“Spastrimi” në administratë, LSI kallëzon penalisht 3 ministra dhe zv/kryeministren

June 3, 2017 15:34

“Spastrimi” në administratë, LSI kallëzon penalisht 3 ministra dhe zv/kryeministren

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë kallëzim penal për ‘shpërdorim detyre’ për 3 ministra dhe zëvendëskryeministren, pas vendimeve për pezullim nga detyra të punonjësve të administratës por dhe për disa drejtorë, me pretendimin se këta të fundit kanë shkelur kodin elektoral, për përfshirje në fushatë zgjedhore.

Kështu, në një dalje para mediave, deputetja Kejdi Mehmetaj bëri të ditur për publikun se LSI ka kallëzuar ministren Milva Ekonomi, ministrin teknik të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ministren e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kertusha dhe zv.Kryeministren Ledia Mandija.

Mehmetaj sulmoi ashpër qeverinë ‘Rama’ si dhe marrëveshjen e arritur me PD-së, të cilët e cilësoi ‘marrëveshje errësire’.

“Task Forca e drejtuar nga zv.kryeministrja Leidia Mandija po bën shkelje flagrante të ligjit dhe në mënyrë arbitrare ka nisur një hakmarrje dhe shantazhe ndaj punonjësve të administratës. Nga radhët e LSI nuk është përfshirë asnjë ministër dhe punonjës në fushatë. Është një skenar i errët prej marrëveshjes së errësirës. Ne denoncojmë publikisht fushatën e hakmarrjes ndaj njerëzve të fushatës elektorale”, tha ligjvënësja e LSI-së.

June 3, 2017 15:34
Komento

8 Komente

  1. hysen June 3, 16:06

    Kesaj i thone pirdh pirdh se lirohesh

    Reply to this comment
  2. hë për hë.... June 3, 16:14

    Kjo pionieria e katundit KSI po ben interesante. Demek eshte perfshire ne politiken e madhe. Karagjozllek fushate tani qe do te na mungoje edhe portokallia…

    Reply to this comment
  3. malo June 3, 16:23

    Me vjen keq qe e perdorin keshtu si kobure kete adoleshenten …

    Reply to this comment
    • Shoku June 3, 18:57

      O Malo vellai, jo vetem kjo, por tere ajo rini qe I shkon pas LSI po perdoret si kobure. Jane te rinj e e e thote gjyshja ime.

      Reply to this comment
  4. NATASHA June 3, 16:50

    paret ku i ka lilua,na keni dale ne gare si force e pare. po shihni endera me sy hapur ,as lilo e as vasili nuk e meritojne, sa te forte jeni per te bere vica burin kryeminister e do dhe monika,zonje e pare behet edhe tani sepse presidentin e ka ne shtepi,-per dite intriga bejne kryetaret,te gjithe mendojne si ta heqin ramen si ta heqim ramen na ka zene eugen sa te jete kryetar ai tjerni lesh me fugen JU IHOM SHQUPTAREVE MBLIDHNI TRUTE VOTONI NDRYSHIMIN HAPNI MIRE SYT

    Reply to this comment
  5. XXXL June 3, 18:44

    Po kur i futet ne keto vende pellumbesh nuk i bete ne erresire vendimet e emerimit moj tru laraske, cfare keni bere mbrapsht do t’y kthehet ne surrat do t’u bjere.

    Reply to this comment
  6. liria June 4, 11:28

    Une kam qene pak i emancipuar, por keshtu si po ndoth qe ca kalamaqe femra kane marre ne dore politiken, flaken do ti vene atij vendi. Ato s’kane faj se eshte mosha qe zjen gjaku, por faji eshte i atyre qe i vene ne keto poste, kur liria e pornos eshte pa kufi dhe e drejte e tyre e pamohueshme ne demokraci. Vendosni kufi se i prishet keto vajza te reja qe diten dalin si politikane ketu dhe naten shkojne tek xhamat. Keshtu do ta beni vendin dhe jeten e popullit ju, pjese te pornos?!

    Reply to this comment
  7. DIBRANI June 4, 17:22

    Sa nuk i duroj dot keta hajdutet e felliqur te LSI-se ! Prit te beje shtet kjo biba , qe as ia ka haberin dhe as deshiron te dije se cfar eshte dhe si duhet te funksionoje nje shtet
    normal ! Ajo di vetem te ngrere kartonin kur te urdherohet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*