i bëja të ditura për opinionin e gjerë. Ja, kjo është arsyeja që po i bëj publike. Më mirë vonë se sa kurrë, thotë një fjalë e urtë.

– E pranoj këtë logjikë. Sot ne do të botojmë në DITA urdhrin e ish-Presidentit Sali Berisha të datës 1 korrik 1997 për bllokimin nga policia, garda dhe ushtria të Tiranës. Ndërkohë kemi dhe urdhrin tjetër në të njëjtën ditë nga Kryeministri Bashkim Fino që bën zero urdhrin e Presidentit. Dukej se diçka nuk shkonte ndërmjet institucioneve kryesore të shtetit në atë kohë, apo jo?

– Kjo është plotësisht e lexueshme dhe nuk ka nevojë ta pohoj unë. Lexoni të dy urdhrat dhe gjithçka është e qartë. Por, mos harroni: ishte data 1 korrik 1997. Saliut i kishte rrëshqitur toka nën këmbëdhembas disa ditës, do të jepte dorëheqjen. Fakti që Bashkim Finua anulon një urdhër të Presidentit është shumë domethënës. Jo vetëm se Finua ishtre socialist dhe Saliu demokrat. Po se në ç’situatë ishte Shqipëria e asaj kohe… Duke riparo këto dokumente, që kanë të bëjnëme Tiranën, më kujtohet letërkëmbimi i Enver Hoxhës me Mehmet Shehun në tetor-nëntor 1944. Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë, pra Enveri, i cili kishte caktuar Mehmetin për të udhëhequr betejën për çlirimin e Tiranës, urdhëronte nga Berati: “Tirana të çlirohet me çdo kusht!”. Kam lexuar dokumentet e kohës dhe kam vënë re se Mehmeti, të gjitha urdhrat luftarakë i mbyllte me fjalët: “TIRANA DO TË ÇLIROHET ME ÇDO KUSHT!”. Pra kishte një harmoni të mirëkuptueshme midis Enverit dhe Mehmetit. Pavarësisht se të gjitha krahasimet çalojnë, bëni krahasimin midis urdhrave të Enverit dhe reagimit të Mehmetit në vitin 1944, dhe urdhrit të Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Sali Berisha në vitin 1997 dhe Kryeministrit Bashkim Fino. Finua me të drejtë refuzon dhe anulon një urdhër të Komandantit të Ushtrisë. Shumë mirë ka bërë! Por, përfytyroni sikur Mehmeti të kundërshtonte urdhrat e Enverit në vitin 1944? Çfarë katastrofe do të ishte bërë…

– Zoti Braho, a do të kemi surpriza të tjera gjatë këtij cikli të dytë intervistash?

– Po. Patjetër. Do të sjell dokumente që vërtetë janë tronditëse. Janë emra konkretë dhe situata të paimagjinueshme. Se çfarë përbajnë ato, do ta mësoni në ditët në vijim…

– Edhe një pyetje të fundit për sot: Si e përcollët ceremoninë shtetërore për rivarrimin e eshtrave të Mit’hat Frashërit në Tiranë?

– Është pak të them se e përcolla me trishtim. Me indinjatë po, si të gjithë veteranët antifashistë, si gjithë socialistë. Ua kam deklaruar qëndrimin tim kundër para se të bëhej kjo ceremoni. Ishte krejtësisht e panevojshme të provokoheshin ndjenjat e popullit me një gjest të tillë. Me pak fjalë, mund të them se nderimi i një kryekolaboracionisti të pushtuesve fashistë si Mit’hat Frashëri do t’i kushtojë rëndë kësaj qeverie.

 

December 6, 2018 11:29
Komento

18 Komente

  1. intelektuali December 6, 12:07

    O REZILI I POLITIKES SONE KOMBETARE, SPARTAK BRAHO,

    O Prokurori kriminel i Enverit, o Dinosauri Prehistorik i Partise se Punes, o Keshilltari Mafioz i Edi Rames,

    E SHIKOVE TEK TOPI “BABALEN 3” TE TELENOVELES ENVERISTE ME FATMIR XHAFEN, KOLEGUN HETUES GJAKATAR I ENVERIT?

    qe:

    Rezultoi edhe Kapobande e mafies me pushtet 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit?

    si:

    Nje vertetim i asaj qe ka 30 vjet qe po cirret dhe kelthet me force intelektuali dhe askush nuk e ka degjuar deri tani?

    Po pse me llogjet e kriminelit te Enverit, Spartak Braho do te hyje Shqypnia ne BE?

    BEJANI BIOGRAFINE KRIMINALE KETIJ DINOSAURI ENVERIST O TOP CHANNELI I BEN BLUSHIT

    njashtu:

    Sic ja zbathet breket me MUT Fatmir Xhafes ne emisionin Top Story.

    Reply to this comment
    • ora December 6, 13:46

      Keto qe thua gjithmone TI Z,ITELEK…. jane PORDHE KALI.TY POZITA NUK TE MERR SERJOZISHT,

      POR TI

      NUK I DUHESH AS OPOZITES SE ME MARZITE QE SHRKUAN JO VETEM E KOMPROMENTON ATE ,POR EDHE KETU NE FORUM RIZGJON NOSTALGJITE E EKOHEVE TE SHKUARA

      Reply to this comment
      • intelektuali December 6, 16:24

        Ore ti BOLE budallaqe e pe filmin e Topit per Kucedren e Enverit, Fatmir Xhafaj apo je qorr fanatik dhe shurdhmemec,

        PER CFARE POZITE FLET TI MORE MAVRI?

        sepse:

        Pa lejen e Edi Rames e qiti Topi filmin per hetuesin e Enverit dhe ja zbathi breket me MUT enverist mafiozit Fatmir Xhafaj?

        PO KY DINOSAURI PREHISTORIK I EDVIN KAQOLIT, PROKURORI I ENVERIT, SPARTAK BRAHO ESHTE NJEQIND HERE ME I LIG SE HETUESI I ENVERIT, FATMIR XHAFAJ

        Po per opoziten e sigurimsave te Enverit apo per VARKARIN e Enverit, Sali Berisha e ke fjalen ti o BOLE budallaqe?

        PO PSE ME ENVER PEDERASTIN NE BALLE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE

        O mavri?

        Reply to this comment
    • Me durim December 6, 19:47

      O intelektual muti! Ti rruash koqet e fishkura Spartakut, megjithese dhe ai ka te tijat, por ne kete rast jane te kriminelit qe ti e do aq shume. O rrace e lige!

      Reply to this comment
  2. MH December 6, 12:20

    Piktor shkarravina duhet te largohet nga politika me destinacion KAZANIN.

    Viti 1997 nuk do harrohet kurr nga ato qe e perjetune deri ne fundin e jete se tyre.Por do mbetet dokument i shkruar ne historin e shqiperise.
    Per tu lehtesue barra e kesaj qeverie duhet kryeministri te japin doreheqjen ose te shkarkohet.Varianti tjeter duhet te ushtrohet ne zgjedhjet e PS.Ka te tjere te afte per te drejtue PS dhe pushtetin.

    Reply to this comment
    • patriot me kembe ne toke December 6, 14:57

      maraz, piktori shalgjat ka ardh ne pushtet me kusht qe salis te mos i hyj gjemb ne kemb, sepse roli aktual i tij eshte te llapaqeneris ne faqebuk, nderkohe shalgjati legjitimon grabitjen qe ka kryer nomenklatura e mbartur prej diktatures.

      Reply to this comment
  3. fteri December 6, 14:55

    vitet 92,96-97-98 e deri te Gërdeci dhe 21 janari Sali Berisha lahej me gjak shqiptarësh ,kur ti Spartak ,F.Nano me suitën e partisë e quajtur Socialiste ju në vendë të ndëshkimit i dhatë sapun për të larë duart e përgjakura dhe peshqirin për të fshirë duartë .KRIM DHE TURP PËR JU.

    Shqipëria u vodhë ,ju vu zjarri u dogjë dhe shkatrrua totalisht dhe ju heshtët , kur shqiptarët u bënë viktima të këtijë vampiri -kriminel më i keqi në histori të shtetit shqipëtar dhe akoma ju llomotisni ,ferrë më këmbë nuk i ka hy !!!!.

