Spartak Ngjela: Kush i zhduku provat për Sali Berishën

October 31, 2018 10:47

Spartak Ngjela: Kush i zhduku provat për Sali Berishën

Avokati Spartak Ngjela ka qenë kryetar i komisionit hetimor për ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri. Hetimi nga ky komision vazhdoi për disa muaj dhe me sa u mor vesh qysh në atë kohë, komisioni ishte i përçarë në qëndrimin se mbi kë binte përgjegjësia për tragjedinë. Ishin zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme të 29 qershorit 1997, populli kishte ndëshkuar me votë Sali Berishën dhe partinë e tij demokratike. Por kjo dukej e pamjaftueshme, pasi kërkohej më shumë: kërkohej se cilët ishin shkaktarët e tragjedisë dhe ndëshkimi i tyre. Dhe vetvetiu fajtori kryesor që tregohej me gisht ishte Sali Berisha, ish-presidenti. Prandaj dhe parlamenti i dalë nga zgjedhjet e atij viti ngriti një komision hetimor me deputetë nga të dy krahët e politikës. Mirëpo, në fund komisioni doli me dy raporte. Ai që u paraqit nga Ngjela nuk u firmos nga anëtarët e tjerë të komisionit, ndërsa në parlament u paraqit raporti tjetër i miratuar nga shumica e anëtarëve të Komisionit, që nuk u firmos nga Ngjela, i cili u lexua nga deputeti Spartak Braho. Ky raport iu paraqit Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Gjithsesi, për të qenë transparent me lexuesit tanë që kanë ndjekur ciklin e intervistave me deputetin Spartak Braho ditët e fundit për ngjarjet e vitit 1997, para pak ditësh në ‘DITA’ botuam edhe raportin e Ngjelës, një raport i panjohur deri më tani për publikun e gjerë. Në atë raport, Ngjela arrinte në konkluzionin se “E gjithë klasa politike shqiptare në të dy krahët e saj, pozitë, opozitë duhet të marrin me vete përgjegjësi për atë çka ndodhi tragjikisht me shtetin dhe popullin shqiptar. Por veçanërisht përgjegjësi të rëndë në planin moral dhe historik duhet të mbajnë ato forca politike dhe ata drejtues që përbënin pozitën e që drejtuan shtetin dhe kombin shqiptar gjatë periudhës ’96-’97. Për shkaqet dhe faktorët që analizuam më sipër mbështetur në dokumente, dëshmi e fakte të shumta pozita, forcat politike, dhe shtetarët që drejtuan shtetin gjatë periudhës ‘92-’97 mbajnë përgjegjësi kryesore për shkatërrimin e shtetit shqiptar, të inkompetencës së strukturave të tij si ushtria, policia, SHIK-u për humbjet e pallogaritshme ekonomike e për mijëra viktima të vrarë të plagosur e të humbur në formën e gjenocidit si rezultat i përdorimit të dhunës kundër një pjese të popullsisë së vendit. Në këtë kontekst veçohet edhe përgjegjësia direkte individuale, morale e ligjore e drejtuesve kryesorë të shtetit e institucioneve të tij ku më evidente Komisioni çmon se përpara kësaj përgjegjësia duhet të dalin ish Presidenti Sali Berisha, ish Kryetari i SHIK-ut Bashkim Gazidede, ish Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Adem Çobani, ish Ministri i Brendshëm Halit Shamata, Agim Shehu, Leonard Demi, Xhait Xhaferi, Shaban Memia e të tjerë, të cilët në bazë të nenit të ligjit nr 8251 të kalohen për hetim në organet e Prokurorisë.”

Duket sikur ka një kontradiktë në këtë pohim të Ngjelës? Sepse, në të vërtetë, ky konkluzion i raportit Ngjela nuk ndryshon shumë nga ai që ka arritur edhe raporti tjetër që mbajti Spartak Braho dhe që njihet si raporti zyrtar i Parlamentit.

Nuk e kam mbrojtur unë Sali Berishën! Nuk gjetëm prova për ndjekjen penale të Sali Berishës, thotë Ngjela në këtë intervistë për DITA-n, duke lënë të nënkuptohet se dikush i ka fshehur provat. Kush i zhduku provat? Kjo mendoj se është një çështje tjetër që meriton një hetim të veçantë, nëse do të rihapet ndonjëherë historia e 97-s. Ngjela është një jurist i njohur, mbi të gjitha ka qenë Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (i demokratëve natyrisht) që drejtohej nga Bashkim Fino në vitin 1997. Kush i përjashtoi nga ndëshkimi autorët e 97-s? Vendimi u mor nga ajo qeveri. Nuk e kam pyetur Ngjelën për këtë çështje.

Dokumentet janë histori. Por jo gjithçka. Sidomos kur historitë janë të freskëta dhe dëshmitarët janë gjallë. De jure autorët e tragjedisë së 97-s mund t’i shpëtojnë ndëshkimit gjyqësor. Por ndëshkimi de fakto, është i pamëshirshëm, është më i vërtetë se ai që na thonë raportet gjyqësore. Sepse është raport i popullit që nuk harron dhe e ka vuajtur tragjedinë si rrallëkush.

Por, duke folur për atë periudhë dhe për shkaktarët e tragjedisë, Ngjela flet si njeri i Drejtësisë. Ai e di mirë se nuk ka faj pa fajtorë, nuk ka tragjedi pa shkaktarë, nuk ka krim pa kriminelë. Por Ngjela thotë se nuk gjetëm prova. Edhe Braho e pohon këtë, por mendoj se si Ngjela, ashtu dhe Braho e kanë të qartë se as Gazidedja, as Agim Shehu apo të gjithë ata që u bënë protagonistë të tragjedisë së 97-s nuk bënin dot me kokën e tyre, pra pa pasur një urdhër nga lart. Kush i ka dhënë ato urdhra dhe pse janë fshehur? Këtë e përforcon fakti se hetimet nga drejtësia u ndërprenë dhe sot pas më shumë se 20 vjetësh nuk ka asnjë të ndëshkuar për atë tragjedi kombëtare që kemi përjetuar.

Deputeti dhe avokati Braho tha pardje në DITA për këtë çështje: “Më përpara duhet të pyesim se pse u mbyll ajo dosje krimesh nga më të mëdhatë që kemi njohur dhe kush ishte i interesuar që ta mbyllte atë histori? Fatkeqësisht, mazhoranca e majtë që erdhi në pushtet në fund të qershorit 1997, bëri sikur e dëgjoi raportin që përgatitëm ne, por në të vërtetë, pavarësisht se ky raport u dorëzua në Prokurori, nuk u ndërmor asnjë hap. Edhe sot e kësaj dite. A ka mundësi të hapet ajo dosje? Pa diskutim. Ne flasim për reformë në drejtësi, por më përpara është klasa politike. A është e interesuar ajo të gjykohet 97-a dhe të ndëshkohen fajtorët? Unë them me përgjegjësi të plotë se po të ketë vullnet klasa politike, dosja hapet. Dhe do të kemi befasia të mëdha. Por, le të presim…”

Kjo duket se e ka shqetësuar Berishën, njeriun më të përfolur si përgjegjës për tragjedinë e 97-s, i cili e ka sulmuar Baba Takun në postimet e tij në Fejsbuk ditët e fundit. Domethënë se i ka lexuar me vëmendje intervistat dhe faktet që jep Braho në serinë prej 17 pjesësh që ka dhënë deri tani për ngjarjet e 97-s. Berisha nuk merret me 97-n, por me zhvillimet e fundit, me Vangjush Dakon, Fatmir Xhafën dhe si “padashje” përmend Baba Takun. Që ta implikojë Baba Takon me aferat e tanishme, por pa dhënë asnjë shpjegim për 97-n dhe 98-n ku ai akuzohet drejtpërdrejt si përgjegjës.

Por historia nuk ka mbaruar këtu. Baba Taku ka fakte të tjera, sidomos për grushtin e shtetit në shtator 1998. Dhe ai do të vazhdojë të flasë…

Mirëpo, çfarë mendon avokat Ngjela tani, pas njëzet vjetësh për atë raport dhe mbi të gjitha për përgjegjësit e tragjedisë së 97-s? Pse ai vazhdon të mendojë se për Berishën nuk u gjetën prova për ta dënuar dhe pse e konsideron tragjedinë një përgjegjësi kolektive të klasës politike shqiptare. Si një avokat i njohur dhe që i njeh mirë ligjet e shtetit, Ngjela argumenton dhe është konsekuent në qëndrimet që ka mbajtur në atë kohë dhe që vazhdon t’i ketë të pandryshueshme.

Intervistoi dhe përgatiti botim Xhevdet Shehu

 

Ngjela: Ka prova për përgjegjësi kolektive, jo personale

– Zoti Ngjela, sapo lexova raportin tuaj në emër të komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e vitit 1997, një raport që tashmë e kemi botuar edhe në DITA për herë të parë. Mendoni se jeni shprehur maksimalisht saktë mbi të vërtetën e asaj tragjedie?

– Po. Mendoj që jam përgjigjur saktë sepse kam dhënë arsyen juridike të autoritarizmit shqiptar dhe e kam përcaktuar qartë si autoritarizëm të Sali Berishës. Ky autoritarizëm vinte nga defekti i madh i Kushtetutës  së atëhershme. Sipas asaj nëse krijohej një maxhorancë parlamentare e gjithë struktura shtetërore: edhe prokuroria, edhe gjykata dilnin tërësisht prej saj. Por nëse pastaj kjo maxhorancë vihej në dorë nga autoriteti i një personi atëherë ky person drejtonte gjithçka.

Plus kësaj raporti im e ka shprehur të gjithë hullinë sesi duhej të ecte hetimi për të krijuar goditjen penale ndaj abuzimit shtetëror.

Spartak Ngjela

– A ju duket normale që për atë tragjedi nuk u dënua askush?

– Hetimi parlamentar nuk ka të drejtën e dënimit. Ka vetëm hetimin në funksion të gjetjes së shkaqeve të përgjithshme. Hetimi parlamentar nuk është hetim individual kur është fjala për ngjarje ose fenomene, sepse analizon fenomenin të bazuar në fakte.

Unë nuk kam qenë dakord që të kërkonim fillimin e një procesi penal për Presidentin e atëhershëm të Republikës, sepse hetova vetë të gjithë korpusin dokumentar dhe nuk i gjeta asnjë shkelje. Të gjithë pretendonin se kishin marrë urdhra me gojë, por unë isha profesionist, nuk mund të vija me shkrim arbitrarizmin. Çdo të thotë kam marrë urdhër me gojë për të shkel ligjin, e kuptoni që është non sens?

Përsa i përket personave të tjerë që kishin marrë pjesë në ngjarje, natyrisht që kishin prova, ata shkuan në hetim, por prokuroria e degradoi çështjen, edhe pse përdori arreste. Por kjo nuk ka qenë detyrë e Komisionit të Hetimit Parlamentar.

Për t’iu provuar ato që ju thashë më lart, po ju jap një shembull: pretendohej se një pilot kishte marrë urdhër për të përdorur armë kimike kundër demonstruesve, në një apo dy qytete. Unë pyeta: a u hodhën bombat kimike? Jo, qe përgjigjja. Unë vazhdova të pyesja: a i morën në avion bombat kimike? Jo. A e keni urdhërin me shkrim nga Presidenti i atëhershëm, përgjigjja ishte jo. Atëherë unë duhej ta merrja si provë këtë fakt? Dhe ju mendoni se unë kam dashur të mbroj Sali Berishën? Jo zotërinj, kam mbrojtur veten time përpara historisë, sepse nuk ishte njeri i zakonshëm, por ishte Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë.

– Avokat, kanë kaluar më shumë se 20 vjet. A është e mundur të rihapet dosja e atij viti?

– Duhet të jemi të qartë që nuk duhet të ngatërrojmë përgjegjësinë politike nga përgjegjësia penale. Përgjegjësi politike për ato ngjarje kanë shumë persona duke nisur që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri e deri te Ministri i Brendshëm apo Shefi i Shërbimit Sekret.

Ka momente të caktuara kur presioni i madh që vjen nga populli krijon humbjen e ekuilibrit të një qeverie. Në momentet e humbjes së ekuilibrit thellohet kriza dhe përgjegjësia mbetet gjithmonë politike. Një Komision Hetimi Parlamentar i jep drejtimet e shkaqeve të krizës; dhe, nëse në këto përplasje shoqërore midis shtetit dhe shoqërisë vijnë dhe përcaktohen ose provohen krime individuale ato duhen goditur. Hetimi që iu bë më vonë kësaj çështje nga prokuroria e atëhershme ishte i çalë, joprofesional sepse praktika gjyqësore nuk kishte eksperiencë në një çështje të tillë.

Pyetja juaj është a mund të hapen, çelen apo riçelen tani hetimet. Hetimet mund të riçelen, por prova për përgjegjësitë personale nuk mendoj se mund të gjendet. Në ato ngjarje ka pasur defekte në drejtim edhe nga Presidenti edhe nga Parlamenti. Kjo prandaj quhet përgjegjësi politike, sepse është kolektive. Ishte i pari Napolon Bonaparti që me ndihmën e juristëve të mëdhenj francezë deklaroi që për shkelje kolektive nuk mund të ketë përgjegjësi personale. Ngjarjet e 97-s  janë përgjegjësi kolektive, sepse gjen shkelje kolektive të përqendruara, madje në parlament.

