Çfarë ka ndodhur mes Ilir Metës dhe Spartak Brahos

April 26, 2015 08:20

Çfarë ka ndodhur mes Ilir Metës dhe Spartak Brahos

Ilir Meta ka kryer dje një veprim jashtë natyrës së tij të qetë.

Ndoshta për herë të parë ndodh që kreu i LSI-së një parti e njohur për kohezionin e brendshëm dhe solidaritetin i ka tërhequr vërejtje publikisht një deputeti të vetit.

Bëhet fjalë për Spartak Brahon.

Disa media transmetuan dje lajmin që Spartak Braho ka vizituar në spital Mark Frrokun duke e shoqëruar këtë lajm me pamje të filmuara të Brahos duke dalë nga Spitali ku mbahet Frroku pas pretendimeve që vuan nga zemra pas arrestit.

Lajmi është përhapur shpejt, dhe besueshmëria është ndihmuar nga fakti që edhe më herët deputeti Braho është përfolur si i përzier në çështjen Doshi-Frroku pas një udhëtimi në Gjermani.

Reagimi i kreut të LSI-së, Ilir Meta ka qenë i ashpër.

Menjëherë pas tij ka ardhur një përgjigje publike e Brahos ku duken qartë notat e alarmit.

Shumë komentues online hidhnin dyshime që gjithçka ishte teatër dhe që Meta vetë e nxit Brahon.

A është vërtet kështu?

Me sa duket, jo.

Një burim shumë afër Brahos dhe dje për DITA disa detaje që flasin qartazi për një çarje mes Metës dhe Brahos të ashpërsuar sidomos nga veprimet e këtij të fundit ën çështjen Doshi-Frroku, ku vetë Meta është shumë sensibël.

Dje ka patur përpjekje të Brahos për të kontaktuar në vijimësi Metën por ky i fundit ka qenë shumë nervoz dhe nuk i është përgjigjur në vijimësi.

Në vend të kësaj ka zgjedhur të nxjerrë publikisht një funksionar të lartë të LSI-së për t’i kumtuar Brahos që të dalë e të sqarojë opinionin publik për arsyet e shkuarjes në spitalin ku mbahet Frroku.

Nxehja e Metës dhe sikleti i Brahos duken në fakt qartë edhe në deklaratat e djeshme të të dyve ku tradhtohet edhe refuzimi i komunikimit nga ana e Metës por edhe paralajmërimi i tij i qartë që Braho mund të humbasë postin e tij.

Ndoshta jo mandatin (punët mbase nuk shkojnë deri aty) por postin e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë me shumë gjasa, Braho do ta humbë.

Në vend të tij pritet të emërohet Luan Rama, deputet i LSI-së, ish-ministër i Brendshëm dhe aktualisht anëtar i këtij komisioni.

Burimi ynë përdori edhe shprehjen “Taku çakmaku” duke patur parasysh që “Braho flet kot dhe mban qëndrime të pakonsultuara”.

“Është shumë besnik, i përpjekur, por bën veprime me kokën e vet sa të duash. Ka ndodhur edhe që ka kërkuar veprime jo të rregullta nga zyrtarë të LSI-së në poste shtetërore dhe këta kanë sinjalizuar Metën. Ai ka porositur disa herë mos e toleroni – tha burimi i DITA-s.

Fakt është që Meta ka qenë shumë i nervozuar lidhur me veprimin e djeshëm të Brahos dhe krejt i pakënaqur me reagimin e tij publik se ishte në spital për arsye shëndetësore personale dhe që fajin e kanë mediat që shtrembërojnë faktet.

“Njerëzit besojnë se Taku nuk i bën me kokën e vet por sepse i thotë Meta. Kjo e nervozon Metën. Edhe për atë ikjen në Gjermani nuk ka ditur Meta asgjë. Marrëdhëniet janë agravuar edhe për deklaratat e Spartakut në Komision herë pas here sidomos ato kundër Nishanit, përplasjet për punën e SHIK-ut dhe disa raste të tjera, ku Meta nuk ka qenë absolutisht dakord” – shtoi zyrtari i LSI-së në një bisedë me gazetarin Erion Habilaj të DITA-s.

Ajo e djeshmja me sa duket e ka derdhur gotën. Mbetet për t’u parë nëse do merret vendimi për shkarkimin e Brahos nga kryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvend sot ose gjatë ditëve në vijim.

Kryetari i LSI Ilir Meta, ministri i Ekonomise Nasip Naco dhe Spartak Braho, gjate ceremonise se 105 Vjetorit te themelimit te Shoqates Tomorri, ne Shtepine e Oficerave.

Kryetari i LSI Ilir Meta, ministri i Ekonomise Nasip Naco dhe Spartak Braho, gjate ceremonise se 105 Vjetorit te themelimit te Shoqates Tomorri, ne Shtepine e Oficerave.

April 26, 2015 08:20
Komento

11 Komente

  1. orli April 25, 16:48

    Sa te ndjekin rastesite edhe ty mor tako!rastesi ne Gjermani,rastesi te spitali etj.nuk e kishe marre kallakun me vete?

    Reply to this comment
  2. llambi April 25, 16:48

    Taku cakmaku.. hahahaaaa:)
    Une do thosha Taku dredharaku hahahaaa:)
    Taku na kujton dhe njeher 2 gjera:
    1- qe politikanet ne Shqiperi jane ish spiuna ish sekretar partish t punes dhe ish punista t para 90-s qe kanber shkollen e partis t luftes s kllasave
    2-qe ne Shqiperi po t mori inat kreu Partise perfundon nga maja ne grope brenda 48 oreve

    Reply to this comment
  3. veri April 25, 17:18

    Njesoj si me Doshin bej t njejten.pyetje sot:
    kush e ka futur Frrokun dhe vellezerit e tij kriminele dhe vrastare me vule ne balle deri ne majat me te larta te pushtetit dhe te legjislativit????
    Pse kryetaret kur bejne listat e deputeteve nuk perfshijne njerez me kontribute reale per shoqerine po fusin dallkauke dhe anonime pa fund???

    Reply to this comment
  4. Diko April 25, 18:13

    Une Ve Bast.

    Xha Braho sot ,ne dy te nates do takoj Frrokun.

    Sot diten ai mesoj vetem vendin.

    Reply to this comment
  5. ada April 25, 19:03

    Plak i rrjedhur, spiun i pjerdhur….

    Reply to this comment
  6. eri fier April 25, 19:07

    Meta nuk e ka dash kurre Soartakun dhe pergjithesisht keekon tipa te tjere prane vetes se ky.
    Por Taku me zgjuarsi perfitoi nga konflikti mes Metes dhe Priftit dhe u afrua shume prane Metes.
    Ky esht dhe shkaku pse Meta e ka toleru ne viiimesi.
    Po me sa duket kupa esht mbush e po derdhet

    Reply to this comment
  7. nostradamus April 25, 20:21

    Cfare pelivanlleqesh ben ky Brahizmi ?!

    Reply to this comment
  8. avionisti April 26, 09:29

    He mo Baba Taku ku e ke ate canten.me sekrete tani??

    Reply to this comment
  9. salah April 26, 16:53

    Spartak Braho – Ilir Meta, themelues i Mali e Robit i LSI në një restorant. Familja Spartak Braho është e lidhur ngushtë me Nard – Lefter Koka, dhe gjithashtu Agron Duka.Artikulli është spekulim

    Reply to this comment
  10. Andrea April 26, 17:15

    Ne foto duket tik-taku qe po fut bllokun ne xhep

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*