Specializimet e Mjekësisë, detajohen 5000 pyetjet zyrtare për provimin

November 15, 2014 11:33

Specializimet e Mjekësisë, detajohen 5000 pyetjet zyrtare për provimin

Rektorati i Universitetit të Mjekësisë ka zbardhur gjatë ditës së djeshme 5000 pyetjet zyrtare rreth të cilave duhet të përgatiten kandidatët që duan të vijojnë studimet e specializimit në profile të ndryshme mjekësore. Nga ky fond, do përzgjidhen 100 pyetjet finale për testin me shkrim. Detajet e plota për secilin specialitet. Gara parashikohet të jetë e fortë, pasi kuotat e miratuara janë të kufizuara, krahasuar me fluksin e lartë të kërkesave që shfaqen për këtë cikël studimesh

Pranvera Kola

Me shpalljen e kuotave dhe tarifave të studimit, Rektorati i Universitetit të Mjekësisë dhe ekspertët e Fakultetin e Mjekësisë kanë detajuar listën e 5000 pyetjeve zyrtare, nga të cilat do të përzgjidhen edhe 100 pyetjet finale për kandidatët që do hyjnë në provimin me shkrim të specializimit. Sikundër ka ndodhur në vitet e shkuara, gara për të fituar një të drejtë studimi në programet e specializimeve parashikohet të jetë e ashpër, për shkak të fluksit të lartë të kërkesave që shfaqen për specialitete të ndryshme mjekësore, ndërkohë që numri i kuotave të miratuara për vitin e ri akademik 2014-2015 është i kufizuar. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar disa nga pyetjet e fondit zyrtar, të cilat do të jenë edhe pjesë e testit që kandidatët do të japin me shkrim. Fondin e plotë të pyetjeve e gjeni të detajuar në faqen zyrtare të gazetës “Dita”, www.gazetadita.al. Sipas përcaktimeve të bëra nga dekanati i këtij fakulteti, kandidatët që aplikojnë për të ndjekur programet e specializimeve afatgjata me kohë të plotë do të kalojnë në tre faza konkurrimi, ku secila vlerësohet me pikët përkatëse. Për të fituar një të drejtë studimi në këto programe, kandidatët do t’i nënshtrohen një testimi specifik në fushën ku dhe janë specializuar. Vetëm nëse kalojnë me sukses këtë testim dhe kanë notë mesatare të studimeve të kënaqshme, do të mund të vijojnë fazën tjetër të përzgjedhjes, atë të intervistës. Testi me shkrim do të ketë në përmbajte 100 pyetje specifike rreth specialitetit të secilit kandidat, vlerësohet me pikët maksimale, 60-70 për qind të totalit të pikëve që duhet të mbledhë kandidati. Mesatarja do të ketë 20 deri në 30 për qind të pikëve, ndërsa faza e fundit që do të jetë intervista, do të vlerësohet me 10 për qind të totalit të pikëve. Konkretisht bëhet fjalë për rreth 36 programe të ndryshme, në të cilat kandidatët do të mund të aplikojnë për vijimin e studimeve të specializimit afatgjatë. Programet e studimeve të specializimeve afatgjatë do të përfshijnë kuota pranimi për specialitetet në Alergologji, Anatomi patologjike, Anestezi-reanimacion, Dermatologji, Endokrinologji, Gastrohepatologji, Hematologji, Diagnozë me imazhe, Kardiokirurgji, Kardiologji, Kirurgji e përgjithshme, Kirurgji maksilo-faciale, Laborator klinik-biokimik, Mikrobiologji, Mjek familjeje, Mjekësi interne, Mjekësi ligjore, Nefrologji, Neurologji, Neurokirurgji, ORL, Obstetrikë-gjinekologji, Okulistikë, Onkologji, Ortopedi-traumatologji, Pediatri, Pedodonti, Pneumonologji, Psikiatri, Psikiatri e fëmijëve dhe e adoleshentëve, Reumatologji, Sëmundje infektive, Shëndet publik, Terapi stomatologjike, Toksikologji klinike, si dhe stomatologji (kirurgji orale, kirurgji maksilo- faciale, protetika fikse, protetika të lëvizshme, protetika kirurgjikale, ortodonci periodontologji). Tarifa e studimeve për secilin program është përcaktuar të jetë 115,000 lekë, ku 30 për qind e kësaj tarife kandidati i shpallur fitues duhet ta shlyejë që në momentin e parë të regjistrimit.

November 15, 2014 11:33
Komento

3 Komente

  1. Alban November 15, 11:49

    Ku mund ta gjejme fondin e plote te pyetjeve?

    Reply to this comment
  2. klodi November 15, 12:46

    ku mund ta gjejme listen e plote te pyetjeve?

    Reply to this comment
  3. Lindita January 9, 17:09

    Po listen e plote te pyetjeve ku mund ta gjejme?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*