Spitalet private operojnë me dy standarde, çmime të ndryshme për të njëjtin shërbim mjekësor

June 1, 2019 16:19

Spitalet private operojnë me dy standarde, çmime të ndryshme për të njëjtin shërbim mjekësor

Ndonëse gjithkush nga ne ka derdhur kontribute shëndetësore me qëllim për të përfituar  prej tyre në momentin e duhur, këto kontribute nuk na kthehen mbrapsht.

Sistemi  shëndetësor  publik  me mjekët  shumë herë më të kualifikuar  se sa në sistemin jo publik, nuk ka kapacitete për të përballuar fluksin e madh të pacientëve që i drejtohen si me probleme kardiake, onkologjike, të veshkave, e të tjera  duke u detyruar të shkaktojë radhë të gjata.

Por  sëmundjet nuk presin dhe me hir apo pahir qytetarët duhet të zgjedhin shërbimet private, ku kontributet  shëndetësore që ata kanë derdhur ndër vite nuk vlejnë . Në shërbimet private, sapo të afrohesh në recepsion të  orientojnë  direkt me çmimet e larta. Madje ka dy standarde edhe në çmim. Nëse do të konsultohesh me një  mjek të huaj vizita të kushton shumë më shtrenjtë  sesa  vizita për të njëjtin problem  shëndetësor me mjekun shqiptar.

Askush nuk i ka kontrolluar  diplomat e mjekëve të huaj,  që lënë vendin e tyre për të ofruar shërbim në  vendin tonë. Ndonëse  tani po  ofrohet shërbim  nga studentë që kane mbaruar mjekësi  jashtë Shqipërisë dhe nuk dihet nëse  e kanë përfunduar këtë proces ose jo, por edhe çmimet për shërbime të caktuara,  shërbimi privat përdor dy standarde.

Dy vjet me parë u kostifikimi për çdo sëmundje, një   nga shërbimet universitare në QSUT   dhe he sipas përllogaritjeve një angiplatike koronare së bashku me stendat ka një kosto prej afro  148.000 lekë .  Pacientët që se marrin këtë shërbim në privat, për  që  janë dërguar nga QSUT,  e përfitojnë falas por fondi i paguan privat këtë shumë .Ndërkohë që për pacientët të cilët paraqiten vetë në shërbimet private  paguajnë çmime nga 6000 euro deri ne 12 mijë euro, pra disa fish  me shumëse sa është kosto që  në të vërtetë ka shërbimi  që ai merr. E  nëse në çmim nuk mund të ndërhyhet  për kontrollin e cilësisë, duhet  të  kalojnë ne site të gjithë subjektet private që ofrojnë shërbim shëndetësor.

e.t./dita

June 1, 2019 16:19
Komento

1 Koment

  1. prizem June 1, 23:56

    Artikull idiot.
    Taksa e shendetit shkon per investim ne sistemin publik.
    Cmimet ne sistemin privat i vendos tregu dhe jo shteti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*