    Reply to this comment
  4. fteri December 6, 14:58

    Vitet 92,96-97-98 e deri te Gërdeci dhe 21 janari Sali Berisha lahej me gjak shqiptarësh ,kur ti Spartak ,F.Nano me suitën e partisë e quajtur Socialiste ju në vendë të ndëshkimit i dhatë sapun për të larë duart e përgjakura dhe peshqirin për të fshirë duartë .

    KY është KRIM DHE TURP PËR JU.

    Shqipëria u vodhë ,ju vu zjarri u dogjë dhe shkatrrua totalisht kur ju të PS-së heshtët , dhe shqiptarët u bënë viktima të këtijë vampiri -kriminel më i keqi në histori të shtetit shqipëtar dhe akoma ju llomotisni ,dhe ferrë më këmbë nuk i ka hy !!!!.

    Reply to this comment
  5. Feniks December 6, 15:26

    Edi Rama me nderimin qe i beri krye ballistit kolaboracionist M.Frasheri,ka hyre ne historine e Shqiperise si tradhetari me i madh i idealeve te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare,i gjakut te 28 mije deshmoreve dhe sakrificave tre 70 mije partizaneve heroike!
    Ai nuk e meriton tre jete me kryetar i PS ose t’ia nderrojne emrin ne parti ballisto-socialiste!
    Pra e njejtre me partine e Hitlerit qe quhej partia Nacional-Socialiste!

    Reply to this comment
    • KOZi December 6, 16:05

      Ore cuna po c,fare diskutoni !? Edi Rama te largohet nga PS ???. Ore kujtoni nmje cike Kongresin e fundit te PS ! Pa kujtoni pak vendimet e maxhorances socialiste gjate ketyre viteve !>? A nuk shikoni qe PS nuk ka me gazete Zeri i Popullit !? atehere pergjigja – komunistet dhe te majtet te largohen nga PS -! Rama eshte normal aty ku eshte me nje Parti Socialiste prane qendres se Majte !( per info Dekalogu i Ballit Kombetar te Mit,hat Frasherit ne ate kohe eshte me i majte se PS sot ! Lexoni pastaj comentoni …tung

      Reply to this comment
  6. intelektuali December 6, 16:24

    Ore ti BOLE budallaqe e pe filmin e Topit per Kulcedren e Enverit, Fatmir Xhafaj apo je qorr fanatik dhe shurdhmemec,

    PER CFARE POZITE FLET TI MORE MAVRI?

    sepse:

    Pa lejen e Edi Rames e qiti Topi filmin per hetuesin e Enverit dhe ja zbathi breket me MUT enverist mafiozit Fatmir Xhafaj?

    PO KY DINOSAURI PREHISTORIK I EDVIN KAQOLIT, PROKURORI I ENVERIT, SPARTAK BRAHO ESHTE NJEQIND HERE ME I LIG SE HETUESI I ENVERIT, FATMIR XHAFAJ

    Po per opoziten e sigurimsave te Enverit apo per VARKARIN e Enverit, Sali Berisha e ke fjalen ti o BOLE budallaqe?

    PO PSE ME ENVER PEDERASTIN NE BALLE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE

    O mavri?

    Reply to this comment
  7. Mark .U.K December 6, 17:03

    fteri:Po si keni shpetuar ju more koqe kandari.

    Reply to this comment
  8. antienveriste te te gjitha vendeve bashkohuni dhe merrni nje brisk rroje December 6, 19:16

    habitem me ca komentues kakrroca interneti qe akoma hajne kockat e enverit
    .
    HABITEM dhe me Brahon qe kraheson Enverin me nje kavie si Berisha..

    Enveri sa per dijeni eshte i vetmi udheheqes ne bote qe u perplas me ushtrite e Hitlerit..Duces…me hilet e Churchillit…me paramilitaret qe u derguan ne kohen e Trumanit…me Hryshovin greket serbet por dhe me te ndjerin Xhorxh Bush i cili deklaroi se humbi nje beteje me Shqiperine e Xhaxhit
    http://www.gazetatema.net/2017/07/04/beteja-e-ashper-shqiperi-shba-ne-okb-intervista-me-ish-presidentin-george-bush-atehere-ambasador-i-shba-ne-okb/
    .
    Ka ardhur koha (edhe pse kam qene kunder Enverit) ku te gjejme nej diktator si Enveri qe t’ju shkerdheje nenen ketyre horrave

    Reply to this comment
  9. Dodona mbi Tomorr December 6, 20:00

    Ky Finua paska” kthyer ” urdherin e Komandantit te pergjithshem per “rrethimin” e Tiranes me 1997! Te jete e vertete?Pak eshte te thuash dyshuse!E pakta ne keto raste Presidentit i lind e drejta e shkarkimit te Kryeministrit dhe venia perpra ligjit ushtarak!E dyshoi kete sepse Fino edhe pse kishte plot arsye per ta paditur Sali Berishen si shkaktarin e vetem te krijuar ne Shqiperi ne vitin “97., Ai jo vetem nuk e beri kete por edhe e mbrojti , kur te tjere kerkuan denimin e tij!Ai kete e ka pohuar edhe vete dhe per kete ka kerkuar edhe “falje”Kujt i duhej kjo falje, tashti qe perbindeshi Sali e dogji dhe e shkaterroi cdo gje ne kete vend.Prandaj , mendoi se Fino eshte aq fajtor sa edhe Saliu per ngjarjet e asaj kohe!

    Reply to this comment
  10. fteri December 6, 20:18

    Ore Mark-uku !
    Mor mavri mbrojtës i kriminelit më të zi antishqipëtar, je më i marrosur e më bole kandari se vetë k/krimineli Sali !.

    Duke lexuar budallëqet tuja më është krijua bindje se koka juaj ka dy funksione ,i pari është si gjithë njerzit pozitiv objektiv ,kurse i dyti është mendimi subjektiv ose subëkoshienca kafshrore , që të zë 90% e trurit dhe kokës tënde që ka të lindur në haur të bagtive dhe je rritur me psikologjinë e thundrakve në haur të bagtive .

    Kjo ka ndikuar që në 24 orë subëkoshienca jote të përceptojë e punojë së mbrapshti me anë të shqisave si derrat,si lopët ,si dhitë ,si qenët me intuitë dhe ngërdheshje dhëbësh kundër të gjithë njezve të ndershëm ,kundër atyre që thonë e pasqyrojnë të vertetn mbi çeshtje madhore të popullit , atdheut dhe kombit Shqipëtar.

    Kur përmendet Sali Berisha si hajdut ,tradhëtar ,kjo e vërtet të verbon Mark ,të trazon stomakun ,e mushkritë i frynë duke lehur si qen 24 orë kundër komunistve ,LANÇ-tare dhe legjendarit E.Hoxha ! ..

    Por në se të është taksuar për ty nga zoti koqja e kandarit dhe gjylja e topit ,ajo do të gjejë aty në Britani sikur të jeshë futur edhe njëqindë pash nënë dhe do të gjejë !

    Reply to this comment
  11. 7 korrik 2008 December 6, 21:48

    LSI në 7 korrik 2008, ( hapni arshiven e parlamentit)

    akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.
    Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
    “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE.

    Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si

    *****
    Nga sa me lart:
    Ose duhet te arrestohet ceta KRIMINALE e LSI spartakbraho..ilir meta me moniken luan rama tit vasili etj per kete shpifje te ndyre me pasoja te renda kombetare
    .
    Ose duhet arrestohet sali monstra dhe nja 4-5 dipllomate euroatllantikas

    Reply to this comment
  12. Onkeymi December 7, 01:16

    Ore plehra te ditës,ende nuj ju është yënë gyka…Braho jo vetëm që esht i aftë profesionalisht,por edhe trim.Ne kohen e pinok Berishës,qe e ndiqte Spartakun ne rrugicat e Durresit,për ta heleminuar,i hëngri m…Mi të gjitha ai Braho ësht[ njeri i mir….

    Reply to this comment
  13. Beneti December 7, 05:00

    Akoma o Xhedo dhe Dita me Spartak Brahon mereni.Ai se bashku me Spartak Ngjelen te japin llogari pse se denuan Sali Berishen me shoke per shkaterimin e Shqiperise gjate 97 98.Pastaj te hiqet sikur di shume gjera te rendesishme e te.vazhdoje te na caje t….Meksi Sala Braho e Fino nje takem jane.Poshtersite e.vjedhjet e tyre po i vuan Shqiperia dhe ne ,prej 28 vjetesh.Mos haroni se

    Spartak Braho kur e pyet aktualisht ku i ke koqet?I kerko ato nen sqetulla!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*