Si iu hoq imuniteti Sali Berishës

October 30, 2018 13:46

Si iu hoq imuniteti Sali Berishës

Ekskluzive/ Flet Spartak Braho (XVII)

(Vijon nga numri i kaluar)

Pasi kemi botuar dy raportet për ngjarjet e vitit 1997, na u duk se ajo histori mori fund. Në raportin zyrtar që ka lexuar në emër të komisionit hetimor parlamentar, deputeti Spartak Braho shprehej se në bazë të të Dispozitave Kushtetuese duhet të përgjigjen penalisht ish Presidenti Sali Berisha, ish Kryetari i SHIK-ut Bashkim Gazidede, ish Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Adem Çobani, ish Ministri i Brendshëm Halit Shamata, Agim Shehu, Leonard Demi, Xhait Xhaferi, Shaban Memia e të tjerë, të cilët në bazë të nenit 20, të ligjit nr.8251, date 22.10.1997 t’i kalohen për hetim të mëtejshëm organeve të prokurorisë.

Mirëpo të gjithë jemi në dijeni se asnjë prej këtyre personave përgjegjës për tragjedinë as u arrestua dhe as u ulnë bankën e të akuzuarve. E pyes pikërisht për këtë zotin Braho:

– Ju, zoti Braho, bëtë një raport serioz në emër të Kuvendit dhe ia përcollët prokurorisë për hetime të mëtejshme. Si ndodhi që nuk u bë asnjë lëvizje për të zbatuar direktivat e atij raporti?

– Nuk ka asgjë për t’u çuditur, Xhevdet. Ai raport që sapo keni botuar është mbajtur më 4 qershor 1998 në Kuvend. Kishte kaluar një vit nga tragjedia e 97-s. Nuk ishte më ai interesimi një viti më parë. Prokuroria dhe gjyqësori ishte ai i ngritura nga Sali Berisha. Simund të prisje ndonjë hap pozitiv nga ata? Madje edhe për një pjesë të politikaneve të së majtës hapja e dosjes së 97-s dukej bezidisëse. Fatos Nano, kryeministër në ato kohë tregonte një interes minimal. E kur sillej kështu Kryeministri, çfarë do të bënte partia që ai drejtonte?

– Sidoqoftë, diçka duhet të ishte bërë?

-Fakt është se nuk u bë asgjë. Erdhën pushimet e verës për politikanët dhe për gjykatat. Pastaj ndodhi grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998… Kjo ngjarje u duk sikur e errësoi 97-n. Ne filluam të merreshim megrushtin e shtetit…

– Ku përsëri del se organizator ka qenë Sali Berisha, apo jo?

– Është plotësisht e vërtetë. Komisioni që unë drejtoja në atë kohë, më 17 shtator 1998 i ka hequr imunitetin Sali Berishës.Këtë e kam argumentuar në raportin që besoj se do ta botoni edhe ju në DITA në vijim… Po më përpara, më duket me interes të botoni procesverbalin e mbledhjes se si iu hoq imuniteti Saliut. Ne si Komision nuk e kishim në kompetencë arrestimin e tij. Këtë e kishte Prokuroria. Në atë mbledhje ka qenë i pranishëm dhe ka dhënë shpjegime Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi. Pavarësisht se aty nuk thuhen të gjitha, lexuesi do të kuptojë shumë gjëra nga enigmat e asaj kohe….

– Po, këtë po bëjmë sot.

Përgatiti për botim Xhevdet Shehu

REPUBLIKA E SHQIPERISE KUVENDI POPULLOR

Komisioni i Imunitetit, Mandateve dhe Rregullores

PROCES VERBAL I MBAJTUR NE MBLEDHJEN E KOMISIONIT TE IMUNITETIT DHE MANDATEVE

E enjte, 17.9,1998, ora 12.00

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i kërkesave të prokurorit të përgjithshëm për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha dhe disa deputetëve të tjerë të PD-së.

Drejton mbledhjen: Kryetari i Komisionit Spartak Braho.

Merr pjesë: Prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi.

Komisioni i Imunitetit dhe Mandateve të enjten më 17.9.1998 në orën 12.00 u mblodh në prani të anëtarëve: Spartak Braho, Ejup Tabaku, Ndre Legisi, Afrim Cenga, Lili Nushi, Dalip Pero dhe Vladimir Fejzo. Mungonin pa arsye deputetët: Pal Dajci, Nard Ndoka, Fatbardh Hushi, Zef Bushati.

Njoftimet për mbledhjen e komisionit janë bërë në seancë plenare në datën 16, si dhe në mënyrë të vazhdueshme në datën 16 nëpërmjet medias. Meqenëse kuorumi është, hapim mbledhjen.

BRAHO: Nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm janë dërguar dy kërkesa: Kërkesa e parë me nr.1425, datë 14.9.1998 dhe kërkesa e dytë me nr. 1425/1, datë 14.9.1998.

LEXOHET KERKESA I:

Lidhur me kërkesën e parë gjatë datave 16 dhe 17 në mënyrë të vazhdueshme është njoftuar deputeti Sali Berisha, që në zbatim të rregullores së Kuvendit Popullor të vijë në komision dhe të japë shpjegimet e tij me shkrim ose me gojë. Por deputeti Berisha ka deklaruar se e ka marrë shkresën e komisionit por nuk ka pranuar të vijë. Këtë e ka shprehur edhe në shtyp.

LEXOHET KERKESA II:

Edhe për kërkesën e dytë gjatë datave 16 dhe 17 është kërkuar ardhja e deputetëve Vili Minarolli, Pjetër Arbnori, Shaban Memia, Jemin Gjana dhe Leonard Demi, në komision në mënyrë të vazhdueshme. Rezulton se kanë marrë dijeni dhe janë shprehur se nuk do të paraqiten.

Për sa më sipër sot në mbledhjen e komisionit është thirrur për sqarime Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi. Zoti Prokuror brenda rregullave dhe ligjeve të na spjegoni lidhur me kërkesat tuaja.

RAKIPI: Ne çështjen penale e kemi filluar kryesisht pasi nga policia e rendit nuk është bërë kërkesë për çështje penale. Më 13 shtator Kryeministria dhe institucione të tjera shtetërore sulmohen me armë zjarri. Kemi të filmuar persona që kanë qëlluar shokët e tyre pas shpine. Mes tyre kanë qenë edhe përfaqësues të PD-së dhe të partive të tjera. Më 13 shtator Vili Minarolli ka deklaruar se do të përkrahë turmat e armatosura. Më 14 shtator kanë pushtuar Radio-Televizionin Shqiptar nga ku kanë deklaruar se kanë pushtuar të gjitha institucionet dhe ia kanë arritur qëllimit të tyre. Në RTSH kemi kapur fakse të ardhura nga PD në TVSH për lajme të rreme.

BRAHO: A ekzistojnë prova për Sali Berishën?

RAKIPI: Ekzistojnë të gjitha deklaratat e dhëna para ngjarjes, si p.sh: Ne do ta përmbysim këtë qeveri me çdo mjet dhe me dhunë. Kujtojmë arkivolin para Kryeministrisë në një nga mitingjet e PD-së. Ai ka qenë jo vetëm organizatori por edhe në dijeni të plotë për të gjitha planet. Po ashtu edhe deputetët e tjerë.

LEGISI: Sa janë arrestuar deri tani nga pjesëmarrësit në revoltë?

RAKIPI: Asnjë nuk është arrestuar sepse ne kemi menduar ta fillojmë këtë punë nga koka.

FEJZO: Mos ishte më e udhës që Prokurori i Përgjithshëm të bënte kërkesë për heqje imuniteti veç e veç për çdo deputet?

RAKIPI: Fillimisht menduam t’i bënim kërkesat veç e veç dhe kështu e filluam me kërkesën për Sali Berishën, por pastaj për arsye ekonomike i bëmë të gjitha bashkë. Edhe Berishën mund ta kishim bërë në një shkresë me të tjerët.

BRAHO: A ka prova që Sali Berisha ka dhënë urdhër për sulm kundër institucioneve shtetërore?

RAKIPI: Sali Berisha ka urdhëruar të bjerë kjo qeveri me të gjitha mjetet ku presupozon edhe dhunën. Në miting nuk bëri thirrje për qetësi por këtë thirrje e bëri vetëm pasi u pushtua TVSH.

BRAHO: Jemi përpara veprimeve të Berishës si organizator i thirrjeve me dhunë.

RAKIPI: A to armë që dolën përpara Kryeministrisë nuk ishin rastësi. Berisha e dinte se atje njerëzit ishin të armatosur. Armët janë vjedhur një pjesë në TVSH ku kishte një depo armësh dhe një pjesë pranë Ministrisë së Rendit Publik. Në PD ka akoma një arsenal armësh.

BRAHO: Për çështjen e pare a ka më pyetje?

LEGISI: Ju keni kërkuar heqjen e imunitetit, procedimin penal dhe arrestimin. Kërkesa vjen si rezultat i provave dhe rrezikshmërisë të tij shoqërore apo këto mund të shtyhen për një farë kohe ose pyetja më ndryshe do të ishte. Pse nuk është vepruar në flagrancë?

RAKIPI: Ne nuk veprojmë në flagrancë se jemi Prokurori. Kapjen në flagrancë duhet ta kishte bërë policia. Ne kemi kërkuar arrestim për rrezikshmërinë e lartë shoqërore që paraqet ky njeri. Kjo është e pastër dhe e dukshme dhe duhet hetuar.

ÇENGA: Fakset e dërguara në RTV a përbërje në prova?

RAKIPI: Po, kjo është prova më e padiskutueshme se është pushtuar RTV dhe janë detyruar punonjësit të japin lajme të rreme.

LEGISI: Në RTV kanë dalë krerë partish. Çdo të bëhet me ta.

BRAHO: Është marrë një vendim i Qeverisë që ata që janë strehuar në PD të dorëzohen. A keni ndonjë lajm deri tani?

RAKIPI: Deri tani s’ka asnjë lajm. Janë evidentuar shumë gjëra. Po ashtu edhe shumë njerëz janë evidentuar. Në TVSH shumë njerëz që kanë punuar për PD kanë marrë drejtimin e asaj pune. Ka edhe njerëz që janë kërcënuar për vdekje. Tanket janë dorëzuar. Ato u përdorën për të kërcënuar Kryeministrinë dhe RTV.

BRAHO: A është bërë thirrje që të mos dorëzohen armët? Po tanket pse shkuan tek PD-ja? Lidhur me pro vat materiale çfarë dispononi?

RAKIPI: Po është bërë thirrje që armët të mos dorëzohen dhe tanket shkuan tek PD-ja pasi ishin militantët e asaj partie që ushtruan dhunën. Kjo gjë është e kuptueshme. Si prova ne disponojmë këqyrjen e vendeve të ngjarjeve të Kryeministrisë, RTV-së, Kuvendit Popullor, Sallën e Parlamentit, si dhe Ministrinë e Drejtësisë, si dhe këqyrjet e të gjithë vendngjarjeve të datave 13 dhe 14 shtator. Kemi të gjithë filmimet, diçka kemi marrë edhe nga televizionet private. Kasetat e atyre ditëve i kemi të plota. Gjithashtu janë dokumentuar të gjithë të plagosurit që kanë shkuar në spitalin ushtarak.

TABAKU: A do të vazhdojë hetimi dhe në rrethe?

RAKIPI: Në qoftë se ky fenomen shtrihet edhe në rrethe patjetër që duhet të vazhdojë hetimi.

BRAHO: Lidhur me kërkesën e dytë keni paraqitur një kërkesë në bllok. Pse e keni bërë një gjë të tillë?

RAKIPI: Është e njëjta gjë. Këta deputetë janë parë në krye të turmave. Këta pretendojnë se kanë qenë për të qetësuar ngjarjet, por në fakt ka ndodhur e kundërta. Vili Minarolli ka deklaruar se nuk jemi në gjendje të ndalim turmat. Të tjerët kanë qenë në turmë dhe i kanë frymëzuar turmat dhe realizuan atë që e kanë shprehur edhe publikisht. Mënyra se si kanë vepruar është shumë e qartë.

LEGISI: Përgjegjësia duhej të ishte individuale që juridikisht të ballafaqoheshin me prova konkrete.

BRAHO: Për Sali Berishën ka një curriculum penal. E njëjta gjë duhej të ishte edhe për të tjerët.

ÇENGA: A ka deputetë të tjerë që u prinin turmave?

RAKIPI: Deputetë të tjerë nuk ka patur. Kanë qenë Zef Bushati dhe Teodor Laço, por në krye të turmave nuk janë parë. Ka patur edhe kryetarë partish pa imunitet: si Mediu e të tjerë që kanë bërë thirrje për hakmarrje.

BRAHO: Pyetje të tjera s’ka.

Falënderon Prokurorin e Përgjithshëm për shpjegimet e dhëna. Prokurori i Përgjithshëm largohet nga mbledhja.

Ne përfunduam dhënien e shpjegimeve nga Prokurori i Përgjithshëm dhe bazuar në kërkesat e nenit 176 të Rregullores së Kuvendit Popullor do të doja që mendimin tonë ta shprehnim me votim të fshehtë. Lidhur me çka u paraqit nga Prokurori i Përgjithshëm kush e do fjalën?

LEGISI: Në aspektin procedurial personalisht jam kundër shprehjes së kërkesës në grup. Për sa kohë ne gjykojmë mbi veprime individuale kërkesa duhet bërë e tillë. Ne duhet t’ia kthejmë Prokurorisë dhe ajo të shprehet individualisht për secilin. Nuk është bindëse shpjegimi që kjo është bërë për shpejtësi dhe kursim. Politikisht kemi të bëjmë me një kryesi të PD-së dhe ata s’mund të merren në ndjekje penale me anë të një liste, pra jam kundra dhe jam për ta kthyer.

TABAKU: Edhe unë jam dakord me mendimin e zotit Legisi, që të gjitha kërkesat t’i shqyrtojmë individualisht. Gjithashtu s’ka pse shprehet komisioni për procedimin penal dhe arrestimin. Komisioni duhet të shprehet vetëm për imunitetin.

LEGISI: Kjo vazhdimisht ka ngrënë diskutime. Si do të veprohet ne votim. Për këtë le të shprehte Kryetari i Komisionit.

NUSHI: Edhe unë jam dakord që të votojmë vetëm kërkesën e parë të prokurorisë.

Komisioni me shumicë votash u shpreh dakord që kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetëve në bllok t’i kthehet prokurorisë për t’i paraqitur në mënyrë individuale.

ÇENGA: Gjykoj që kërkesat janë tepër të thata dhe kur të vijnë përsëri të jenë më të plota dhe të përmbajnë provat konkrete .

BRAHO: Citon nenin 22 të Dispozitave Kryesore Kushtetuese ku thuhet që “Deputeti s’mund të ndalohet, procedohet, arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit Popullor”. Për këtë ka patur shumë interpretime. Ka ndodhur që kur është arrestuar Fatos Nano, Prokurori i Përgjithshëm ka kërkuar leje për procedim penal dhe Kuvendi Popullor i ka dhënë leje për procedim penal. Më pas prokuroria ka bërë arrestimin e deputetit. Për këtë rast janë mbajtur shumë qëndrime, por Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj nr. 10, datë 10.8.1993 është shprehur se kur Kuvendi Popullor ka dhënë autorizim për procedim penal, nuk është e nevojshme, që Prokurori të kërkojë leje për kontroll banese apo arrestim, pasi ky organ ka të drejtë të veprojë vetë.

Ne në Rregulloren e Parlamentit jemi shprehur që (citon nenin 174). Kjo rregullore e lidh kërkesën e prokurorit të Përgjithshëm duke perifrazuar të gjitha kërkesat. Po ashtu edhe në nenin 178 këto kërkesa specifikohen.

Ne jemi para faktit që Prokurori i Përgjithshëm ka bërë dhe dy kërkesa me 3 pika. Jemi gjithashtu para faktit të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit Popullor për të cilën duhet të shprehemi.

Mendimi im personal është se Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i parregullt, por ai është ligj para një rregulloreje të Kuvendit Popullor. Kjo është një çështje shumë delikate dhe ne jemi të detyruar ta marrim në konsideratë Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

LEGISI: Si mendoni ju meqenëse mes vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit Popullor ka mospërputhje?

TABAKU: Duhet të shprehet komisioni apo duhet të shprehet parlamenti dhe ne si komision po shprehemi vetëm për imunitetin.

BRAHO: Propozoj të bëjmë 10 minuta pushim.

Pas pushimit diskutohet për procesin e votimit.

BRAHO: Lidhur me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për masën e sigurimit, arrestin për deputetin Sali Berisha, gjykoj të mos votohet sa kohë që kjo kërkesë është atribut ligjor i organit të Prokurorisë dhe bazuar në Vendimin nr.10 të Gjykatës Kushtetuese, datë 10.8.1993,e cila në interpretim të Ligjit Kushtetues ka pranuar se Kuvendi Popullor kur ka dhënë autorizim për procedim penal s’është e nevojshme të japë autorizim për masën e arrestit. Prandaj komisioni vendosi të mos e votojë këtë kërkesë pasi është vetë organi i prokurorisë kompetent dhe i lirë që të vendosë masën e sigurimit për deputetin Sali Berisha.

Komisioni do të votojë për dhënien e lejes për fillimin ose mosfillimin e çështjes penale në bazë të nenit 221 të Kodit Penal, si dhe për heqjen ose jo të imunitetit.

Kalohet në votim.

Mendimi shprehet duke vënë kryq në një nga të dy kërkesat.

Shpërndahen fletët e votimit.

Mbaron procesi i votimit. Një nga anëtarët lexon fletët e votimit.

Në votim morën pjesë 7 anëtarë të komisionit. Nga këta të 7 u shprehën:

  1. Të jepet leja për fillimin e çështjes penale.
  2. T’i hiqet imuniteti.

Të 7 fletët e votimit janë të vlefshme.

Fletët e votimit janë të depozituara në dosjen e materialeve të kësaj ceshtjeje pranë komisionit.

Me kaq mbledhja mbyllet.

Mbajti procesverbalin Mimoza Pano

(Vijon)

October 30, 2018 13:46
Komento

13 Komente

  1. kasem gahinji October 30, 14:19

    i nderuar spartak.lojr fjalesh me interpretimin e ligjeve dhe regulloreve.pafuqishmeri deri ne paaftesi e prokurorise ndaj qendrimit te unifikuar te fajtoreve.ky qendrim eshte pasoje e mosndeshkimit te 97.saliu ua ka thene”sa me bete per 97 aq do me beniedhe per 98.per 97 i keni heqer imunitetin.me pas ia jepni me amnisti.po keshtu edhe per 98.te gjithe,edhe ju personalisht jeni tallur me popullin.edhe sot, jami bindur,ju keto intervista i beni per publicitet,per te larguar pergjegjesine nga vehtja,nga partite qe perfaqsoni (lsi dhe ps).te kam shkruar edhe me pare:-nuk keni mbeshtetje?kerkoni mbeshtetjen e popullit me referendum.te siguroj,qe 90%e popullsise jane per hapjen e procesit te 97.por ju nuk doni,as si parti politike,as individualisht si intelektual,si jurist,si patriot.

    Reply to this comment
  2. Peraq kohe Beriaha te kete kete shtet ai do tall karrin October 30, 15:19

    Ska asnji bure trim te arrestoj Berishen ky eshte nje turp per shqiptaret frikacak me shpirt sherbetori U esht ber gogol nje kriminel me Yll ne ball ju ka bere lolo nje kriminel qe sa te ket dhemb ne goje do tu haj dhe do tu permier ne koke dhe ne Gazeta e shkrime kemi 20 vjet qe lexojme per krimet e berishes ..Por asnji veprim konkret Harram buka e popullit

    Reply to this comment
  3. fery October 30, 15:27

    Procesi i hapjes se hetimeve per ’97 ne Shqiperi do te ishte nji farse pa u perfshi ketu edhe gjendja e rende dhe e tensionuar ne Kosove ku soldateska serbe , policija dhe paramilitaret serb benin kerdi mbi popullaten e pa zot dhe te pambrojtur shqiptare te Kosoves ku , ne mase te madhe atij shfrenumi shtazarak serb i parapriu edhe mosrespektimi i embargos kunder Jugosllavise nga KS i KB i vitit 1992 te cilen Shqiperija nuk e respektoi . Pikrishte per kete arsye hetimi duhet te perbajne edhe dimensionin Kosove ngase , nese nuk prrfshihet dimensioni i Kosoves ateher dhe pergjegjesia Kushtetuese e shtetit ame ateher gjithe ata civil te vrare dhe shkaterrime te pronave te shqiptareve te Kosoves mund te kuptohet sikur , iku ajo kohe , shkoi , e hengri ujku gomarin dhe kaq .
    Ne shkrimin e tij Spartak Braho fare nuk e thekson gjendjen e renduar ne vitet ’92-’99 ne Kosoven e cila reflektohej edhe per arsye te embargos se shkelur te KB nga shteti shqiptar dhe kjo le te kuptoje se Braho ka per qellim vetem rehabilitimit e aktereve poplotik dhe vendim marres te shtetit shqiptar te kohes qe me duket skajeshmerishte cinike …!

    Reply to this comment
  4. MH October 30, 17:40

    C’fare rendesie ka heqja e imunitetit kur nuk ka frute.Kjo don te thote qe ne ta heqim imuniteti po nuk na e mban bitha ta cojme deri ne fund qellimin e heqjes se imunitetit.
    Ketu luhet e lagu se lagu.Pordhi kali m’dere te hanit.

    Reply to this comment
  5. Kris 1 October 30, 19:05

    Me imunitet nuk i rruanin dot bythen.Sa mbarruan trimat e xha Brahos rruajen dhe parfumimin ja kthyen imunitetin

    Reply to this comment
  6. 21 JANAR 2011 = 4 SHKURT 1944 October 30, 19:05

    DY FJALE PER MODERATORIN !

    I NDERUAR MUND TE ME THONI PSE VONOHEN BOTIMET E KOMENTEVE..

    .
    CFARE KA GABIM NE RRJESHTAT ME POSHTE..PER VEC TE VERTETES SE HIDHUR QE JEMI ME KEQ SE TE PUSHTUAR

    ZOTI SPARTAK . !
    .
    Kryemostra e Viqidolit mbeshtetet ne keto shtylla kryesore:
    .
    1-Hipokrizia antishqiptare e miqve tane.(asnje pushtues nuk do shkaterronte Shqiperine kaq pabesueshmerisht..kete e beri burri i shtetit i faqeziut Arvizi..etj)
    .
    2.Impotenca kriminale e xhorxhsorristit Edi Rama qe si vampiroid enverofagos ne vend te hapte defteret e krimeve te krimberishes me kumbarot e tij vazhdoi bluarjen e kockave te Enverit.
    .

    3.
    Miopia dh eindefernca e intelektualeve me ne krye Kadarene qe shqiponjat jo vetem i kthyen ne sorra…as dhe nje germe te vetme IK-u nuk ka thene kunder super krimeve salibiberishiane.
    .
    4
    Gallata kriminale pas 2013-es e shtypit shqiptar me krimet e salisatanait ku do permendja “heronjte e leshit kunder biberishes” qe nga merobaze e deri te bedrislami.
    .
    5
    Nuk doja ta ofendoja Takun e Xhevos por kete material me poshte le tja leme lexuesit per te vazhduar komentin

    LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.
    Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:

    Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
    “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB
    ..
    Eshte kriminale qe tipa si S.B ..i LSI pasi i tha agjent te UDB ..S.B-se te PD-se beri kualicjon me “agjentin” pas 8 muajsh

    ——————-
    e fundit Dear Braho !

    Ne 6 mars 2018 te studio e Sokol Balles Salibolja deklaroi me ndersheri:

    -UNE JAM VRASESI I 21 JANARIT 2011
    .
    UNE DO VRISJA ME DOREN TIME DHE EDI RAMEN ME KANUN
    .
    UNE NUK CAVA TRAPIN
    PER PERFAQSUESIN E OBAMES ATE DITE..

    ..pra
    perse ju i nderuar po na mbushni mendjen qe saliu eshte vrases kur ai po e pranon vete??
    .
    Perse nuk i shkruani hallkave te kongresit amerikan apo bashkimit europjan vetem dy fjale:
    .
    PSE TE NDERUAR “MIQ” PO MBRONI KAQ HAPUR SERBIBERISHEN TUAJ ??
    .
    PSE PO NA TRAJTONI
    SI KAVIE EKSPERIMENTALE ?
    .

    Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic October 30, 20:11

    Deri me sote asnje gje nuk e gjeti Berishen. I vuri flaken shqiperise sa her deshi, ndfersa parlamenti shqiptare pjesa e se majtes beri denancim mori masa pore ai as qe u tunde nga keto.
    Prapavija e berishe eshte mjafte e fuqishme qe per mua jan qerqet antishqiptare dhe monopolet te cileve u sherbeu aqe shume duke e kthyer shqiperin ne nje vende per shitjen e plrehrave te ketyre monopoleve.
    Pra Berisha u sherbeu me zell ketyre dhe keta financojn dhe vazhdojen ta mbrojen edhe ne ditet e sotme.
    Mendon kure i vuri flaken Gerdecite dhe Gazete Vashiton poste e quajti gazet per leter hixhenike.
    Pra Berisha vazhdon te vegjitoj i pa prekur deri me sote.
    S c`fare do te sjell e nesmerja kjo ngele per tu pare..
    Spartak Braho ka ber nje mal me letra pore per Berishen deri me sote keto jan letra “higjenike:” Te me falin per shprehjen pore realiteti ky eshte.
    Te shofi se c`fare sjell e nesmerja.!

    Reply to this comment
  8. OPGJ October 31, 05:49

    E kuptoni qe ky fare legeni Spartak Braho jurist i bythes e ka vendin ne burg para Saliut.Ka guximin dhe na can trapin akoma dhe kyr duhet te kembengulte per arrestimi e Berishes.Rinte si muti ne shi.

    Reply to this comment
  9. Mal Uka October 31, 09:11

    More Sprtak Braho Ti ore plak kodoshe
    Kahere smute kurr ski me u shnoshe
    Je munue me nxjerr uji me shoshe
    Shosha ujin krejt tuj ta leshu
    Sali berisha veq tka shiku
    ty nje fjale veq ta ka qu
    Braho rrenat qe i ki punu
    ski pase vege me i vjerre per mu
    Qe sa kohe iau maroj qefin
    e kam dorzue imunitetin
    dorzue ekam edhe pushtetin
    po jo neren autoritetin
    Se moralin me etike
    per trup temin mire e kam rrite
    Andaj braho Ti i pa burri
    spo ti man tlinat uqkuri
    mushe i ki me mutesihane
    Ti e hangsh plak bythen tane
    Sali Rama eshte pa behane !

    Reply to this comment
  10. Xha Spiroja October 31, 09:38

    Na i lini përrallat e të kaluarës. Nëse keni prova dhe argumente, bëni aktakuzën dhe çojani prokurorisë. Mos vazhdoni me këto forma të cilat po i përdorni për të thjeshtuar problemet. Këto që shkruani ju, ne, të asaj kohe, i dimë dhe ju kemi lanetisur që nuk vendosët rregullla dhe nuk zbatuar ligjet. Tashti mos na hidhni përsëri në ato vite por bëni çelësi për të bënë. Dhe po jeni vërtet njeri i ligjeve mos na thoni përpara kohe se do bëni këtë dhe atë, por na informoni kur të kenë mbaruar punë . Bëmë këtë dhe këtë.
    Të tjerat i mbani për vete se populli bar nuk ha por as tymnajat nuk i pëlqen.
    Xha Spiroja

    Reply to this comment
  11. fteri November 2, 16:38

    Mos ndëshkimi i kriminelit me damkë Sali Beishës ,lënja e tijë i lirë krijoi kushte që ai të shkatrronte ,vriste,digjte tërë shqipërinë.

    Ndëshkimi ligjor i tijë që në fillim do të parandalonte shumë krime të tjera të rënda që vranë ,vodhën e dogjën tërë shqipërinë. Shqipëria do shpëtonte ,po të reagonte ligjrisht në kohë prokuroria ,gjykata ,politika deputetët ,ministrat ,policia në flagrancë duhej të arrestonte S.Berishën dhe klanin e tijë kriminal.

    Ndëshkimi penal i Sali Berishës që është gjetur fajtor mbi shumë krime të rënda ,si krim ndaj personit,krim ndaj shtetit,krim nda pasurisë popullit etj,etj ,do të kishte pasoja shumë pozitive për këto arsye:

    1- Nga S.Berisha frika e dënimit të ardhëshëm do frenonte kryerjen e krimeve të tjera ,shqipëria nuk do ishte shkatrruar ,ushtria nuk do ishte shkatërruar ,vjedhur e shpërbërë ,ligjet do zbatoheshin më rigorozishtë ,demokracia do funksiononte shumë më mirë ,shqipëria sot nuk do humbëte milarda dollar dëme ,rrjedhimisht shqipëria sot do ishte tjetër shtet ,do ishte shumë më i fortë.

    2- Kur të tjerët të merrnin vesh se S.Berisha dhe klani kriminal i ishin vënë prangat dhe tërë personat që mbështeti te grushtit shtetit u arrestuan e dënuan ,kjo do kishte vlera ,të gjithë të tjerët ,ata do ta merrnin më serjozisht kërcënimin e zbatimit ligjit nga shteti shqiptar ,dhe klasa politike më pak do ishin të prirur në kryerjen e krimeve ,pra vjedhja ,shkatrrimi i shqipërisë do kishte shpëtuar ,qeveritarët e politikanët do frenoheshin për shkak të frikës.

    Duke u lënë i lirë S.Berisha ai pati mundësi të kryej edhe krime të tjera ,njëra më e rëndë se tjetra,dhe akoma të mos ndëshkohet !…..

    Kodi penal i R.SH-së ka çmimet e sajë për të gjitha llojët e krimeve e sjelljeve që ka kryer ky kriminel por ai kurrë nuk ka dhënë llogari para ligjeve ,ai nuk njëh as ligjë ,as shtet që të japë llogari për krimet e rënda që ka kryer në dëm të popullit e shtetit shqiptar.

    Nuk kishte dhe akoma nuk ka asnjë arsye ligjore apo morale të lihej i lirë kurrë edhe sot ,S.Berisha,ai duhet të japë llogari para ligjit të marrë çmimin që meriton për krimet makabër që ka kryer.Ligji duhet ta mbajë fjalën !

    Kjo e keqe e mos ndëshkimit të S.Berishës do parandaloi të këqija akoma më të mëdha në të ardhmen.Faleminderit G.Dita .

    Reply to this comment
  12. fteri November 2, 16:47

    Mos ndëshkimi i kriminelit me damkë Sali Beishës ,lënja e tijë i lirë krijoi kushte që ai të shkatrronte ,vriste,digjte tërë shqipërinë.

    &&&&&&&&&&…..Ndëshkimi ligjor i tijë që në fillim do të parandalonte shumë krime të tjera të rënda që vranë ,vodhën e dogjën tërë shqipërinë. Shqipëria do shpëtonte ,po të reagonte ligjrisht në kohë prokuroria ,gjykata ,politika deputetët ,ministrat ,policia në flagrancë duhej të arrestonte S.Berishën dhe klanin e tijë kriminal.

    Ndëshkimi penal i Sali Berishës që është gjetur fajtor mbi shumë krime të rënda ,si krim ndaj personit,krim ndaj shtetit,krim nda pasurisë popullit etj,etj ,do të kishte pasoja shumë pozitive për këto arsye:

    1- Nga S.Berisha frika e dënimit të ardhëshëm do frenonte kryerjen e krimeve të tjera ,shqipëria nuk do ishte shkatrruar ,ushtria nuk do ishte shkatërruar ,vjedhur e shpërbërë ,ligjet do zbatoheshin më rigorozishtë ,demokracia do funksiononte shumë më mirë ,shqipëria sot nuk do humbëte milarda dollar dëme ,rrjedhimisht shqipëria sot do ishte tjetër shtet ,do ishte shumë më i fortë.

    2- Kur të tjerët të merrnin vesh se S.Berisha dhe klani kriminal i ishin vënë prangat dhe tërë personat që mbështeti te grushtit shtetit u arrestuan e dënuan ,kjo do kishte vlera ,të gjithë të tjerët ,ata do ta merrnin më serjozisht kërcënimin e zbatimit ligjit nga shteti shqiptar ,dhe klasa politike më pak do ishin të prirur në kryerjen e krimeve ,pra vjedhja ,shkatrrimi i shqipërisë do kishte shpëtuar ,qeveritarët e politikanët do frenoheshin për shkak të frikës.

    Duke u lënë i lirë S.Berisha ai pati mundësi të kryej edhe krime të tjera ,njëra më e rëndë se tjetra,dhe akoma të mos ndëshkohet !…..

    Kodi penal i R.SH-së ka çmimet e sajë për të gjitha llojët e krimeve e sjelljeve që ka kryer ky kriminel por ai kurrë nuk ka dhënë llogari para ligjeve ,ai nuk njëh as ligjë ,as shtet që të japë llogari për krimet e rënda që ka kryer në dëm të popullit e shtetit shqiptar.

    Nuk kishte dhe akoma nuk ka asnjë arsye ligjore apo morale të lihej i lirë kurrë edhe sot ,S.Berisha,ai duhet të japë llogari para ligjit të marrë çmimin që meriton për krimet makabër që ka kryer.Ligji duhet ta mbajë fjalën !

    Kjo e keqe e mos ndëshkimit të S.Berishës do parandaloi të këqija akoma më të mëdha në të ardhmen.Faleminderit G.Dita .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*