Spastrime të reja në Turqi, pushohen 51 mijë punonjës të shtetit

September 2, 2016 14:44

Spastrime të reja në Turqi, pushohen 51 mijë punonjës të shtetit

Janë pothuajse 51000 punonjës të shtetit të pushuar në Turqi në kuadër të spastrimit të madh të nisur pas grushtit të dështuar të shtetit 15 korrikun e shkuar. Një dekret i publikuar së fundmi në gazetën zyrtare turke njofton pushimin e 50.589 vartësve të shtetit, duke përfshirë mijëra mësues dhe akademikë dhe të gjithëve u është ndaluar të punojnë në të ardhmen në institucione.

“Spastrimet do të vazhdojnë”, shkroi në Twitter zëvendës/kryeministri Nurettin Canikli. Ministria e Arsimit është me prekura me 28.163 vartës të pushuar, kryesisht mësues. Dekreti, gjithashtu formalizon largimin nga shërbimi për 7,669 policë dhe 323 burra të xhandarmërisë.

I prekur nga shkurtimeve masive është edhe Këshilli i Arsimit të Lartë me 2,346 pushime nga puna, si dhe ministritë e Shëndetësisë dhe Financave, ku janë përkatësisht 2,018 dhe 829 punonjës të detyruar të lënë postin. Në ministrinë e Bujqësisë spastrimet prekin 733 të punësuar dhe 1,519 punonjësi të Departamentit për Çështje Fetare të detyruar të largohen.

Duhet të lënë detyrën 24 guvernatorë dhe 102 zëvendës/guvernatorë. Dekreti, i cili përfshin edhe zyra të tjera publike, parashikon gjithashtu se autoritetet mund t’u marrin pasaportën për më shumë se 50 mijë persona të prekur nga masa, të gjithë të akuzuar për lidhje me lëvizjen e Imamit Fethullah Gylen, që konsiderohet nga qeveria e Ankarasë shkaktarja e grushtit të shtetit.

Ndërkohë, autoritetet turke kanë liruar 33,838 të burgosur në burgjet e vendit, për t’u liruar vendin mijëra personave të arrestuar për lidhje të dyshuara me grushtin e shtetit. /DITA

September 2, 2016 14:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim