SPORT / Pas suksesit me stadiumin, Shqipëria do quhet Samsung kundrejt pagesës  

November 18, 2019 21:43

SPORT / Pas suksesit me stadiumin, Shqipëria do quhet Samsung kundrejt pagesës   

Ish-TIRANË, afër ish-Sheratonit – Ishte një mbrëmje e paharrueshme ajo e të dielës së 17 Nëntorit për banorët e kryeqytetit shqiptar. Bërja sefte (ndryshe inagurimi… apo inaugurimi?) e stadiumit të ri kombëtar “Shqipëria në Ajër” me rastin e ndeshjes së futbollit kundra frëngjvet u përcoll me jehonë të madhe në të gjithë mediat ndërkombëtare.

Në fund, pavarësisht se humbëm me frëngjtë, të gjithë e pranuam se ja vlente që stadiumin ta paguanim sa frëngu pulën. Ja PËRSE:

-Një tufë sportdashësish në zonën prapa portës veriore, patën fatin e madh të lageshin nga spërkatësit e ujit, të cilët ishin drejtuar nga çdo drejtim i mundshëm përveç barit të fushës. FëShëFëja sqaroi se kjo ishte një biçim ceremonie pagëzimi pagane që nga koha e ilirëve, për mbarësinë e stadiumit.

-Disa lojtarë të llastuar francezë si dhe tifozë nopranë nga tanët, u ankuan se nëpër banjot moderne të impiantit “Shqipëria në Ajër” nuk kishte ujë. Por FëShëFëja bëri me dije se totali i furnizimit me ujë për stadiumin ishte në rregull, sipas llogarive. Thjesht një pjesë e mirë e ujit të haleve i kishte kaluar sektorit të sprucimit të tifozëve.

-Disa miqve francezë u kishte bërë përshtypje se u hasnin këmbët për maja hekurash të dalë, nëpër cepa ende të pashtruar e kështu me rradhë. Por Federata saktësoi se këto janë vetëm simptoma të plaçkës së re: “Edhe makina e sapoblerë nga fabrika do ca kohë të shtrohet, e jo më stadiume kombëtare në ajër si ky i yni”.

-Askush nuk e keqkuptoi brohorimën entuziaste të mbi 20 mijë tifozëve në stadiumin fringo të ri: Rama Ik. Madje edhe vetë Rama qeshi me përzemërsi.

Siç sqaroi grupimi “Tifozat e partisë” me presidentin e nderit Baullant Tallja, “dihet, Edi është pak ters për kombëtaren kur vjen personalisht nëpër stadiume. Po ashtu dhe për Juven. Ngaqë ishim duke humbur, thjesht iu lutëm të largohej pak më herët nga stadiumi, me shpresë se mos bënim ndonjë gol”.

Për të plotësuar konstatimin e zotit Tallja, duhet theksuar se Edi në përgjithësi është pak ters kur ndodhet personalisht i pranishëm kudo. Si për shembull, në qeveri.

-Suksesi i padiskutueshëm i emrit të ri “Shqipëria në Ajër” për arenën kombëtare, na bëri ta harrojmë në çast se më parë quhej “Qemal Stafa”. Kompania miliardere e fluturimeve ajrore, që ka kryer gjithsej tre fluturime, ka paguar xhixhat për emrin e stadiumit, dhe burime nga Kryeministria bëjnë me dije se kjo përvojë mund të shtrihet edhe më gjerë.

Kështu, Kryeministri shqiptar ka marrë një ofertë që Shqipëria të quhet këtej e tutje Samsung, në këmbim të një qeraje prej 2 milionë rupish në muaj. Ndërsa një propozim tjetër ofron 3 milionë dollarë zimbabvianë në muaj, që Tirana të marrë për dhjetë vjet emrin e kompanisë së shquar japoneze, Nakatoshi.

 

*****

SHËNIM / Gojët e Liga është një rubrikë satirike, ndaj mos e merrni me sportivitet. 

November 18, 2019 21:43
Komento

26 Komente

  1. . November 18, 17:05

    Ka harruar se ‘mbaresine’ia shtoi goca e Shyqit tokagrabites,kasketzeza football -dasheze
    Jashte stadiumit nga ana e Sheratonit sot nuk kaloje dot nga llaci

    Reply to this comment
  2. Dori November 18, 17:26

    Kur stadiumi nuk u ka kushtuar asnje leke taksapaguesve shqiptare, rubrika Gojet e Liga e justifikon emrin.

    Reply to this comment
  3. Adrian November 18, 18:14

    humor shpellaresh

    Reply to this comment
  4. Biometri November 18, 19:02

    hahahahaaa
    humor klas!!!
    hahahaaaa sa kam qesh, o zot ju shtofte jeta atij qe i shkruan keto, e uroj me gjithe zemer
    🙂 🙂 🙂

    Reply to this comment
  5. Ervin November 18, 19:04

    Dje u inagurua “middlefinger stadium”, stadiumi me tre emra, per sejcilin hajdut qe ka rrjep ndonje cope :

    “arena center” thote biznesi qe e ka ndertuar ne toke falas, “arena kombetare”, thote Ramiu qe shkelyen krahet e shqiponjes sa here mundet dhe “air albania stadium” per FSHF dhe fansat e fluturimit me pras..

    grabitje e nje bande, qe me te bertituren e pare goooooaaalll, behet krim shoqeror…

    Reply to this comment
    • tr November 18, 19:04

      Sikur shqiptaret te kishin tru, ky stadium duhet te abandonohej. Duhej qe 0 tifoz te merrte pjese ne ndeshje, te pakten deri sa te thyeje qafen kjo qeveri e ndyrë anti shqiptare. Por bagetia mezi presin te leshohen brenda dhe artistet kolaboratore te bejne aheng atje… A ja vlen te prishesh jeten per kete lloj mileti? Te gjithe ata qe jane vrare per Shqiperi kane deshtuar, ja se cfare kane prodhuar.

      Reply to this comment
  6. arianit November 18, 19:05

    hahahaaa, cfare gjetje
    stadiumi Shqiperia ne ajer
    jajajajajaaa
    Shume e goditur
    Une do ta quaja edhe Tavella e Duhanit me Gishtin e Mesit nisur nga forma

    Reply to this comment
  7. na rofshin stadiumet nga 100 milion euro November 18, 19:09

    o Zot çka po ndodh me rinin tonë.

    “Alduina Mediu” 18 vjece gjendet mbrëmjen së e shtunës e pa jetë në bodrumin e shtëpis, shkaku i kësaj tragjedie ishte “bullizmi” në shkollë .18 vjecarja kishte problem që prej moshës 5 vjecare me shikimim …që në këtë mosh Alduina lexonte shumë libra ishte e fiskuar mbas të ardhmes gjatë neteve të vona pran rrejteve sociale pak nga pak po humbiste shikimim e deytyroj vazjën të vendoste zyze.
    Bullizmi në shkollë , ofendimet të renda nga nxënsit e shkollës “Ahmet Gemani” i mori jetën 18 vjecares
    Ishte shumë e rendë për familjen Mediu pasi e kishin fëmijë të vetëm (për arsye personale) Anila e ema e 18 vjecares nuk bënte më femijë
    Zeri i të afërmeve të Alduinës është: vendosin psikologë për ta trajtuar bullzmin edukoni fëmijët bëni punën që ju takon edhe jo sa për të kaluar kohën sot mbylli syt bija jonë neser mund të jetë edhe femija jotë”
    Fjala e fundit e babit ishte zotë më merr jetën se nuk dua të jetojë më ,fjalë që prekën cdo të afërm ,cdo gazetar dhe cdo shqipëtar…
    Ngushëllime familjes Mediu

    Shperndajeni edhe vini të gjithë në dieni se çfarë po ndodh me ne

    Reply to this comment
  8. ylli November 18, 19:11

    Tiranë
    Më 17 Nëndor fituam mbi gjermanët…por humbëm
    me francezët!
    hahaaa

    Reply to this comment
  9. APEL!!! November 18, 19:13

    Urgjente! I bej thirje shetit shqiptar qe sa me shpejte te marre masa per kurimin jashte shtetit te avokatit Altin Goxhaj i cili ka disa dite i semure sepse mjeket nuk po e gjejne dote diagnozen. Do jete ne nderin e kesaj qeverie te kujdeset per kete aktivist dhe skalion i fjales se lire. Edhe Dhoma Kombetare e Avokatise duhet te reagoje per avokatin e saj!!

    Reply to this comment
    • kupri November 18, 19:15

      Shoku ke ngatarru adrese.
      Eshte rubrike humori.
      apo po ben dhe ti humor?
      cka Goxhaj mo, e ka zene diarreja?
      Me siguri e ka helmuar ai mafiozi Sorosi
      Ose ia kane bere me puc te vetet qe te vdesi dhe ta shpallin deshmorin e pare anti-Soros ne Shqiperi

      Reply to this comment
  10. sandr November 18, 19:19

    Vetëm 75 milion € e jo më shumë..
    O sa mirë me qenë hajdut ole, ole
    Shenim:
    Tapeti ishte falas plugimi u bë me argat francez

    Reply to this comment
  11. . November 18, 19:23

    Rama ik!

    Ndeshje Futbolli? Jo! REVOLTË. Dje pamë një stadium të ri në ekstazë që thërriste: Rama Ik!
    Dje më shumë se gjithçka tjetër do të mbahet mënd nga i madh e i vogël kjo thirrje… edhe pse i Ikuri e largoi tinëzisht djalin nga stadiumi.
    Dje u harruar stadiumi i ri, dje u harrua emri,
    dje u harrua humbja, dje u harrua edhe çmimi i biletes!
    Dje u thirr në korr vetëm: Rama ik!
    Këto dy fjalë dolën nga shpirti: Rama ik!
    Ky ishte hymni që çoi peshë publikun. Ky ishte flamuri parrullë që ndezi edhe njëherë dritat e shpresës dhe struku në kolltukun e tribunës Kryeministrin e rrëzuar. Dje Kryeministri e mbuloi fytyrën. Dje thirrja “Rama ik” i ktheu të gjitha tribunat e stadiumit në një Tribunal gjykimi dhe tribunën e Kryeministrit në një “karrike elektrike” akuze. Dje nuk thirri vetëm tifozi shqiptar apo kosovar, dje thërriti një popull, një komb, me punë e pa punë, me parti
    e pa parti, biznesmen e ngrënës farash.
    Dje aty thërriti shpirti i coptuar i një kombi të mashtruar në vite.
    Rama ik!

    Reply to this comment
    • cene November 18, 19:25

      Stadiumi kombetar eshte nje mbrekulli .. Mbase e shikojne edhe ata qe kundershtojne teatrin e ri !!

      Reply to this comment
      • migena November 18, 19:26

        Nuk shkruhet “mbrekulli” por mrekulli. Gjuhësisht kjo. Pastaj të tjerat janë të vesh kujën. Ato para o zotëri nuk ka pse shpenzohen për futboll, aq më tepër që futboll ne nuk kemi. Do ish mirë të zbutej varfëria me aq shumë milion euro. Po me ju militantët e të gjitha krahëve është hall i madh. Ju edhe në jetë, jeni si në stadium. Tifoza pa mend në kokë

        Reply to this comment
  12. gjermani i fundit November 18, 21:56

    Hahahaaaaaa, stadiumi Shqiperia ne ajer, nuk po I zene kembet dhe. Si kryetari i pozites dhe dy gomaret e opozites. Kompania qe bleu emrin nuk ka bere akoma 10 fluturime. Hahahaaaaaa, qyfyre me pazar te shtrenjte. Mos ia coni ne mend Samsungut dhe ishalla s’u teket atyre te Vodafonit, se e qame Vloren. Kur pashe nje lojtar tonin qe I ngeci kemba ne bar dhe hapi grope para kamerave mu qesh. Pa lere kur u mundua ta ngjeshte me duar per ta vene barin ne vend. Gjera qe ndodhin edhe gjetiu, s’dua ta banalizojme, por sepse kryetari I madh I ka qejf protagonizmat. Le te mbaje me shendet atehere edhe qyfyret. Le te provoje njehere te jape me qera emrin e vet.

    Reply to this comment
  13. BESMIR November 18, 23:09

    “Rama Ik” Zbulohet komploti. PD e sponsorizuar nga Rusia bleu biletat. Ky eshte nje puc ndaj reformes ne Drejtesi dhe SPAK

    Reply to this comment
  14. L.P November 19, 00:05

    Dialog:
    – Isha sot në Panair. Bleva disa libra.
    – Pse kaq shumë lexon?
    -Jo, i blej dhe i mbaj në zyrë për pordhë.
    – Edhe unë isha sot në Panair.
    – Bleve libra?
    – Jo bëra foto me Fevziun.
    – Pse e njeh?
    – Jo! Me tregu nivel…
    sipas L.P

    Reply to this comment
  15. intelektuali November 19, 07:34

    Megallomania e Edi Rames per te hedhur lekat e droges badiava per propagande enveriste duke ndertuar Kulcedra prej Betoni kudo ne Tirane si shemtira urbanistike qe i ka zene frymen Kryeqytetit tone dhe po prish si nje terminator Monumente Kulture eshte e bazuar tek:

    NJE POPULL BUDALLA QE GENJEHET DHE MASHTROHET LEHTE

    Ky eshte populli enverist shqyptar qe ka mbetur ne “bisht te kavallit” per antarsim ne BE kokpalare, bythnderur, bythenderur me llapen jashte duke i puthur bythen Macroni dhe Merkelit, historia e Diktatures na ka mesuar se:

    KESHTU I MASHTROI HITLERI GJERMANET NE INVESTIMET E TIJ QE KANE MBETUR NE HISTORI DUKE PERDORUR PROPAGANDEN GEBELSIANE

    por:

    SI PERFUNDOI?

    Ja ku e keni foton e Berlinit qe la pas Hitleri o katunare Enveriste dhe Edviniste dru me pre qe i gezoheni Stadiumit-Kulceder ne mes te Tiranes prane Piramides Famekeqe te Enverit:

    http://fashioncommunity.su/image/4918-0-0.html

    Ku eshte rritja ekonomike, ku jane investimet e huaja, ku eshte GDP-ja per fryme e Prodhimit Kombetar qe reflekton direkt ne standardin e jetes, ku eshte paga mesatare dhe minimale e shqyptareve, ku eshte buxheti i shtetit me fondet kapitale per rinovim te teknollogjise, ku jane fabrikat dhe uzinat qe prodhojne te mirat materiale qe jane baza e mirqenies per cdo popull, ku jane vendet e reja te punes qe Edvin Droga dhe Baulant Tallja i premtonin nje milion katuareve dru me pre pa dogane ne fushaten elektorale per t’i votuar symbyllur dhe qe tani i gezohen nje Kulcedre prej Betoni si nje fis prej Afrike Zulu qe i gezohet bamiresise “badiava” pa leka si ne Kohen e Piramidave Financiare te Saliut dhe Bodes?

    PO STADIUMIN KULCEDER TE EDVIN DROGES DHE TE BAULANT TALLJES DO TE HANI O ENVERISTA DEBILE DRU ME PRE KUR TE SHKONI NE SHTEPITE TUAJA?

    Si do t’u thoni femijeve kur te ktheheni ne shtepi?

    “Hajt babe hani tani Stadiumin e Edi Rames se une s’ka se cfare t’ju jap gje per darke!”

    Horaci shekuj me pare ka thene:

    KUR DIKTATURA FESTOHET SI NJE HISTORI SUKSESI
    KY POPULL ESHT I DENUAR TE SHUHET DHE TE VDESI

    Reply to this comment
  16. Preng PJETRI November 19, 12:08

    Inagurimi i Stadiumit të ri por pa emer e pa lavdi, i solli mjaftë tersëllëk kombetares Shqiptare.
    Kjo veper e projektuar në fantazinë e kryeministrit Rama si një ogur bardhesie ku më pas Rama pretendonte të rrembentë buzëqeshjen dhe duartrokitjet e tifozerisë,ja ngerdheshi buzeqeshjen ja shkermoqi humorin pse jo e zbehu kapon Rama në çast!
    Në vend buzeqeshjeve mori britmat e tifozerisë pedeiste ku thirrën më kor “RAMA IK RAMA IK”
    Në vend të duartrokitjeve Rama u perballë më sfodin e stermadh dhe ndriçimin e smarfIneve ku dukej qartazi slogani njohur opozitar “RAMA IK”!
    Kaq mjafton per të kuptuar se sot Edi Rama nuk është më i preferuari askujt…
    Edhe pse veprimi tifozerisë sponsorizuar nga Duka dhe dukatet tjerë ishtë vertetë një gjetje e gabuar pse jo totalisht e turpeshmë per një eviniment aq të rëndesishem,prap se prap mund të konsiderihet “Pranueshëm” më arsytimin e vetem se gjynahët dhe mekatet paguhën në kete jetë!
    Edi Rama është pa pikë dyshimi njeriu më mosmirënjohës i të gjitha kohrave ndaj heronjove të kombit dhe luftes nacional çlirimtare.
    Kjo tashmë është faktike,mjafton të permendim ketu rehabilitimin që i bëri kryetradhetarit
    Mithat Frasheri si dhe ngritjes një institucioni famekeq me Agron Tufen në krye më gjellimin e ultë imoral e barbarë per të gjykuar gjakun e njezetëtetëmijë heronjeve te LANÇ.
    Si dhe fshirja e emrit herojt Qemal Stafa nga stadiumi kombetar!
    Ç’mekate tjera mund të bëjë një kryeminister që perfajson një parti të majt per tu pagezuar neoballist?!
    Ja pra sot Edi Rama veç karrigës uzopuar të kryeministrit nuk ka dhe nuk gëzon apsulutisht mbeshtetjën e asnjë qytetari shqiptar qofshin socialist ose jo!
    Ky është sot bilanci real i punës të praptë të Edi Rames i cili mbetet akoma në majat e pushtetit vetem e vetem se socialistët shqiptarë po luftojnë më kembëngulje per të mbrojtur Partinë Socialiste nga ndonjë fraksion i mundëshëm.
    Historia nuk duhët perseritur si në kohën e Fatos Nanos ku per hirë të karrigave dhe kapriqeve politike u divercuan një grup socialistesh Duke u mashtruar nga dredharaku Ilir Meta.
    Pikërisht këtë po synon dhe kerkon Edi Rama coptimin e partise socialiste…
    Sot Edi Rama e mjeli dhe vjeli PSSH ndaj s’ka arsye dhe kurrëfarë interesi më të ekzistojë Partia Socialiste.
    Prandaj mendoj se sot është momenti final të divorcohemi ne socialistet nga Edi Rama,ndryshe shkaterrimi i PSSH është i pa shmangshëm.
    Nga

    PRENG PJETRI
    ANETAR I PSSH
    LEZHË.

    Reply to this comment
  17. intelektuali November 19, 12:34

    Prengu Enveristi i LANC-it kriminal qe masakroi dhe vrau kosovaret ne Tivar:

    PO QEMAL STAFEN E SPIUNOI TE FASHISTET ENVERI?

    Si keshtu Stadiumi Kombetar te mbaje emerin e tradhetise dhe pabesise enveriste?

    prandaj:

    Me llogjike dhe me e arsyeshme do te ishte meqe inagurimi u be me 17 nentor, Stadiumi Yne Kombetar te mbante emerin e Mehmet Shehut si Komandanti Antifashist i Brigades se pare qe cliroi Tiranen e zbrazur me nje bunker te vetem tek sheshi Skenderbej dhe me te gjitha ndertesat perreth si “koqe molle” te paprishura nga Lufta e papare ne histori per clirimin e Tiranes.

    PO MEHMETI ESHTE AKOMA POLIAGJENT DHE ARMIKU I POPULLIT DHE NUK ESHTE REHABILITUAR NGA SOCIALISTET AS TE NANOS DHE AS NE LIKES DHE AS TE EDVINIT?

    Qysh ta quajme Stadiumin-Gerdalle prej Betoni me Kulle ne cep qe Edvini e ka pare ne gjumin e nates si nje arritje e Partise se Punes?

    njashtu:

    Sic shikon cdo nate ne halucinacionet e tij me kanabis e kokaine Piramiden e Enverit prane Kryeministrise?

    Reply to this comment
  18. Avdi November 20, 10:59

    Stadiumi Air Albania duhet te ishte hapur me ndeshjen Shqiperi vs Kosove !Nga Franca nuk na ka ardhur ndonje gje e mire jua cuam aventuriera na i sollen diktatora … Sa bukur do ishte te kishim dale barazim 11 shqiptar kundra 11 shqiptareve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*