Sport i çuditshëm, mundësit me vaj ulliri të Turqisë

July 15, 2017 21:04

Sport i çuditshëm, mundësit me vaj ulliri të Turqisë

Rreth 2200 mundës u përballën me njëri-tjetrin në Edirne të Turqisë për të fituar brezin e artë në mundjen e vajisur, një traditë e këtij vendi që nga shekulli XIV.

Mundësit duhet të jenë të veshur me pantallona lëkure dhe lyhen me vaj ulliri përpara ndeshjes që zhvillohet në fushë me bar.

Mes pretendentëve për të fituar brezin e artë dhe një çmim prej 14 000 dollarësh ishte edhe Umit Kinali, një truproje 32-vjeçar nga Bodrumi.

“Gjyshi im ka qenë mundës vaji dhe unë dua të vazhdoj traditën e familjes sime. Mundja është qejf”, tha Umiti.

Të dielën do të jetë finalja e madhe e kompeticionit, që është në edicionin e tij të 656.

Mundja me vaj është sport kombëtar në Turqi dhe praktikohet gjithashtu edhe në veri të Greqisë.

E.Xh

July 15, 2017 21:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*