Spiropali-Blushit: Letër e hapur e kotë për një shkrimtar që po tretet kot më kot nga inati se nuk po riciklohet dot

September 30, 2016 14:05

Spiropali-Blushit: Letër e hapur e kotë për një shkrimtar që po tretet kot më kot nga inati se nuk po riciklohet dot

Pas letrës së Blushit të publikuar sot, ku thoshte që ka vendosur të largohet nga Partia Socialiste e duke konsideruar këtë të fundit si kazan plehërash, ka reaguar edhe sekretarja për Rininë njëherësh zëdhënëse e kryesisë së PS, Elisa Spiropali.

Spiropali në një postim në Facebook, teksa publikon letrën e Blushit e quan atë një shkrimtar që po tretet nag inati e që nuk po riciklohet dot.

Ja postimi i plotë i Spiropalit në Facebook:

“QESE EKOLOGJIKE BLUSHIT PER PAZAR

Letër e hapur e kotë për një shkrimtar që po tretet kot më kot nga inati se nuk po riciklohet dot.

Ti që shkruan për ligjet, po nuk lexon asnjë nen; Ti që flet po nuk dëgjon; Ti që prodhon rima pa kuptim dhe pa qëllim; Ti që u qan hallin njerezve që s’di t’iu japësh as dorën; Ti që e do Shqipërinë vetëm si maskë për mungesën tënde të dashurisë për të; Ti që merresh me ekonominë në tribunë se nuk bëre dot ekonomi për vete në tryezën e qeverisë; Ti që ke qenë tre herë ministër dhe bëre tre vrima në ujë; Ti që parimet i ke armë për interesat e tua krejt personale; Ti që reciton broçkulla si të Lulit se mendon se shqiptarët nuk meritojne respekt, po vetëm manipulim; Ti që di të bësh vetëm sherr se s’di të ujisësh asgjë etj. Ti je kazani i ambicies tënde që nuk përputhet me paaftësinë tënde!

Kam vite që s’të dëgjoj asnjë ide origjinale dhe më ka ardhur sinqerisht keq kur bëre thirrje të shkruhen emrat e kolegëve nëpër kazanë duke u shitur si origjinal. Sepse unë e mbaj mend mire, kur protestoja kundër firmës tënde si ministër i Nanos, që emri yt u shkrua nëpër kazanë sepse ishe ti që firmose vendimin famëkeq të asaj qeverie për të ndërtuar katër furra gjigande për djegien e plehrave të kamorres italiane.

Dhe kurajo të madhe ke sot kur ajo kompani që i dhe firmën kërkon 400 milionë euro nga shteti shqiptar pse nuk solli dot plehrat në Shqipëri, zotrote kap flamurin e ekologjistit për të dalë nga partia, ku more çfare munde dhe kurrë nuk u mor vesh çfarë dhe!

Riciklim të mbarë Blush, sot ke qenë më në fund i vërtetë në paaftësinë tënde për të qenë sadopak solidar në një parti ku përfaqsove vetëm egoizmin tënd plastik”, shkruan Spiropali./Lexo.al

September 30, 2016 14:05
Komento

5 Komente

  1. Estilen September 30, 16:52

    E ne fund te fundit mire i ka thene legen Blushit.. Tre vjet deputet ne qarkun Elbasan, vinte si gjel dhe ikte pule… nuk denjoi te pinte nje kafe me nje qytetar apo fshatar, se kushedi, kush frike mos e hanin pleshtat… Burri i mire por opozitar i tipit Basha, por nje pozitar i keq, pa principe dhe i pa moralshen ndaj zgjedhësve te tij ..prapa diellit Blush ..por dije se më Tosin e Nanos kurre nuk ke per te bere karrierën, mbasi edhe nano e shtroi rrugën me balte per vehte, se per ty nuk ka lene rruge fare

    Reply to this comment
  2. Emigranti September 30, 17:00

    Te lumte pena Z Spiropali ! Ke thene nje te vertete te madhe ,per sa kohe qe ka aderuar ne PS vetem derr derr ka berre.Mesa kam degjuar kohe me pare ka qene ne Turqi nje gazete satirike qe titullohej DERR DERR do te ishte mire qe te sinjalizohej kjo gazete mbasi boll u argetuam ne shqipetaret ,le te argetohen edhe qytetaret e turqise.Partia Socialiste eshte duke punuar me perkushtim duke realizuar reformat,pra eshte ne ecie se dalin mbetje te pa riciklushme si puna e Ben Blushit apo ndonje tjeter ajo rrit cilesine dhe behet me e forte.

    Reply to this comment
  3. bujar September 30, 20:02

    …Ben Blushi i bente thirrje popullit me nje leter publike per te kundershtuar me force ligjin per riciklimin e plehrave….kurse une po te jap kete pergjije per ty plehre Ben Blushi…ashtu siç eshte e nevojshme bile edhe imediate riciklimi i plehrave qe po na mbysin…..ashtu ka edhe nevoje vendi yne dhe politika jone shqipetare per riciklimin dhe per tu hedhur ne koshin e plehrave njerez si puna juaj e politikanve si soji yt ….me soj e sorrollop …boll me …jeni bere njerez te padurueshem dhe te neveritshem deri ne kulm…

    Reply to this comment
  4. Kali Tropojes October 3, 10:54

    Dje me 2 tetor ne portalin opozitar “Lapsi.al” pati nje reagim te besueshem nga kryeredaktori, i cili demaskoi hapur intrigen e qelbesirave te parilindura, per te denigruar me paturpesi figuren e Ben Blushit.

    Sipas një investigimi te gazetareve te “lapsit”, mashtrimi mediatik kunder deputetit qe i tha nje “JO TE FORTE” nismes se Rames dhe Shalsit per te qelbesuar vendin me plehrat e botes, nuk eshte gje tjeter vecse… Citat: “një përsëritje e shëmtuar e skenave më brutale që regjimi i Berishës ka prodhuar në sulmet kundër Pashkos, Cekës e të gjithë mocionistëve të tjerë (1993).”

    Ne shkrimin e tij me titull Rilindasit (si dikur Berisha) kundër Blushit Andi nder te tjera shkruan se… “Kritikë të udhëheqësit, janë fshikulluar në mënyrat më të poshtra, janë nëpërkëmbur me mjetet më brutale, janë bërë pre e një makinerie shpifjeje dhe denigrimi që mund ta vënë në punë vetëm regjimet diktatoriale.”

    Me tej ai shton se…

    Gjithnjë në këto 25 vjet, janë gjetur komsomolas të devotshëm, gra në kërkim të mashkullit super-hero (duhet ta kete patur me siguri me super-doganieren e kanabisit dhe super-balerinen e qylametit), media të përdala, që e kanë parë të keqen tek “armiku i partisë”.

    Ndryshe nga sa u pretendua nga mediat që Edi Rama ushqen me para publike, Ben Blushi, si ministër i Pushtetit Lokal të Fatos Nanos, jo vetëm që nuk kish firmosur për importin e plehrave nga Fraçesko Beketi drejt Tiranës, por pati kërkuar anullimin e marrëveshjes dhe rinegocimin e kushteve të saj.

    Për shumëkënd, ai, edhe po të kishte firmosur, nuk do të kishte bërë asnjë krim më të madh se të gjithë ministrat shqiptarë në vazhdimësi, që nga ata të Nanos, Berishës dhe Ramës.

    Si një nga ata që e njoh nga afër Blushin, që e kam parë si kryeredaktor të “Koha Jonë” të ndeshet me pushtetin e “duarve me gjak” të Berishës, apo si ministër, të kundërshtojë shefin e partisë dhe të qeverisë, për ti dhënë firmën e kandidimit Edi Ramës, kam ruajtur gjithnjë mendimin se ai është një nga ata të rrallët politikanë që përpiqet të sintetizojë me koherencë ato që mendon me aktet që ndërmer.

    ***

    Nisur nga bindja personale, por dhe nga konstatimet, se sulmi qe ka si qellim denigrimin e figures se z.Blushi dhe z.Hafizi vjen me se shumti nga mbeturinat e pareciklueshme te rrjeteve “asociale”, mendoj se ish-DOGandhjerja ka marre urdher te beje qenlehesin e te Zotit, pa e kuptuar se do te jete vete i Zoti ai qe kur ta shtrydhe mire e mire si limoni do ta hedhe me duart e tij ne kazanin e plehrave. Deri atehere, “mediokriteti duhet te jete ngazelluar mjaft ne injorancen e tij.

    Reply to this comment
  5. Julian xheraj October 19, 00:17

    Spiropali apo si te quajn.. Brava ti e ke kuptuar sistemin politik ne shqiperi….
    Lepij cili te jep pushtet….
    Por ste kan mesuar ne universiatete jasht shtetit se cila ka lindur perpara? Pula apo veza???
    Sepse blushi esht i vjeter ne politike kur blushi rrezikonte jeten per demoktaci ti me parat e mamit dhe babit qe pastaj zoti e din si mund ti ken ber ato para po nejse ti me parat e babit lezoje lajme ne internet mbi politiken shqiptare dhe haje cokollata…..
    Ju nuk jeni te arsimuar jasht shtetit por te dipllomuar neper poshtersi interes dhe perfitime…. Sepse nese vertet ju kan shkolluar jasht shtetit nese do kishit nje grimce ndergjegje nje grimce inteligjence nuk do rrinit te lepinit qeveritar zortaxhi mafjosa qe votat i blejne me para… Apo valle je e shkolluar dhe inteligjente por ne partin tende nuk arrin te kuptosh nga burojne votat…. Se shqiptari ndofta eshte me injorant se ti por e ka par se si u shiten votat per 30-60 mij lek….
    Prandaj do beje me figure te mire te rrije urte e jo te dalesh si kuceder te recitosh pallavrat e atij palles qe rrin gjith diten ne Facebook, dhe ne 100 dit vetem vilen e vet beri… Cfar ewardhme jeni ju rinia e shkolluar jasht kur heshtni perpara nje akti vandal si 21 janari dhe beheni pjese me ilirin drogen dhe at ed ramen??? Apo as kte arsimi yt i larte nuk te ben te kuptosh???
    Un shyqyr hika nga shqiperia por ndjej keqardhje per popullin tim per njerez si ti. Se gjithmon te majte e te djathte te njohur i thoja vazhdoni te shpresoni se rinia e shkolluar jashte do ti bej gjygjin ketyre per vuajtjet tona…. Por ju sikur shkolloheni te camorra jo te universiteti sepse nuk keni asgje vetem interesa akoma me mafiose e pa dinjitet per interesat e xhepit tuaj….
    Lerini ore keto turpe e nese vertet keni ber ndonje vit universitet nese keni marre sado pak kulture behuni bashke rinia shqiptare te majte e te djathte bejini gjygjin ketyre kriminelave tregojuni popullit qe vini ne politike per fjakun tuaj per nacjonin tuaj per dinjitetin combetar dhe pastaj beni dy mij parti po deshet por te pakten jini te sinqerte se populli nuk han bar… Dhe ta dini me shum ju injorantet e rinj ne politik se ndofta populli shqiptar nuk ka force dhe shkollimin e mundur per tju ndershkuar por femija qe po rritet po sheh nene baba te aferm qe ju i tallni dhe villni… Dhe nuk do harroj kurre tju ndershkoj me menyra demokratike…
    Ju hiqeni sikur jeni te shkolluar por nuk dini te beni dy llogari te thjeshta… Keta qe po vjedhin me lopata ndofta nuk do jen gjalle kur populli te rrise fidanat e tij nacjonaliste, por ju! Femijet tuaj! Mendoni se do perballeni me injorante si sali berisha e taulant balla????
    Jo mer jo se do vije koha jam i sigurte ju do jua bejne gjygjin njelloj si oficerat e hitlerit per krimet genocidin ekonomik qe po i beni ose me mire si gestapot mbeahtesnin hitlerin ju te majte te djathte pa ber llogari po mbeshtesni keta hitlerat e vegjel te babezitur per pushtet dhe te pangopur per para…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim