Spiropali: Propozimi i PD minon reformën në drejtësi

September 11, 2018 17:50

Spiropali: Propozimi i PD minon reformën në drejtësi

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, reagoi pasditen e sotme pasi më herët PD depozitoi në Kuvend, pr/ligjin për Vettingun e politikanëve, ndërsa në një deklaratë Salianji u shpreh se vettingu në politikë ecën paralelisht me vettingun në drejtësi.

Në deklaratë, Spiropali thotë se propozimi i Partisë Demokratike minon reformën në drejtësi. “Propozimi i tyre është të marrësh reformën në drejtësi dhe ta grisësh. Luli mund të ketë frikë nga SPAK-u e BKH, por kjo nuk është arsye qe ne t’i vëmë shkelmin vettingut që njësoj siç po pastron drejtësinë nga të korruptuarit e të paaftët, do pastrojë edhe politikën”, tha Spiropali.

Ndër të tjera, deputetja e PS u shpreh se mazhoranca e do vettingun dhe janë të hapur për të biseduar, “por një vetting për të qenë”.

Ne prisnim nga PD të dëgjonim se si do bënin vetingun e politikanëve, por edhe të vëllezërve, motrave, kunetërve, fëmijëve, baxhanakërve të politikanëve. Por ata thonë jo. Ne presim që politikanët jo vetëm të shkëputen nga lidhjet me krimin, por edhe të kalojnë në sitë për të ardhurat dhe pasuritë, Luli thotë jo! Ne duam që ata që nuk e kalojnë vetingun të përballen me drejtësinë, Luli thotë jo. Shqiptarët duan që vetingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur, Luli thotë jo. Luli do që kontrollin t’ia bëj Salianji me Klevisin. Kjo nuk është drejtësia që duam. Ne duam veting dhe jemi të hapur për të biseduar, por një veting për të qenë. Ata thonë hajde votojmë diçka që vetë thonë se nuk është gati. E që për më tepër, propozimi i tyre është hap pas”, tha Spiropali.

o.j/dita

September 11, 2018 17:50
Komento

10 Komente

  1. Arben September 11, 18:20

    Moj shoqe ato 3 milion eurot, ti dha partia per rolin prej

    papagalli, apo edhe ja merr here pas here ne goje

    partise??!!

    Reply to this comment
    • Martin September 11, 18:35

      Ne cdo koment do flasesh o idiot i Shqupit. Po bej pak pushim o papagall. Apo ste paguan SHQUP-i ndonje gavete fasulesh…

      Reply to this comment
      • Arben September 11, 20:03

        te mos kishte vjedhur 3 milion euro nga te miat me beso

        nuk do merresha se si e bente e me ke e bente

        Reply to this comment
  2. tori September 11, 18:47

    Zonjushe e nderuar populli kerkon e don veting si per systemin e drejtesis ashtu dhe per politiken dhe se vezhgimin i vetingut te drejtohet nga specialistet amerikan e europiane.Vetingu qe kerkon PD nuk eshte veting,por buding I servirur nga e I kontrolluar nga “babalet” e PD e te inskenuar nga “babale” Salinjani

    Reply to this comment
  3. Boston September 11, 18:49

    Arben, e di cfare po thua….? Mendoje sikur tja bejne kete koment nenes , gruas apo motres tuaj …mos te duket cudi qe ne mes te dites, pa ju drihdur dora tju qellojene mu ne lule te ballit, dhe plehra te tille e meritojne.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro September 11, 21:17

      Boston shume qenke egersuar , a thua se te dhimset Spiropali !!!??? Ketu problemi eshte se nuk duhet te na bej moral Spiropali se eshte e zhytur ne korrupsion kur ishte ne krye te doganave , per kete mjafton vetem vlera e makines , kushedi sa kushton dhe kuptohet , me rroge te shtetit ate se blen dot. Si ajo dhe askush tjeter politikan qe ka vjedhur e vjedhin kete popull, nga te dy krahet politike nuk mund te shesin moral.

      Reply to this comment
  4. Ilirjan September 11, 19:45

    Nuk po kuptohet se kush e ka TIMONIN per ta drejtuar Shqiperine dhe shqiptaret e saj !! E ka “Rilindja”, shkurt Edi Rama, sepse ia besuan shumica e votuesve te v.2013 – thote dikush, apo e ka Saliu. Nje tjeter thote se e kane te dy bashke, dhe tallin ….. me shumicen e shqiptareve.
    Ndjen neveri kur shikon e degjon gati cdo dite talljet dhe mashtrimet e politikajve tane.
    o spiropali, perse nuk kaloni ne site politikajte pra edhe vehten tende? Boll me me mashtrime dhe shashka trullosese !

    Reply to this comment
    • Arben September 11, 20:36

      qysh te kaloje veten ne site.

      edhe ajo edhe burri i saj jane hajdute qe vjedhin parate

      tona dhe vendin e kane ne burg.

      ne fund fare mire bejne, se per popullin shqipetar,

      hajdutet, krimineket, kurvat dhe kurvaret jane njerez

      tamam.

      rrofte populli shqipetar trim dhe heroik

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*