Cila mund të ishte përgjegjësia e madhe politike e qeverisjes së asaj kohe? Lejimi me naivitet mbi funksionimin e firmave rentiere që u quajtën piramida. Unë e hetova personalisht nëse qeveria Meksi kishte apo nuk kishte gisht në krijimin e firmave piramidale, dhe nuk u gjet asnjë dokument. Ekzistenca e firmave dhe lejimi i tyre që të pushtonin tregun është gabim i rëndë politik i qeverisë Meksi dhe i Presidentit Berisha.

Duhet të kemi parasysh një gjë, që krimet shtetërore janë gjithmonë me dashje dhe me qëllim të përcaktuar. E kuptoni sa e vështirë është për t’u provuar?

– Ju në raport drejtoni gishtin te disa persona si përgjegjës të asaj që ndodhi. Një ndër ta, është Sali Berisha. A duhet të përgjigjet ai penalisht për 97-n?

– E shpjegova më lart, në raport midis përgjegjësisë politike dhe përgjegjësisë penale. Zotërinj, përgjegjësia penale kërkon prova dhe kur është fjala për Presidentin duhen prova me shkresë. Në momentet që kemi hetuar ne si komision nuk kishte prova me shkresë, në qoftë se i kanë gjetur le t’i paraqesin.

– Ju jeni ndër njerëzit më optimistë që kam parë për reformën në drejtësi që po bëhet. A vazhdon optimizmi juaj?

– Po vazhdon, dhe reforma në drejtësi është në progres. Ajo do të jetë shpërthimi i shqiptarëve, sepse të gjithë krizat tona edhe kriza e vitit 1997, edhe kriza aktuale e korrupsionit janë pasoja direkte të mungesës së pushtetit gjyqësor. Fakti që e gjithë kjo reformë e re shqiptare synon të rikonstruktojë në mënyrë moderne perëndimore drejtësinë shqiptare na jep të drejtën të shpresojnë se edhe në Shqipëri do të funksionojë shteti modern.

 

October 31, 2018 10:47
Komento

26 Komente

  1. MH October 31, 12:26

    A ju duket normale që për atë tragjedi nuk u dënua askush?

    Plotesisht normale sepse nuk ekzistonte shteti shtet.Shtetin shtet e shuat ne vitin 1990 e shpreha e shuat.Po, ne fakt u shua sepse shuerja ndodhi ne qendren Moske.
    Shteti qe u shua me 1990 do ti rjepte te gjithe si ciapi tek kasapi.Ai qe mendon ti zoteri per shuarjen e provave dhe pergjegjesia ishte e pergjitheshme dhe nuk kishte individ.Pushteti i shuar do i vlonte e do i detyronte ti nxirrni vete pergjegjesit ashtu sic i nxori ne konferencen e Partise 1955.Kur zoteria qe sot asht i vdekur e pyeti.Po kur hype ne makine e ambasdes jugosllave si tu duk sllavishtja shqip.Deri ku kishte prova.Prova dore per dore.Brenda nji makine.Ndersa per kohen qe ciceroni ishin urdherue sulm me avion.Ndaj te gjithe pa perjashtim jeni qesharak aq ma teper qe nuk e kuptoni veten qe me keto shkrime qe perseritni te pershkruani kohen e hereshme dicka teper interresante tue i ra gjoksit se jeni te zot baheni dhe ma qesharake.
    Kur ne kete kohe me dite zeza qe gergeritni veriu i vicidolistit( me Koqevare) iu leshue rrufe Vlones jo pune qesharake makine po tronditje te shtetit dhe mbare popullit si te ishte lufte boterore po ne truellin tone.Vriteshin njerezit si te sihin qej rrugash dhe autori i krimit jo vetem ne kete rast po ne gjithe rastet e kryera nga PD per 30 vjet demokraci alla Shqiptare perendimore mbeten kopil.Pa autor.Kur ne ish demokracine e diktatures cdo krim mban autorin.Ishte vertet shtet i konsoliduem me zbatim te ligjit te gjithe te barabart.Origjinal si shtetet e perendimit ku sundon ligji te gjithe te barabart.

    Reply to this comment
  2. Sazani October 31, 12:40

    Spartak Ngjela pyet : kush I zhduku provat për Berishën ?!
    Provat për Berishën i zhduku ndyrësira Fatos Nano që caktoi një karagjoz si ti , për të hetuar zhdukjen e shtetit shqipëtar !
    Të gjithë ata që merren me politikë , nga 1992 e deri sot janë plehëra , armiq të Shqiperisë , si të djathtët dhe të majtët dhe , ose duhen kaluar të gjithë në plumb ose duhen përzënë me shkelma nga politika. Këta janë armiqtë realë të Shqiperisë !
    Po kush do e bëjë këtë ?
    Kjo është thirrje në shkretëtirë , Shqipëria ka vdekur , hidhni vallen maskarenj , është koha juaj !

    Reply to this comment
    • Sulua October 31, 13:18

      Me urdher te kujt tanket e gares dolen ne rruge?Me urdher te kujt u gradua fashisti Gazidede dhe perse?Me urdhe te kujt u dogj Shqiperia dhe pse?Spartaku tara……ku na paska dashur qe te hidhshin bombat ne jug qe nje kopje e urdherave ti dispononte edhe Taku!Takun e gjeti si tek ajo barcoleta qe nje burre dhunonte gruan dhe per deshimtare i doli komshija .Kur u ndegjuan ankesa e grus dhe e koshies qe kishte degjuar te bertiturat e te dhunuares gjithe kohen por qe ne fakt nuk e kishte pare pasi ai e dhunonte ne shtepin e tij e per pasoje qe e pamundur qe ti shikonte por vetem i ndigjonte!Trupi gjykus nuk e mori per baze pasi e pyeti dshmimtaren se e kishte pare apo jo duke e rahur e ajo i qe pergjigjur qe vetem e kamndegjuar!Ne ate kohe gruja leshoi nje pordhe ,ku e gjithe salla u elektriua nga te qeshurat e trupa gjykuese iu drejtu asaj qe do te mbash pergjegjesi per çka bere!Ajo iu drejtua trupes gjykues me kete pergjigjie:Pate gje,jo atehere ç’gfare provash dispononi per te me denuar!Edhe Taku i cili siç e pohon edhe Panajot Baka ne nje ballafaqim ku Taku bente planifikime ne shtepine e Azem Hajdarit se kush e kishte rradhen e ku Taku nga SPARTAK na u kthye ne mi i lagur!Povat i ke tek ata qe ti dhe “qyqari digjital” merr informcione zoteri!Provat i disponojne ate qe i kane dhene imunitet te perjeteshem e qe i kane shpetuar koken disa here!Nuk mund te kete prova per nje administrator “burre shteti” ne nje vend te vetshpallur koloni e ku per pasoje pas 21 vitesh po te hapet ajo dosje e zeze siç e cilesoi Zhululi i asaj kohe ka me mundesi qe te denohet populli e kurr kryekrimi me imunitet si Sali Laden i Ballkanit!Brisha mund te denohet vetem nga ata qe e prodhuan e e perdoren per tu falur miliarda dollare qe dispnonte vendi para shkaterimit !Se fundemi do te doja te pyesnja Takun te na thote ndonje thashethem qe mund ti kete thene FBI-ja se perse dha doreheqjen Fati i Xhafajve dhe a dinte gje Taku apo e dha ne koke te vet?

