“Spastrime” në qeverinë Rama? Cakaj dhe Shahini: Spekulime, nuk lëvizim nga Shqipëria dhe jemi mjaft të fokusuar në detyrat tona

July 7, 2020 10:56

“Spastrime” në qeverinë Rama? Cakaj dhe Shahini: Spekulime, nuk lëvizim nga Shqipëria dhe jemi mjaft të fokusuar në detyrat tona

Përmes reagimeve zyrtare, ministria e Arsimit është shprehur për Gazetën Ekspress, se nuk ka asgjë të vërtetë në ato lajmë që qarkullojnë dhe se Besa Shahini është mjaft e fokusuar në detyrat e saj në Shqipëri.

Përmes reagimeve zyrtare, ministria e Arsimit është shprehur për Gazetën Ekspress, se nuk ka asgjë të vërtetë në ato lajmë që qarkullojnë dhe se Besa Shahini është mjaft e fokusuar në detyrat e saj në Shqipëri.

“Nënvizojmë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me to. Siç ndodh rëndom në kaosin dashakeq dhe lajmet e rreme që mbizotërojnë aktualisht në media, edhe lajmi në fjalë është plotësisht i pavërtetë”, thuhet në reagimin zyrtar.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe ministria e Jashtme, ku shprehet se nuk ka asnjë të vërtetë për lajmin se Ministri Gent Cakaj do të “spastrohet” nga qeveria Rama.

“Cakaj është Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë si dhe Sekretar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. E gjitha puna e tij është e fokusuar tek realizimi sa më i suksesshëm i detyrave të cilat i janë caktuar dhe mbi të gjitha këtij mandati. Çdo punë e tij e zhvilluar deri më sot shkon në përputhje me mandatin e tij. Kjo për t’u nënvizuar. Më vjen keq, por çdo gjë tjetër është spekulim për qëllime politike”, kanë thënë nga Zyra për media e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Prej dy ditësh në media qarkullojnë zëra se kryeministri Edi Rama do të bëjë ndryshime në qeveri.  Gazeta Shqip, shkruante se dy më të prekurit janë Shahini dhe Cakaj, që sipas të njëjtave burime, do të bëhen ojesë e PDK-së.

Edhe analisti Carlo Bollino, bëri një listë me notat përkatëse për secilin ministër dhe i këshillonte kryeministrit Edi Rama që të largonte Cakajn, Shahinin dhe Lleshajn.

Zyrtarisht, dy nga këto Ministri i hodhën zërat poshtë dje.

j.l./ dita

July 7, 2020 10:56
Komento

2 Komente

  1. Vendimi July 7, 11:09

    Ministër Cakaj, puna juaj mund të jetë më mirë e “PËRQENDRUAR” se sa e “FOKUSUAR”. Sa të marrim vesh se si ajo (puna e juaj) mund të jetë e “fokusuar” të mbaroi mandata.

    Reply to this comment
  2. MYSHEVIR SHABANI Nuk jam robot July 7, 19:10

    Gent Cakaj dhe Besa Shahini te dy ministra ne qeverin Rama jane propozuar nga Bation Haxhiu i cili beri nje liste me notat perkatese per seicilen minister te qeverise Rama.Lista me emerat e ministrave te Qevrise Rama fillonte me Ramen Kryeminister me 32 pike dhe se dytime Linditen me 28 pike dhe do te perfundonteme mininistrin e puneve te jashtmeBushatin me 14 pike Pra vendin e Lindes e zuri Besa Shahini ddhe vendin e Bushatit e zuri Gent Cakaj.Prej asaj kohe dhe ne vazhdim per mua nuk eshte ndegjuar Bation Haxhiu Edhe analistiCarlo Bollino,ka bgere nje liste me notat perkatese dhe keshillon Kryeministrin Edi Rama qe te largoj nga Qeveria Cakajn,Shahinin dhe Lleshajn.Adota pranoj Rama largimin e Lleshajt?Myshevir Shabani New York

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim