SPORT / Farua i mërzitur me Bashën: Kot e mundove Sahitin, ai shejtani im të çan në vrap!

May 13, 2019 19:16

SPORT / Farua i mërzitur me Bashën: Kot e mundove Sahitin, ai shejtani im të çan në vrap!

TIRANË – Pavarësisht suksesit të protestës dhe kënaqësisë për cilësinë e lartë të benzinës që kishte siguruar, Farua i doli përpara Lulit gjithë turinj (çka në fakt i ka me shumicë).

-Shiko Fyhreri im, – i tha, – të përgëzoj për organizimin brilant, por kështu si e ke nisur do na dëmtosh kuadrot!

Luli nuk dinte ç’të bënte: Të gëzohej për “fyhrerin” që sapo dëgjoi, apo të zemërohej me guximin e Faros, që ende ja kish inatin që kur hodhi vickla për kryetarin e ri të partisë.

-Po pse zoti Faro, çfarë kam bërë? Pastaj ndonjë dëmtim të vogël do e pësojmë. Kur del gjithë ai Doktor në protestë, me shami të ngjyer me uthull molle, ne të tjerët duhet ta qepim, – tha Luli.

-Lëre mor Doktorin, se unë për atë lutem pesë herë në ditë i kthyer nga drejtimi i Vicidolit! Po ta kam llafin për Sahitin. Shkove e vure të vrapojë, goxha burrë, edhe me probleme shëndetësore. Pale, e nxorre në protestë me këpucë llustrafine në mes të shiut!

Edhe pse u mërzit, Luli nuk e dha veten.

-Dëgjo ti Faro! E para, – i tha, – Sahiti është rritur tashmë, dhe vërtet partia e urdhëroi dikur të çonte lekët nga OSHEE-ja te arka e Shqupit, por ama këpucët i zgjedh vetë. E dyta, unë nuk i thashë t’ja krisë vrapit. Ç’është ky vrap para uniformave të krimit?

Faro e ndërpreu:

-Aty mbaje! Të kishe zgjedh çunin tim, u kishte bërë zbor atyre lamashëve! Do t’i jepja një paçe e pilaf për të pasur energji, pastaj do vishte atlete me gomë të trashë, pa do vraponte rreth e rrotull policëve si drenushë, do t’i bënte të dukeshin si karagjozë maskarenjtë: Vetëm paratë që do fitonte partia nga videot e jutubit do mjaftonin për të nxjerrë shpenzimet e protestave…

Dhe Faro vijoi të rrëfente sesi dikur çunin ja kishin kërkuar ekipet e Londrës, aq mirë vraponte.

“Kishin bo nji herë garën e paces, se e hanë shumë në Londër: Kush mbërrin i pari me një pjatë paçe në kokë, nga stadiumi Çelsit tek ai i Arsenalit. Fitoi çuni, për kokë të Doktorrit…Atë certificatë më solli nga Londra, se diplomë nuk mori”.

Luli u mendua pak. Nuk do ishte ide e keqe, megjithëse edhe videoja e Sahitit duke rrëshqitur po merrte goxha klikime. Në fund i dha karar:

-Shiko çfarë do bëjmë Faro! Herës tjetër do t’i nxjerrim të dy: Sahitin tuj rrëshqit, dhe çunin tat tuj i sjell policat vërdallë. Kemi për t’ja kalu asaj videos “Të ka lali xhan” që s’e dëgjoj dot se më kap alergjia!

SHËNIM: Gojët e Liga është një rubrikë satirike në favor të protestave atletike

May 13, 2019 19:16
Komento

4 Komente

  1. Gazoza May 14, 18:31

    Faro ballisti, shembelltyra e pisllekut moral e politik

    Reply to this comment
  2. Rita May 16, 07:31

    Brilante. Oh sa kam qeshur…I pershtatet ne menyre te shkelqyer Lulit the Bulldogut Fari.

    Sa here del ne televizor Fari Balliu nuk e di pse me ngjan me nje Bulldog..po ama Big Bulldog nga ata me turinje te varur me jarge…eugh Yuki.

    Reply to this comment
  3. Meta May 16, 09:53

    Fahriu,eshte vetem njeri nga faret e egra mediatike, qe si zkaonisht.i del krah shemtise,Keshtu e ka mesuar j eta dhe keshtu vazhdon e tija.ne Kosove,t huhet “Banum baba,se te g as”vazhdon fara e djallit.

    Reply to this comment
  4. Tirona May 17, 17:55

    “derri ” fari : dje shtronte turizmet per sekretaret e partise moniste , sot behet anam.t i PD-se.
    “Turi ” me origjinal nuk mund te gjesh !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*