      Reply to this comment
  3. MH October 31, 12:48

    Nji skjarim per komentuesit si tipa te tipit intelektuali!

    Nuk kam nostalgji aspak per ate kohe qe ne fakt edhe te kesh nuk asht cudi persi po perjetojme kohen sot.Por nese pershkrova dicka jo rreale urdheroni dhe kundershton dhe jam gadi ta pranoj.Pa fyrje dhe ofendime.Mbasi dhe kur mi shtroni aderesoni nuk pertoi t’iu pergjigjem.Pikrisht se demokracia sot te lejon te jesh jo vetem nudo fizikisht por edhe nudo menderisht.Demokraci qe gezon karaktere te pakarakter.Sa ma imoral dhe harbute te veprosh aq ma i nderuem glorifikohesh.Baza asht dhe mbetet tek buxheti i te ardhurave ne xhepin personal pa mund e pa djerse me ushtrim te krimit dhe korrupsionit.Krakteristik e karakterit demokratik kapitalist.

    Reply to this comment
  4. ... October 31, 14:21

    Dokumentat jane me “tonelata” z. Ngjela. Kush e firmosi ligjin 24/1 qe hoqi specialistet me te mire nga institucionet dhe I zevendesoi me militante injorante?! Nje pjese e mire e ketyre specialisteve nuk ishin antare partie, ndersa ata qe vendosnin per largim ishin komuniste te konvertuar ne “demokrate”. Njerezit e shitur qe paguheshin nga te huajt dalin fare zbuluar dhe mund ti ndjekesh penalisht, mjafton qe te jete vullneti per ta bere nje gje te tille.

    Reply to this comment
  5. MH October 31, 15:16

    Nderime Sulua!
    Ke tregu nji anekdote sa per 100 dosje te ketyre zuzarve qe vete e kane ba lamsh kete vend dhe sa here ka ndryshime klimaterike i pershtaten me heroizem e pisllek.E them me pisllek sepse ne i dime te gjitha keto pelivanlleqe qe u perjetune para syve dhe veshve te popullit mjeran dhe i pa zoti te vendos forcen e vet.

    Reply to this comment
  6. Gopisti i argjites October 31, 15:40

    Ti mor biri Kicos, je nje derdimen
    per dhjet vjet Saliu, te mbajti sejmen
    te premtoj shum poste, dhe provat ti vodhi
    si limon te shtrydhur, me pas fap te hodhi

    me ty talli bythen, si me shum te tjere
    ngele si buf pulash, e dole i permjere
    tani ke kurrajo, e thua prova s’ka
    je i pafytyre, plehr e maskara

    Reply to this comment
  7. Kris 1 October 31, 15:44

    Spartaku qe zhduku provat pyet popullin kush i zhduki?
    Edhe hitleri ngriti kampet me vendim kolegjial por gjithe pasuesit e tij shkuan ne te s’emes.
    Spurdhjaku i ngjales ka qene dhe eshte pjese e mafies dhe kameleon

    Reply to this comment
  8. LILOLABJA October 31, 15:52

    Ke quan prova ti sojesezi Ngjela ? Shqiperia e shkermoqur nuk ishte nje prove per ty ?Jetet e humbura te mijera njerezve nuk ishen prove per ty ?,armatosja e nje populli me arme nuk ishin fakt per ty ?Me thuaj sojsez dhe leri perrallat me Bonopartin dhe afrohu me shume ne kohe ,nuk ishte faji kolektiv ne Gjermanine Naziste ? ,Ishte kolektiv faji por proçesi i Nurenbergut denoi 24 pergjegjesit me te larte ne Nazismit .Ai Presidenti qe ti nuk i gjeje dot “prova ” u ul ne ate karrike fale vjedhjes se votes qe ti dhe rraca jote i manipuluat me marifet ashtu siç dini ju ti beni !Hitleri i mjeri sojsez gjithashtu erdhi ne pushtet me votat e popullit Gjerman por kjo nuk e pengoi proçesin e Nurenbergut te denonte pergjegjesit kryesore te Nazizmit .Sali Berisha nuk eshte denuar fale ju sojsezve qe e çuat kete vend ne buze te gremines dhe sju ka hyre gjembe ne kembe. Ju duhet te vareni te gjithe per kembesh me ate qe i keni bere ketij vendi o Avukat Ngjala o bashkluftetar i AzemHajdarit !!!

    Reply to this comment
  9. Aliu nga Selenic October 31, 17:06

    Une medoj qe kjo tagjedi nuk eshte mbyllur.
    Permasat e saj jen tejet te medha dhe gjurmet e saj nuk jan shuar.
    Keshtu qe procvesi eshte i hapur dhe pa tjeter qe do te gjykohen nje dite.!

    Reply to this comment
  10. N. Martini October 31, 17:15

    Fatkeqesisht ky Ngjela ka arritur t jua mbushi mendjen disa njerezve se eshte jurist “i zoti”, etj etj.
    Jo. Ky eshte thjesht nje jurist i dobet i kohes se diktatures, i cili 5 vjet pas diplomimit ra ne burg. Doli ne 90_ten. Nuk ka asnje kualifikim jashte per jurisprudence. Eshte nje nder avokatet me te dobet ne Shqiperi, nuk ka fituar asnje ceshtje serioze.
    Sa i takon asaj qe ky hetoi per ngjarjet e 97-tes, ai nuk e ka aftesine qe te beje analiza shkencore juridike per te nxjerre perfundime te sakta dhe te cilesonte ata qe kishin bere krim. Kete pisllek e beri Nano me Berishen dhe Ngjela eshte shperblyer mire per kete. Me ate raport jane lare borxhet marramendese qe u kishte te tjereve.
    Te digjet Shqiperia, te vriten njerez, te cohet vendi ne lufte civile dhe te mos ndeshkohet askush, ky eshte krimi me makaber qe eshte bere ne kete vend. Ngjela ka pjese ne kete krim per mbylljen qe i u be ne kurriz te Kombit Shqiptar dhe eshte pikerisht mos ndeshkimi qe e coj Shqiperine ne kete situate kaq te rende. Shqiperia renkon, e rrahur, e djegur, e vrare, e turperruar dhe po shkon drejte asgjesimit, pikerisht se keta birbot e ish Bllokut apo keto “galloshe te vjetra”, mbyllen syte para krimineleve dhe akoma kerkojne ta qorollepsin kete popull.
    Ky eshte Ngjela i vertete.

    Reply to this comment
  11. fteri October 31, 19:45

    Po more Spartaku i Ngjalës u zhdukën provat e shkatrrimit total të një shteti ….Haaa,haaa,haaaa sa qesharak e njeri i zi je në shpirtë !…ku,ku çfar kërmash mbanë toka mbi dhe !…

    Si u shkatrruan provat kriminale me dy dëshmitar të mpilotve të një shteti ,të një ekonomije ,të një ushtrie ,të qindra mijra avionve dhe tankeve e topave ,të qindra tonelatave të kondrabandës shitjes fabrikave ,të nakeve ,topave ,municioneve ,karburanteve malit zi dhe Milosheviçit.

    Po a ka bythë njeri të zhduk vrasjet e mijra shqipëtarve dhe zhdukjen e gjakut të kufomave të gestapos të shikut të Gazidedes me urdhër të kriminelit S.Berisha u vra u zhduk kufoma e Rr.Hoxhës e mijra krime të tjera , ……,po ku janë provat sot ?…. ,Ta them unë:

    ..ato janë te filozofija e së drejtës njerzore të shqipëtarve,provat e morali PËR LGJË E DREJTËSI që do të thotë se provat janë kudo po të ketë vullnet ,aty ku nuk ka vullnet nuk ka prova .

    Provat janë me tonelata ,ato jan si këmbana alaarmi që nuk pushojnë kurrë si rënuri ,dëshmitar në gazeta ,televizione,radio e kudo ku janë shqipëtar të ndershëm denancon vjedhjen dhe shkatrrimin e pasurisë se shqipëtarve ,aty denancohet pasuria e vjedhur e shqiptarve që trazhgoi nga e kaluara marramndëse ,18 kombinate ,170 uzina të ndryshme dhe fabrika të përpunimit e të prodhimit bakrit e hekurit ,të telit bakrit dhe floririt ,të kallajtë e metaleve të tjera ,të veshjeve dhe farmacisë ,të naftës dhe kromit ku punonin qindra e mijra puntorë shqipëtar,këta jan dëshmitar okular me dokumenta e libreza pune ngjyrë gri të trazhguara nga socilizmi që marrin pensionet qesharake sot .

    Gjithë këto nuk a’jan prova për krimi të kryera nga S.Berisha për ishë ligjëvënsit e parlamentit Baba -Takun dhe Spartak Ngjalën ?!!!!,

    …….Sigurisht që jan prova të mëdha të provuara katërcepërisht të krimeve të qeverisë së Sali berishës dhe të klanit të tij kriminal – sabotator pas rënjes së socializmit në shqipëri .

    këto janë krime të provuara , jan guri provës që ve me shpatulla pas murit kriminelin sabotator e trdhëtar S.Berishën, kur qeveria dhe shteti i drejtuar nga ky renegat ,hajdut, kriminel e axhentit të Serbisë i vuri zjarrin tërë shqipërisë ,me urë zjarri në dorë Sali Berisha dogji e vodhi tërë shqipërinë a’ ka provë e fakt më kokëfortë se ky .Kush mund ti mohojë këto fakte të zeza krimesh sot ?…. përveç kriminelve që nuk e duan shqipërinë.

    Kush i mohon pasurinë gjigande që trazhguam nga sistemi socialistë , ndërtimet gjigande hidroenergjike që vodhi e shiti Sali Katasrofa dhe si dëshmitar është populli ,jan dekumentat dhe urdhrat që ka lëshuar ky në zaptimin e tokave në gjirin e lalëzit e deri në Sarandë e në Alpe.,të rrethimit të qytetit me urbanistikë më shkatrrimtare në botë, që duhet qindra vjet të rregullohen ose riparohen .

    Doni provat ?…. J a ku janë jan hekurudhat ,trenat e mallrave dhe të pasagjerve që kishim ,ku janë 300 skanjat madhështor te parkut të eksportit made in Albania bensat që rrihnin rrugët e europës e botës ,ku janë anijet e tonazhit lartë detare me flamur të import-eksportit -shqipëtare ,ku janë 2.5 milon ton naftë që prodhohej në vit ,ku është 1.8 milon ton hekur nikel,2 milon ton mineral bakri që nxireshin në vit, ku jan dokumentat ?…

    Këtu jan urdhrat e qeverisë e zeza mbi të bardhën dhe përgjegjësia e Saliut,pasatj shqiptarët dëshmitar okular ,ku ka shqipëtar që nuk del dëshmitar i kësaj masakre,ku gjithçka u grabit ose u transportua me autokolonë makinash u shit jashtë vendit , rrugët gjëmonin si në lufë natë e ditë drejt Malit të zi 24 orë nonë stop kjo gjatë viteve 92-97..makina të tonazhit madhë transportonin pasurinë e 50 vjeve të punës e gjakut të shqipëtarve drejt malit të zi ,të shoqëruar me patrulla policie të qeverisë të Sali katastrofës -Berishëa ,makinat e mëdha shkonin ngarkuar trondintnin e dridhnin tokën transportonin edhe deri Tanke e autoblnda ushtarake mitralozë e topa të prerë e skatuar ,disa atë shkatrruar ,disa të rregullta .

    A nuk jan prova këto ?…..Pyetni popullin e Lezhës,ballëdrenit ,e shkodrës deri në kufi me malin e zi ,aty jan dëshmitarët okularë.

    Z.Ngjala ishalla e lexon këtë koment , në qoftë se je atëdhetar mbroje shqipërinë ,jo Salinë ka prova me tonelata. ! ?

    Kush i detyroi shqipëtarët të marrin arratinë ,sepse shqipërinë Saliu e qoi totalisht në kuotën ZERO -!…

    .. A’ NUK JAN FAKT kokëforta të provuara z.Baba-Taku e Ngjela si Ngjala ?… ?…!..

    Faktet ulurijnë ,jan këmbanë alarmi e barbarizëm mbi shqiptarët ,një ashpërsi,dhunë ,vjedhje ,krim e vrasje ,qyshë kur shqipëria hyri në kthetrat e plota të k/kriminelit më të poshtër që ka njohur ndonjëherë historia e shqiptëarve të varfër më 1992 -shin.

    A ishte qeverisja e Sali Berishës që në v. 97 -98 që i vuri zjarrin shqipërisë dhe Vlorës e hodhi popullin në luftë gati civile me zë e figurë kundër jugut ,krijoi vllavrasjen e urrejtjen kombëtare makabre .

    A’ ka kod penal avokat ,prokuror apo gjykatës a’ ndonjë atdhetar të vërtet ky vendë të padisë këtë kriminel ,të nisë ndjekjen penale ti vë hekurat Sali Berishës dhe klanit te tijë mafoz ,është njeriu i vetëm kryesor i ralizimit të kësaj strtategjie të vrasjes e shkatrrimit total të shqipërisë !!!!.

    Dëmet janë të mëdha arrijnë milarda dollar .

    Por Për Spartak Ngjalën dhe Spartak Brahon kurr nuk do të ketë prova krimi për Sali Berishën e krimet e tijë ,as të shpresoim se do të vendosin drejtësinë këta .

    Pasi jan këta persona që kan qenë përfajqësues të ligjeve të qeverisë Berisha ose Nano -Meta ,këta përfajqësojnë klasën ligjëvënse sunduese të asajë kohe ,dhe është në dëshirën e tyre për të ruajtur të pa prekur në tym krimet makabre që jan kryer në v. 90-,97-98 -të qoftë nga Sali Berisha dhe të tjerët ,qoftë të majtë të djathetë .

    Këta jan persona të interesuar të hidhen poshtë provat e faktet kriminale si normë drejtësie të ngjarjeve të zeza atyre viteve të mbrapështa të vrasjes e shkatrrimit total të ushtrisë,ekonomisë dhe tërë shtetit shqipëtar ku u zhvillua në sytë e tyre .

    Duke qënë se dy Spartakët ,njëri Ngjala dhe tjetri B.Taku kan qënë pjestar dhe antarë të qeverisjes së atëhershme kriminale gjat v. 90-96-98 e deri 2000 interesat e misioni i tyre është që të hedhin poshtë çdo fakt kriminal që implikon S.Berishën,F.Nanon ,apo të tjerë në krim .

    Por kini durim !……,do të vijë shumë shpejt edhe dita e ideve të reja e,liderve të ri ,të vendosjes së lirisë e drejtësisë së vërtet edhe për shqipëtarët,.

    Shumë shpejt do ta shohim me sytë tanë edhe kriminelin S.Berisha prapa hekurave.ligji, drejtësia dhe demokracia evolon në mënyrë progresive duke ndryshuar edhe klasën politike dhe rrjedhimisht edhe drejtësinë në vendin tonë ,duke filluar me Wetingun me emrime të reja në prokurori dhe gjyqësor ,do vijnë njerëz të ri që u dhimbëset atdheu më shumë se Spartaku B,Taku e Ngjala .

    Por drejtësinë dhe shtetin ligjor në R.SH-së duhet ta vendosim vetë ,jo të presim 30 vjet nga Amerika .apo Europa ,kësaj i thonë “prit gomar sa të mbijë bar ,por kur bari mbiu , gomari ngordhi ” !….

    Reply to this comment
  12. fteri October 31, 20:11

    Po more Spartaku i Ngjalës u zhdukën provat e shkatrrimit total të një shteti ….Haaa,haaa,haaaa sa qesharak e njeri i zi je në shpirtë !…ku,ku çfar kërmash mbanë toka mbi dhe !…

    Si u shkatrruan provat kriminale me dy dëshmitar të pilotve të një shteti !!!?,të një ekonomije ,të një ushtrie ,të qindra mijra avionve dhe tankeve e topave ,të qindra tonelatave të kondrabandës shitjes fabrikave ,të nakeve ,topave ,municioneve ,karburanteve malit zi dhe Milosheviçit.

    Po a ka bythë njeriu të zhduk vrasjet e mijra shqipëtarve dhe zhdukjen e gjakut të kufomave të gestapos të shikut të Gazidedes me urdhër të kriminelit S.Berisha u vra u zhduk kufoma e Rr.Hoxhës e mijra krime të tjera , ……,po ku janë provat sot ?…. ,Ta them unë:

    ..ato janë te filozofija e së drejtës njerzore të shqipëtarve,provat e morali PËR LGJË E DREJTËSI që do të thotë se provat janë kudo po të ketë vullnet

    …Aty ku nuk ka vullnet nuk ka prova dhe ju Z.Ngjala nuk keni vullnet .

    Provat janë me tonelata ,ato jan si këmbana alaarmi që nuk pushojnë kurrë si rënuri 24 orë ,dëshmitar në gazeta ,televizione,radio e kudo ku janë shqipëtar të ndershëm denancon vjedhjen dhe shkatrrimin e pasurisë se shqipëtarve .

    Aty denancohet pasuria e vjedhur e shqipëtarve që trazhgoi nga e kaluara pasuri marramndëse ,18 kombinate ,170 uzina të ndryshme dhe fabrika të përpunimit e të prodhimit bakrit e hekurit ,të telit bakrit dhe floririt ,të kallajtë e metaleve të tjera ,të veshjeve dhe farmacisë ,të naftës dhe kromit ku punonin qindra e mijra puntorë shqipëtar.

    Këta jan dëshmitar okular me dokumenta e libreza pune ngjyrë gri të trazhguara nga socilizmi dhe marrin pensionet qesharake sot .

    Gjithë këto nuk a’jan prova për krimi të kryera nga S.Berisha për ishë ligjëvënsit e parlamentit Baba -Takun dhe Spartak Ngjalën JO….haaa ,haaa ,haaa ?!!!!,

    …….Sigurisht që jan prova të mëdha kriminale të provuara katërcepërisht të të qeverisë së Sali Katastrofës dhe të klanit të tij kriminal – këta tradhëtar e sabotator pas rënjes së socializmit në shqipëri .

    Është e turpëshme për Ngjalën të mos pranosh këto krime të provuara ,ato jan guri provës që ve me shpatulla pas murit kriminelin sabotator e trdhëtar S.Berishën, kur qeveria dhe shteti i drejtuar nga ky renegat ,hajdut, kriminel e axhent të Serbisë i vuri flakën e zjarrin tërë shqipërisë .

    Me urë zjarri në dorë Sali Berisha dogji e vodhi tërë shqipërinë dhe këta nuk kan prova ?!….sa qesharak janë ,a’ ka provë e fakt më kokëfortë se vjedhja vrasje shitja e shqipërisë që i bëri S.Berisha nuk gjenden në botë !.

    Kush mund ti mohojë këto fakte të zeza krimesh sot ?…. përveç kriminelve që nuk e duan shqipërinë.

    Kush i mohon pasurinë gjigande që trazhguam nga sistemi socialistë , ndërtimet gjigande hidroenergjike që vodhi e shiti Sali Katasrofa dhe si dëshmitar është populli ,jan dekumentat dhe urdhrat që ka lëshuar ky në zaptimin e tokave në gjirin e lalëzit e deri në Sarandë e në Alpe.,të rrethimit të qytetit me urbanistikë më shkatrrimtare në botë, që duhet qindra vjet të rregullohen ose riparohen .

    Doni provat ?…. J a ku janë jan hekurudhat ,trenat e mallrave dhe të pasagjerve që kishim ,ku janë 300 skanjat madhështor te parkut të eksportit made in Albania bensat që rrihnin rrugët e europës e botës ,ku janë anijet e tonazhit lartë detare me flamur të import-eksportit -shqipëtare ,ku janë 2.5 milon ton naftë që prodhohej në vit ,ku është 1.8 milon ton hekur nikel,2 milon ton mineral bakri që nxireshin në vit, ku jan dokumentat ?…Ku është dosja e gërdecit që mbylli Saliu në Strasburg dhe falsifikimi e plumbave të pistoletës 9m.m të komandantit të gardës që shpoi kokën e hekuran Veizit etj prova kriminale që fshehu Saliu.

    Këtu jan urdhrat e qeverisë kriminale e zeza mbi të bardhën dhe përgjegjësia e Saliut,pasatj shqiptarët jan dëshmitar okular ,ku ka shqipëtar që nuk del dëshmitar i kësaj masakre,ku gjithçka u grabit ose u transportua me autokolonë makinash u shit jashtë vendit , rrugët gjëmonin si në lufë natë e ditë drejt Malit të zi 24 orë nonë stop kjo gjatë viteve 92-97..makina të tonazhit madhë transportonin pasurinë e 50 vjeve të punës e gjakut të shqipëtarve drejt malit të zi ,të shoqëruar me patrulla policie të qeverisë të Sali katastrofës -Berishëa ,makinat e mëdha shkonin ngarkuar trondintnin e dridhnin tokën transportonin edhe deri Tanke e autoblnda ushtarake mitralozë e topa të prerë e skatuar ,disa atë shkatrruar ,disa të rregullta .

    A nuk jan prova këto ?…..Pyetni popullin e Lezhës,Ballëdrenit ,e Shkodrës deri në kufi me malin e zi ,aty jan dëshmitarët okularë.

    Z.Ngjala ishalla e lexon këtë koment , në qoftë se je atëdhetar mbroje shqipërinë ,jo Salinë ka prova me tonelata. ! ?

    Kush i detyroi shqipëtarët të marrin arratinë ,sepse shqipërinë Saliu e qoi totalisht në kuotën ZERO -!…

    .. A’ NUK JAN FAKT kokëforta të provuara z.Baba-Taku e Ngjela si Ngjala ?… ?…!..

    Faktet ulurijnë ,jan këmbanë alarmi e barbarizëm mbi shqiptarët ,një ashpërsi,dhunë ,vjedhje ,krim e vrasje ,qyshë kur shqipëria hyri në kthetrat e plota të k/kriminelit më të poshtër që ka njohur ndonjëherë historia e shqiptëarve të varfër më 1992 -shin e deri më sot .

    A ishte qeverisja e Sali Berishës që në v. 97 -98 që i vuri zjarrin shqipërisë dhe Vlorës e hodhi popullin në luftë gati civile me zë e figurë kundër jugut ,krijoi vllavrasjen e urrejtjen kombëtare makabre .

    A’ ka kod penal avokat ,prokuror apo gjykatës a’ ndonjë atdhetar të vërtet ky vendë të padisë këtë kriminel ,të nisë ndjekjen penale ti vë hekurat Sali Berishës dhe klanit te tijë mafoz ,është njeriu i vetëm kryesor i ralizimit të kësaj strtategjie të vrasjes e shkatrrimit total të shqipërisë !!!!.

    Dëmet janë të mëdha arrijnë milarda dollar .

    Por Për Spartak Ngjalën dhe Spartak Brahon kurr nuk do të ketë prova krimi për Sali Berishën e krimet e tijë ,as të shpresoim se do të vendosin drejtësinë këta .

    Pasi jan këta persona që kan qenë përfajqësues të ligjeve të qeverisë Berisha ose Nano -Meta ,këta përfajqësojnë klasën ligjëvënse sunduese të asajë kohe ,dhe është në dëshirën e tyre për të ruajtur të pa prekur në tym ntgjarjet e krimet makabre që jan kryer në v. 90-,97-98 e në vazhdim deri 2013 -tën -të largëqoftit Sali Berisha dhe të tjerët ,nga të majtë të djathtë .

    Këta të dy jan persona të interesuar të hidhen posht provat e faktet kriminale si normë drejtësie të ngjarjeve të zeza atyre viteve të mbrapësht, të vrasjes e shkatrrimit total të ushtrisë,ekonomisë dhe tërë shtetit shqipëtar ,krimet u kryen në sytë e tyre .

    Duke qënë se dy Spartakët ,njëri Ngjala dhe tjetri B.Taku kan qënë pjestar dhe antarë të qeverisjes së atëhershme kriminale gjat v. 90-96-98 e deri 2013-tën interesat e misioni i tyre është që të hedhin poshtë çdo fakt kriminal që implikon S.Berishën,F.Nanon ,apo të tjerë në krim,pasi vetë jan të njollosur .

    Por kini durim !……,do të vijë shumë shpejt edhe dita e ideve të reja e,liderve të ri ,të vendosjes së lirisë e drejtësisë së vërtet edhe për shqipëtarët,.

    Shumë shpejt do ta shohim me sytë tanë edhe kriminelin S.Berisha prapa hekurave.ligji, drejtësia dhe demokracia evolon në mënyrë progresive duke ndryshuar edhe klasën politike dhe rrjedhimisht edhe drejtësinë në vendin tonë ,duke filluar me Wetingun me emrime të reja në prokurori dhe gjyqësor ,do vijnë njerëz të ri që u dhimbëset atdheu më shumë se Spartaku B,Taku e Ngjala .

    Por drejtësinë dhe shtetin ligjor në R.SH-së duhet ta vendosim vetë ,jo të presim 30 vjet nga Amerika .apo Europa ,kësaj i thonë “prit gomar sa të mbijë bar ,por kur bari mbiu , gomari ngordhi ” !….

    Reply to this comment
  13. Skenderi October 31, 21:24

    Kete popull e mban gjalle shpresa per te varur sali berishen dhe kelyshet si ky ngjela, pela…

    Reply to this comment
  14. Mal Uka October 31, 22:12

    Ketu po behet propagande qe te largohet vemndja nga
    bashibuzllaku i qeverisjes teper te keqe dhe shkalles degjeneruese qe e ka kaplue sistemin Tjetra ngjarjet
    e 1997 ishin te planifikuara prej shishit te Enver Hoxhes
    qe ende vepron Edhe piramidat ,edhe tollovite edhe
    gjakderdhjet i kan planifiku dhe diktue socjalistat Enverista per ta marre pushteti Ndersa PD nuk kan pase pervoje per tu mbrojte prej specjalistave duerpergjakun 40 e ma shume vjet Spartak Ngjela
    e thot te verteten qe nuk mund te dyshohet Ndersa
    Ai Braho lehe sa per ta ersave te tashmen E pse
    Kur e mueren pushtetin Socijalistat nuk i shkuen
    deri ne fund hetimeve Pergjegjeja se u kishin dale
    montimet e tyre ! Kjo sdo koment
    Salih Berisha eshte kokrra e burrit Nera e kombit
    Nera e flamurit !

    Reply to this comment
    • xxx November 1, 00:21

      Or Sali Kari, po lavderon vedin a? Hajt se qela t’asht bo gati ne Rec, nji apartament per gjith familjen do keni n’dispozicion, dhe nji dritare nga ku shqiptaret mund t’ju pershendetin me gelboqe.
      Pthuuuuuu race poshter, pthuuu spiun i serbit, i shkjaut.

      Reply to this comment
    • ... November 1, 13:50

      O Uk te cafte uku! Edhe krimbat qe do ta hane pas vdekjes Berishen nuk do te jene dakort me ty. Ato do te ankohen per mishin e helmuar qe ka ky njeri

      Reply to this comment
  15. Dhimbia e madhe popull. October 31, 23:50

    “fterri” qe ma shkruan me f-te vogel,duhet ta shkruash ne germa FLORIRI ate emrin tend,sa ate mendie ndritur atdhetare sa argumentoni me siper.
    E kemi thene e thene; duhet kapor “demi”nga briret dhe pike. Qeveria aktuale jo te nderroje ministra,po te “rishikoje teresisht punen e saj.Nje mbledhie analize qeverie nuk kemi degjuar a pare.kritikojme “njeshin” (Enver Hoxha,qe ku ta gjesh)dhe leme te livadhisin ata qe shkaterruan shqiperine me 97-ten e ne vijimesi…
    Mblidhni mendien o vellezer emotra kudo jeni. Nuk durrohet kjo gjendie e krijuar me gjoja Pozite-Opozite qe jane nje,po hane kokat e nje populli,fatkeqesisht pa KOKE. Verini gishtin KOKES e gjeni ate….? !
    Antishqiptaret pregatisin TERROR.Priuani duart me VOTAT tuaja..
    Si do i dalim popullit, perpara festave te NENDORIT ?!
    Dhimbia e madhe popull !

    Reply to this comment
  16. popull i thjeshte November 1, 09:16

    Zoti Ngjela me ate te nderuar mendje profesionale ti kembengul per largimin e Rames, si kundershtar te Reformes(qe mua per momentin nuk me rezulton),ndersa per Berishen na tregon mungese provash,sikur ne 97-en qe nje loje luftrash femijesh dhe nuk pati asnje tragjedi.Kjo eshte tallje prej bastardi se ne ate kohe interesat e tua nuk te lejonin ti shkoje deri ne fund asaj tragjedia ,qe eshte me e hidhura ne historine e ketij populli te shume vuajtur.Por ti hiqesh si profesionist,por nuk je gje tjeter veçse nje pragmatist,qe ne keto momente kerkon te futesh ne nje thes gjithe klasen politike,me shpresen qe mund te dale ndonje drite e vogel dhe per ty,qe ke ngelur si nje langaraq neper studiot televizive.E them kete se ti nuk je conseguent ,se para zgjedhjeve te 2017-es flisje ne favor te Rames per Reformen ne Drejtesi.Kur e pe qe nuk te dhane asnje post pas zgjedhjeve,nderrove mendje.Per Berishen je akoma i rezervuar,se nuk i harron benefitet,kur ne ndergjegje je koshient qe ai eshte shkaktari kryesor i kesaj amullije ne Drejtesi qe e ktheu ne nje kamikaz ne sherbim te klanit te tij,qe vazhdon akoma ta pengoje ate Reforme,dhe zotrote i kundervihesh Rames,qe jo se dua ta mbroje se dhe ai ka mekatet i tij,por dua te them se dashi kapet nga briret ,jo nga bishti.Prandaj ate profesionalizmin tend tregoja ndonje tjetri,se ti nuk je gje tjeter veçse nje interesaxhi,qe pak ke dhene ne interes kombetar.Justifikimet per hetimet e tragjedise se 97-es nuk jane veçse loje fjalesh,apo dhe ne kete rast do thuash qe i kane amerikanet,qe shume te vjen per mbare ti permendesh.Historine e nje kombi e bejne njerezit me te shquar te atij kombi,ne te mire e ne te keq.Te huajt mund te japin nje dore,por kur ai popull nuk eshte i afte te nxjere ne pah njerez qe vertete vene interesin kombetar para atij personal,nuk ben gje tjeter vetem rri ne agoni,derisa dhe te huajt lodhen.Kot nuk na quajne fqinjet,qe jemi nje komb qe s’kemi bere shtet asnjehere.

    Reply to this comment
  17. Mal Uka November 1, 09:59

    Eshte Tropoja vendi i trimnise
    I Bajram Currit e I dragobise
    Viqidollit e i krejt Shkodres
    Qe Rrite burrat tMalesise te Gjakoves
    Nja prej tyre burre me ore
    burre me dije e mendje te holle
    me guxim qe i jepe drejtesija
    me fuqi qe i ka dhane vota
    Ia pranon idene krejt bota
    Nuk e tremin nshipni do bisha
    Nuk Lakohet Salih Berisha
    Krah me popull taman shiptare
    Salih Rama eshte faqebardhe !

    Reply to this comment
  18. Shkodra qi s ka lidhje hic me Vicidolin November 1, 15:22

    Malit te Ukajve:

    bejtat teja jam tue i ndi
    ato fort po mi kande
    vec kur shkoj ne qenef me u dhi
    me bjen nder mend per zotnine tande

    Reply to this comment
  19. kasem gahinji November 2, 13:06

    tropoja vend i trimerise dhe beses mburret me bac bajram in. po kush e vrau basen. pse?te pakten ta varrosnin,por erdhen hasjanet dhe e varrosen. nje djale tropoje ne nje interviste nga turqia tha se ne tropoje ka qene nje nga qendrat e agjentures jugosllave dhe serbet.

    Reply to this comment
  20. Lleshi November 3, 15:25

    Faqezi si Saleh Rama
    Gjithkund asht leshu piskama
    Asht trand vendi
    E ka ra gjama

    Fare e keqe kurre mos pjellte
    Qofte i fundit ne keto hapsina
    Ardhte dita dhe dilli çelte
    Me i faru kto qelbsina

    Nana loke Shqipni
    I namt me brez e me fare
    Salehun e rodin e tij
    Qe dun me e fut ne varr

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim