Spitalla, Ahmetaj: U anulua për arsye politike

February 18, 2016 12:59

Spitalla, Ahmetaj: U anulua për arsye politike

Spitalla u anullua për arsye të drejt për drejta politike, tha në Kuvend ministri i ri i Financave Arben Ahmetaj, duke u shprehur se ajo do të hapet sërish.

Spitalla është rasti spektakolar i përgjegjshmërisë së një qeverie. E para, kam dosjen e 9 zonave ekonomike që keni dhënë, nuk ka funksionuar asnjëra.

U detyruam t’i anulonim. Ne bëmë proces transparent, morrëm dhe oferta.

Anulohet Spitalla për arsye të drejt për drejta politike të mbështetura me arsye të shëndosha teknike dhe do të hapet sërish në sytë të publikut”, tha ministri Ahmetaj.

Një ditë më parë, ministria e Ekonomisë u komunikoi vendimin e anulimit të Spitallës dy kompanive pjesëmarrëse, për mungesë dokumentacioni.

February 18, 2016 12:59
Komento

5 Komente

  1. elona February 18, 13:19

    Më në fund një qeveri që mendon për interesat reale te Shqipërisë

    Reply to this comment
    • Liza February 18, 13:33

      Zonat industriale duhen vendos ne pune sa me shpjete sepse jane nje menyre shume e mire per rritjen ekonomke.

      Reply to this comment
  2. Andi February 18, 13:21

    Jo po te flasin tani kta te opozites se vetem te llapin din

    Reply to this comment
  3. info analitike February 18, 14:31

    Permendet transparenca dhe hidhen ne sulm jeniceret e transparenca.al. Kjo logjike e Ahmetajt nuk qendron sepse nese gjerat do te kishin qene ne rregull nuk kishte arsye perse te terhiqej. Pastaj le te na shpjegoje Ahmetaj perse meqe koncesionet nuk kane funksionuar me qeverine e meparshme dhe me kete aktualen ai vazhdon t’i jape akoma me teper.

    Reply to this comment
  4. test February 18, 15:20

    Rama tha tek Rudina Xhunga se kishte kerkuar te anulohej pasi vellai i tij kishte shkuar me nje shok ne Kine ne takim me firmen kineze.
    Pse shkoi vellai, eshte perkthyes i kinezces??
    Pse keta thone se nuk kishin dokumentat e duhura firmat nderkohe qe iu ka dhane ursher Rama ta anulojne? Apo nuk thone dot qe ishim te urdheruar ta anulonim??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim