Sportisti më i mirë i të gjitha kohërave

August 10, 2015 16:07

Sportisti më i mirë i të gjitha kohërave

Loro Boriçi u lind më 22 gusht 1922, në qytetin e Shkodrës. Ai rridhte nga një familje e vjetër shkodrane dhe shumë e njohur në qytetin e Shkodrës. Loro Boriçi vdiq nga një sëmundje e rëndë, në vitin 1984, në moshën 62-vjeçare. Ai ka qenë një nga futbollistët më të shquar të sportit shqiptar, më pas një nga trajnerët më të mirë të ekipit kombëtar. Për meritat e tij është nderuar me  Urdhrin “Naim Frashëri” i Klasit të Parë, Urdhrin e Artë “Naim Frashëri”, Medaljen e Argjendtë në Lojërat e Ushtrive të Lindjes (Hanoi, 1963). Është titulluar “Mjeshtër i Merituar”, “Nderi i Sportit Shqiptar” etj. Gëzon këta tituj shtetërorë: “Mjeshtër i Madh i Punës”, dhënë më 1997 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, “Nderi i Kombit”, dhënë më 2012 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani. Emrin e tij mban stadiumi i Shkodrës.

August 10, 2015 16:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*