“Spiuni” mes negociatorëve

February 27, 2018 09:57

“Spiuni” mes negociatorëve

Erion Habilaj 

Me daljen e emrave të zyrtarëve që do të negociojnë kufirin detar me Greqinë kanë shpërthyer polemikat mes opozitës dhe mazhorancës. Ka qenë Sali Berisha, i cili ka shigjetuar një prej anëtarëve si spiun për shërbimet e huaja dhe se nuk duhet të jetë në listën e negociatorëve. Bëhet fjalë për Artur Meçollarin, Kapiten i Rangut të Parë.

“Ministria e Jashtme ka përgatitur grupin e negociatorëve me njerëz të dyshimtë. Në grupin e negociatorëve është një spiun që nuk ka interesa kombëtare. Marrëveshja është e bazuar në vizatimet e këtij spiunimi që i shërben një vendi tjetër”, akuzoi dje ish-kryeministri Berisha jashtë sallës së Parlamentit.

Artur Meçollari

Po kush është kapiten Meçollari

Ushtaraku Artur Meçollari është Kapiten i Rangut të Parë me certifikatë nga NATO. Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije se koloneli ka certifikatën e NATO ‘Cosmic Top Secret’. Kjo certifikatë është niveli i pestë i sekretit (niveli më i lartë i Sigurisë).

Gjithashtu, Meçollari është dekoruar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg për kontributin e veçantë në misionet ushtarake.

Ai është cilësuar si një ndër oficerët shqiptarë më të zotë nga SHBA, pasi amerikanët i besuan atij një mision delikat në Afganistan. Meçollari ka marrë falënderime të veçanta nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mattis.

Një burim i pyetur nga DITA rreth arsyeve të sulmeve të Berishës u shpreh: “Sali Berisha godet Meçollarin, si më i afti dhe më me përvojë në komision, me qëllim që të mos arrihet marrëveshje e mirë, nëse ai dorëhiqet apo largohet nga komisioni. Është në stilin e tij, sepse kështu do ketë mundësi të godasë marrëveshjen”.

Vetë zoti Meçollari ishte i padisponueshëm për komente apo reagim ndaj akuzave.

Meçollari është me origjinë nga Vlora dhe ka shërbyer për 27 vjet si oficer i Forcave Detare, në detyra operacionale, planifikimi, dhe akademike, deri në detyrën e Zëvendëskomandantit të Forcës Detare / Rojes Bregdetare. Për shumë vite ai ka qenë dhe komandant anije duke e njohur hapësirën detare me detaje.

Lirimi nga detyra nga Arben Imami

Artur Meçollari së bashku me Admiral Kudret Çelën u larguan nga detyra nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, pasi kundërshtuan privatizimin e bazës së Bisht Pallës.

Meçollari është treguar i rezervuar lidhur me shkaqet e shkarkimit, ndërsa admiral Çela tha në atë kohë se “Ministria e Mbrojtjes i ka të qarta synimet, bazën do ta prekë komplet dhe do ta shkrijë fare. Janë 75 hektarë që do të kalojë nga administrimi i ministrisë si një bazë detare në pronësi të një privati”.

Pas këtij fakti, ministri Arben Imami hodhi firmën mbi urdhërin Nr. 1691 datë 04.10.2012 “Për dalje në lirim të oficerit aktiv Z. Artur Meçollari”.

Motivacioni lirimit ishte: “shkeljeve të akteve ligjore dhe nënligjore, kërkesave të disiplinës ushtarake, mos-ushtrimit të përgjegjësive e të detyrave”. Ky urdhër është nxjerrë në bazë të relacionit nr. 977 datë 01.10.2012 të Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Vendimi i ministrit Arben Imami u ankimua në Gjykatën Administrative në Tiranë.

Vendimi i kësaj gjykate i datës 05.08.2015 që disponohet nga DITA me të cilin Gjyqtari Gentian Hamiti e quan të jashtëligjshëm urdhërin, thotë se “Pala e paditur nuk ka paraqitur asnjë provë mbi bazën e të cilit të provojë faktet e përshkruara në urdhërin e lirimit. Pra gjyqtari thekson se nga Ministria e Mbrojtjes nuk janë provuar shkeljet e pretenduara prej saj”.

Nga sa kuptohet ministria e Mbrojtjes nuk i paraqiti gjykatës as relacionin e SHIU-t përmes të cilit u hartuar urdhri i shkarkimit.

Akuzat për spiunazh

Në rrugë jo-zyrtare televizioni Report Tv ka arritur të sigurojë disa detaje nga raporti i SHIU-t për kapiten Meçollarin.

Kapiteni i Rangut të Parë Artur Meçollari është survejuar dhe përgjuar nga SHIU, i dyshuar për spiunazh.

Hetimi i SHIU-t, ka mbledhur disa foto dhe video gjatë takimeve të Meçollarit me atasheun ushtarak të Holandës në Tiranë.

Këto takime Meçollari i zhvillonte pasi atij i ishte ngarkuar mbikëqyrja e ndërtimit të tre anijeve luftarake në një nga bazat ushtarake shqiptare dhe tenderi ishte fituar nga një kompani holandeze. Pikërisht, këto takime të tij me atasheun e Holandës që është një vend partner në NATO, në këndvështrimin e SHIU-t përbënin spiunazh.

Por këto të dhëna të klasifikuara sekret që ishin dhe motivi i largimit nga ushtria, asnjëherë nuk u bënë publike apo të përdoreshin në gjykatë kundër Artur Meçollarit.

Burime pranë çështjes pohojnë se këto të dhëna nuk u paraqitën në gjykatë pasi do të diskreditonin Ministrinë e Mbrojtjes përballë shtetit të Holandës, një vend anëtar i NATO-s dhe as nuk dihet nëse përgjimet ishin të ligjshme.

Me vendimin e gjykatës në dorë, Artur Meçollari trokiti në Ministrinë e Mbrojtjes ku u ripranua në ushtri.

Falë ndjekjes së 3 akademive ushtarake në SHBA, Meçollari do të bëhej një prej drejtuesve kryesorë të një misioni ushtarak në Afganistan.

 Dita

February 27, 2018 09:57
Komento

18 Komente

  1. bobi February 27, 10:21

    Nuk e kuptoj se si merreni me mufkat e saliut. thote ai nje idiotesi dhe ju i kushtoni shkrimin kryesor ne gazete. ju qofshi

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 27, 10:36

      bob
      mufka e pa sqaruar në këtë mënyrë,zë vënd më shumë se e vërteta!
      prandaj një sqarim i tillë është gjithnjë i pranueshëm!!
      në sqarim i tipit,si e thua ti,”ec mo se saliu e tha”,të vë gjithnjë në dyshim!!
      sqarime të tilla,duke përdorur dordolecin sali,jepen gjithnjë kur nuk mund ti faktojnë në këtë mënyrë!!
      bile shpesh bëhet hapur shantazh,i tregohen dosje ose veprime që ai ka kryer!!
      ne si popull na intereson dhënja e provave dhe jo shantazhet brënda llojit të tyre,politikus kriminalis!!

      Reply to this comment
  2. Ka vertete Tre Spiune ne politiken Shqiptare ! February 27, 10:27

    1) salih abudullah rrahman brrrisha
    2) mahmut meta me cizme
    3) lylzime bosha

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 27, 12:00

      mos harro dhe këtë të fundit që po i hap portat agresionit gërk me zgjerimin e teritoreve dhe kuotat e pjesmarrjes së minoritetit!!
      ndoshta sia di emrin!?
      edi rama e ka!!

      Reply to this comment
  3. avashnjehere February 27, 10:28

    shkrim i sakte. nuk e kuptoj pse nuk nisin hetimet per ate qelbesiren qe kemi pasur kryeminister dhe president

    Reply to this comment
    • mirel February 27, 15:53

      Po he pra, si nuk po nisin keto dreq hetime?
      Nuk e kuptoni lojen e Ramiut qe po ju ben te gjithe te perqafoni shitjen e detit nga frika e Berishes?
      E kuptoni aburditetin e mllefit kunder Berishes kur Ramiu ben te njejten gje? Dhe me keq akoma po zgjeron minioritetin dhe po ve sinoret e Vorio Epirit ne jug.
      Si thoni ju?
      Qe Meta nuk dashka tjua beje sherbimin grekerve?
      Meta per kete pune u zgjodh, te garantoje mareveshjen e shitjes te greket. Bene teater gjoja sikur po i sulmon Saliu, meqe qenka mareveshje me e mire nga e Saliut. Dhe o burra ta firmosim se mos na prish pune Saliu me Meten. Keshtu lan duart e tradhetise Ramuti. Dhe qetesohet populli patriot shqiptar, qe mexi po pret ti falet deti Greqise.
      Nderkohe Saliu nuk po flet ne ere. Thjesht ju kujton grekerve se detin e shiti ai, dhe dhurata qe po ju jep Ramiu ka dhe firmen e Berishes si iniciatorin e tradhetise. Ramiu e gjeti gati. Thjesht po angazhon vete shqiptaret ta votojne. Ata shqiptare qe e cilesojne Berishen tradhetar, per te njejtin akt tradhetie te Ramutit.
      Ndersa Ramutin e quajne lider legjendar.

      Reply to this comment
  4. amerikani February 27, 10:31

    Kam petshtypjen nga mbiemri qe ky duhet te jete me origjine vllah.
    Gjithsesi nga historia e Shqiperise ka rezultuar se shume patriote te Rilindjes (asaj te vertetes jo keta te “Rilindjes” sot)kane qene te kesaj etnie dhe kane dashur Shqiperine me shume se dallkauket filo-greke dhe osmanllinje shqiptare.

    Reply to this comment
  5. MH February 27, 10:31

    Gjithe fajet i ka Vettingu.
    Kryeprokuroria asht duke na cfaqur filma te vjeter ne stilin Llalla qe cdo para stine jepte alarmin se do kemi sensacione ne arestime te bujshme.Sitna nuk qendronte te preste sukseset e Llalles dhe vinte stina tjeter.Qe frymezonte semundjen stinore te Llallees e nuk pushonte,derisa e hoqen qafet dhe nuk e lejne te hyje ne Amerike komplet familjarisht.
    Edhe kjo kryeprokurorja Marku justifikon punen e pa bere qe kemi dosje te pluhurosura politikan e qeveritare.Do bajme kete e ate.Ndersa Rrezultati mbetet tek sahati Llalla.Ne 12 te cdo stine.
    Po ti vem para trupit gjykues kriminelet dhe te korruptuarit e SHQUP-it.Ti strehojme ne bjeshket e Recit Malci te Madhe.Vendi do bie ne rehati nga politika kriminale dhe korruptive e SHQUP-isave te PD.Keto vegla ia shiten detin grekut.Tashti nxjerrin damaret e qafes e na tregojne spiunet e pa spiun.Harrojne qe keto jane te kertylun ne spiunazh.Krye i pari vet Mareshalli Berisha i lidhun kembe e krye me Fazlliqet dhe shlivovicen e Beogradit.I padite tifozeria e mbeses.Si dhe kuadrot qe u arrestuane ne Beograd dhe mesune sllavishten e vashdojne e bajne jete deputetit ne kuvend te Shqiperise.

    Reply to this comment
  6. shtet sharlatanesh February 27, 10:32

    po ku ka Moralin ,
    nji shkerdhate politike ,si salih berrisha ,
    nji kriminel qe , ka vrare ,ka vjedhur miljarda ,
    i ka sherbyer serbit Fazllic dhe Grekut janullatos ,
    qe nuk ka len poshtersi pa i ber ai vendi .
    Por ne nji shtet plot me idiota ,
    dhe media poashtu ,duhet theksuar ,
    qe i vijne anes Mutit salih , dhe nuk i tregojne vendin ,
    sigurishte qe gjithcka do degjeneroj ne gallate shpelle .

    nuk ju vjen turp o shtet halabak . Doni me hy edhe ne Europe ju qurrashe ,ordiner nderkoh qe nuk jeni te zote ti tregoni vendin nji cop muti

    Reply to this comment
  7. shpatar February 27, 10:33

    Kur politikanet kryesor si Saliu dalin jashte loje per ceshtje madhore behet zhurme e madhe ne dem te interessve kombetare. Cfar spiuni eshte nje oficer i nje njesie detare me 2 anjije pa armatim.Spiun qe ka kryer disa kualifikime ne strukturat e NATOs.O Sal ktheja vetes keto te kuptosh sa i pa lyre je.
    E per cudi shume analist berishjan ne studjot Tv te ora news flasin me kopetenca se ato qe ngre Saliu duhen marr ne konsiderat nga Presidenti.Pse nuk e sqaron Berisha ne sherbim te kujt agjenture eshte.
    Arturi nje oficer marine ska lidhje me agjenturat mbasi ai u formua si kuadro nen mbikqyrjen e strukturave te NATOs .Berisha e di mire por ska nga tja mbaj per tradhetit qe i ka ber ketij populli.Litari po i ngushtohet e nuk ka me shanc qe te bej sic ka ber ne shkaterimin e shtetit ne 27 vite demokraci.

    Reply to this comment
  8. mondi February 27, 10:33

    Po mire o popull akoma do ta lini budallain te hedhe nje gure ne lume dhe ta nxjerrin te tjeret,,Salehi ka gati 30 vjet qe genjen per ceshtje qe eshte i implikuar qe juve i degjoni dhe deri tani vazhdon te hedhe gure dhe me gjithse i vertetohen me vendime te gjykatave te kundertat e atyre qe thote ai ,ata qe bejne debat me kete njeri te semure nuk dine tja thone kete !..Ky na del , gjykates ,prokuror dhe sikur cdo gje e di me mire se institucionet qe paguhen per te bere keto pune.Kur te vijdita qe ky te pergjigjet per keto qe ka bere do ta marri vesht se nga burgu nuk do te kete autopalan per te lehyr nga mengjesi ne darke e fabrikuar genjeshtra per tu cfajsuar nga ato qe eshte perfshire

    Reply to this comment
  9. demokrati February 27, 10:35

    une mendoj se ky eshte spiun. saliu nuk flwet kot

    Reply to this comment
  10. ajas February 27, 11:54

    Po demokrate spiun eshte Saliu i di mire keto rregulla eshte spiun qe nga viti 1967.Sali Berisha spiun i UDBes

    Reply to this comment
  11. Jimi February 27, 12:37

    Mire more te mjere, qe paska qen spiun, por per cfare do te spiunonte e aq me pak tek hollandezet!?
    E pare e punes! Shqiperia ishte dhe eshte nje vend i fuqishem ushtarakisht dhe flota e saje e kompletuar me nendetese e fregata apo destrojer perbente kercenim per rajonin?
    Koinkretisht cili vend ishte dhe eshte ai qe kercenohet nga ky “arsenal i fuqishem detar” i Shqiperise?
    A thua vertet Hollanda e largert te jete kercenuar nga nje “superfuqi” detare si Shqiperia dhe si e tille meqe nuk ja ka dale dote ta neutralizoje dote ushtarakisht eshte detyruar te perdori format e tjera te luftes te sherbimit te inteligjeces?
    Qe te ishte disi e besushme, qoftelargu te pakten ta akuzonte si spiun greke, pasi interesat e te dy ketyre vendeve historikisht kane qen problematike.

    Reply to this comment
  12. mirel February 27, 15:57

    Cfaredo qe te jete ky tipi, zgjedhja eshte bere qe zhurma e Berishes te shtyje shqiptaret te aprovojne mareveshjen e shitjes dhe te tradhetise.

    Reply to this comment
  13. DETARI Atllantides February 27, 19:03

    Edi Rames nuk ja ha qeni shkopin !
    Ne fund te kesaj marreveshje te gjithe ciniket ,skeptiket dhe injorantet do te struken si qen te ….rrahur …

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 27, 19:59

      po mor po!!
      si u strukën ata që kundërshtuan vermosh e shën naun!!
      ti do të thuash sa budallenj që u treguam,ndoshta jo ti se mund të jesh një provokator,por të tjerë,poooor si i thonë fjalës!?
      fute ose ta futin në bythë keqardhjen,pendimin pasi të jenë bërë realitet tradhëtitë e ramës!!nuk i hyn në punë askujt!!
      megjithëse prapë keni për të bërë gomarrllëkun e radhës!!
      budallai sa nuk ka brirë aq dhe nuk i dhëmb sëmundja e budallallëkut!!
      pasojat po!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*