Spikerja që denoncoi shefin për ngacmim seksual bëhet hit

February 11, 2016 13:30

Spikerja që denoncoi shefin për ngacmim seksual bëhet hit

Spikerja e lajmeve iraniane po bëhet hit në internet. Ajo denoncoi publikisht dy shefa të saj se e kanë ngacmuar seksualisht për një periudhë të gjatë kohe.

Kjo bëri që spikerja të linte punën dhe të largohej nga vendi. Sheena Shirani punonte tek stacioni televiziv Press TV, transmetues shtetëror në gjuhën angleze. BBC-ja shkruan se denoncimi i gruas po thyen tabu në vend.

Akuzat në publik janë shpërndarë në mënyrë spektakolare. Gazetarja ka publikuar edhe një material audio të një bisede telefonike ku shefi i saj Hamid Reza Emadi e pyet në mënyrë të vazhdueshme për favore seksuale. Materiali audio i hedhur nga ajo në Facebook është dëgjuar më shumë se 120 mijë herë. /DITA/

February 11, 2016 13:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*