Spiunazh, Berlini i kërkon shpjegime të menjëhershëm Uashingtonit

July 8, 2014 09:04

Spiunazh, Berlini i kërkon shpjegime të menjëhershëm Uashingtonit

Gjatë një vizite zyrtare në Kinë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se nëse vërtetohet se agjenti, identiteti i të cilit është i panjohur, ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete të SHBA-së atëherë do të bëhej fjalë për një proces shumë serioz. Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere, ka pohuar për televizionin publik ARD se Shtetet e Bashkuara duhet të japin versionin e tyre të ngjarjeve pas arrestimit të një punonjësi 31-vjeçar të shërbimeve sekrete gjermane, i akuzuar për dhënien e informacionit në Uashington mbi komisionin parlamentar që heton shërbimi i fshehtë i SHBA-së në territorin Gjermani. “Shpresoj që të gjithë të bashkëpunojnë për të sqaruar këtë çështje sa më shpejt, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara”, shtoi Maiziere. Sipas gazetës “Bild”, De Maiziere gjithashtu beson se Shërbimi Informativ Federal (BND) duhet të shpjegojë se çfarë ka ndodhur dhe të përgatisë “kundërmasat” për të parandaluar një përsëritje. “Gjithçka tregon se i dyshuari punonte për amerikanët”, tha e përditshmja Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung duke cituar një anëtar të Inteligjencës gjermane. Sipas mediave të ndryshme, i akuzuari i ka dhënë Amerikës 218 dokumente të brendshme gjermane, duke përfshirë edhe tre akte të lidhura me hetimin e të dhënave të Komisionit të Studimit të Bundestag. Qeveria e Merkelit, megjithatë, ka qëndruar e distancuar dhe as nuk e ka konfirmuar e as mohuar këtë informacion. Në shkëmbim të këtyre shërbimeve, spiuni i dyshuar ka marrë 25 mijë euro që i janë dorëzuar në një takim në Austri me agjentët e tjerë të SHBA-së. E përditshmja Süddeutsche Zeitung deklaroi se i dyshuari u përpoq të kontaktonte me shërbimet sekrete ruse, edhe pse nuk dihet nëse informacioni është transferuar edhe në këtë drejtim. Komisioni parlamentar që heton inteligjencën amerikane në Gjermani filloi të punojë pas zbulimeve të ish teknikut të agjencisë amerikane të inteligjencës (NSA) Edward Snowden , i cili ekspozoi programin e spiunazhit të Uashingtonit në mbarë botën. Tensioni mes Amerikës dhe Gjermanisë ka tendencë të destabilizojë ekuilibrin aktual gjeostrategjik botëror, sidomos duke pasur parasysh se sa po diskutohet vizita e Merkel në Kinë, pushteti i të cilës forcohet në maksimum me përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe duke gëzuar privilegje të caktuara në mesin e vendeve mike, të cilat deri tani i gëzonte vetëm administrata amerikane. Merkel jo vetëm që është pritur me ceremoni qeveritare dhe ushtarake të rezervuara zakonisht për shefat e shteteve, por madje ka dëgjuar nga goja e kryeministrit Li Keqiang një fjali që me siguri do të fitojë zemrat e shumë gjermanëve: “Sinqerisht shpresoj që Gjermania të fitojë kupën e Botës”. / O. Jaupi

 

July 8, 2014 09:04
Komento

4 Komente

  1. shefi July 8, 17:45

    keto jane aleatet dhe vendet me demokratike te botes , doren ne qafe dhe gishtin ne bythe?

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi July 8, 22:55

      Kërkesë normale,logjike dhe e ligjshme e shtetit gjerman!? Demonstrim i Integritetit dhe Dinjitetit shtetëror? Po ne? Aha! Vite drite larg këtij lloji të shtetit serioz!?

      Reply to this comment
    • Tarrasi July 9, 13:35

      Rusia ose Putini po perdor “perca e sundo” kjo nuk eshte e vertet dhe po te ishte nuk ka kurrfar vlere. Kur keto zihen kush e lagu Putini fiton

      Shume dinak Putini por te shohim sa e zgjuar eshte Merkel.

      Reply to this comment
  2. Skaner July 9, 08:50

    Gjermania do te jetee sukseseshme ne shume plane vetem ne se do te qerveriset nga
    personalitetet e gjermanise Lindore, siç eshte Merkel.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*