Sputnik: CIA dhe izraelitët qendër në Tiranë për të sulmuar Iranin

January 3, 2018 12:39

Sputnik: CIA dhe izraelitët qendër në Tiranë për të sulmuar Iranin

Sputnik, në një redaksionale të publikuar sot ka ngritur një akuzë të fortë për Tiranën zyrtare.

Portali i Kremlinit thekson se “në Shqipëri, CIA dhe shërbimi sekret izraelit po përgatisin njerëz për të luftuar me armë regjimin iranian”. Redaksionalja e firmosur “Ekipi i Sputnik”, titullohet:  “Amerikanët përgatisin vrasësit në Shqipëri për të sulmuar Iranin, por do të thyejnë dhëmbët”.

Artikulli i portalit propagandistik të Kremlinit është në fakt edhe pjesë e një emisioni që ata kanë bërë në Radio Sputnik në gjuhën serbe, e cila dëgjohet si në internet por edhe në valët normale radiofonike.

Sputnik ka intervistuar Gjuro Biblija, drejtuesin e portalit “Fakti”, që është një media serbe e cila shkruan vetëm në cirilike dhe mbështet fort qëndrimet e Moskës.

Biblija thotë se “Trump së bashku me Izraelin ka një plan të qartë dhe atë po e aktivizon sot nga Shqipëria. CIA dhe shërbimi sekret izraelit po përgatisin ushtarët për t’i dërguar në luftë në Iran që të rrëzojnë regjimin, por do ta kenë të pamundur”

Sipas Sputnik-ut, manovra po kryhet si hakmarrje ndaj humbjes në Siri ku Bashar Al Asad mbeti në pushtet, por edhe për të forcuar Arabinë Saudite, armiken kryesore të Iranit.

Ndërkaq, analisti politik Aleksandar Paviç, thotë se Shtetet e Bashkuara kanë qëllime shumë serioze kur bëhet fjalë për Iranin dhe kujton që President Trump është i lidhur ngushtë me lobin izraelit, i cili ndikoi për ta transferuar ambasadën amerikane në Jeruzalem.  Shtetet e Bashkuara pretendojnë se Irani është një shtet terrorist dhe një eksportues i terrorizmit. Ne e dimë se kjo nuk është e vërtetë, sepse nëse flasim të vërtetën, shteti terrorist numër një është Arabia Saudite”, “thotë Paviç.

Më tej Sputnik shkruan se CIA ka ngritur kohët e fundit një qendër operacionale për Iranin në Tiranë.

“Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar emigroi tërë udhëheqja e organizatës  ‘Mujahedin-e-Khalq’, një nga kundërshtaret kryesorë të regjimit.  Ata janë të zhvendosur nga amerikanët, janë rreth 3,000 njerëz që kanë selinë e tyre dhe një faqe interneti për të monitoruar nga afër situatën në Iran.  Është një organizatë e çuditshme që ka organizuar sulme terroriste kundër autoriteteve iraniane në Iran gjatë dhjetë viteve të fundit”, thekson Paviç për Sputnik.

Ndërkaq, me tej në shkrimin e Sputnik-ut theksohet se muxhahidinët pritet të transferohen në Teheran, por shton se nuk e kupton këtë papjekuri të Trump, pasi “Irani është një arrë e fortë për t’u goditur”.

“Irani, pavarësisht sesa para harxhon në programin ushtarak, i cili ndoshta mund të përdorej për të rritur standardet e jetesës, ende i ka të lira rrugët e tij të naftës. Ky regjim është shumë më i ashpër sesa ai që rrethoi ambasadën amerikane, mbajti peng diplomatët dhe poshtëronte amerikanët.

Në këtë regjim, Shtetet e Bashkuara mund të humbin seriozisht dhëmbët, sepse Teherani, në fund të fundit, ka sistemin S-300, dhe mund të sulmojë direkt vendet nga ku sulmohet”, e mbyll shkrimin e tij portali i Kremlinit, Sputnik.

January 3, 2018 12:39
Komento

5 Komente

  1. anticensurë25642654 January 3, 15:53

    HA AHA HAHA HA

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati January 4, 04:54

      Shqiperia duhet te armatoset dhe te bleje sisteme mbrojtese kunder raketave,sepse keto artikujt qe thone keta ruset,
      i thone qe te nxisin Iranin te godasi Shqiperine, me pretekstin se po pergatiten teorristet kunder Iranit

      Ndaj nuk jane shakara te thjeshta keto…

      Ndaj i thoni atij Shefit te gjate qe te bleje armatim ,se nje zot e di se ca mund te ndodhi

      Ose i largoni nga Shqiperia ata Muxhahedinet

      Reply to this comment
  2. fteri January 3, 17:10

    Shpifjet Sputnik i Moskës këtijë agresori të nënëdheshëm ” paqësor i globit ” po inteperton me mjeshtri të lartë së bashku me miqët e vjetër të Serbisë rrezikun që na i ardhëka Iranit nga Tirana me ngritjen e qendrave operacinale të sulmit të CIA-s amerikane dhe Izralite nga shqipria !? .

    Kjo është një deklaratë brutale e shërbimeve sekrete serbe së bashku me ato sputnik ruse kundër shqipërisë dhe përfshirjen e sajë në çorbën e ndyrë luftënxitse . Ta besojmë se Serbia është esëll dhe e sinqertë me Iranin ,nuk besojë ?. Tjetër punë se Serbia për ti bërë pak qejfin Putinit dhe Iranit bëjnë sikur gjoja mbrojnë paqën në lindjen e mesme ,duke sulmuar shqiprinë si qendër operacionale nga e cila pregatiten njerëz për të sulmuar Iranin ,kjo shpifje sikur nuk ja mbushë mendjen askujt që ka dy pare mendë ,pra me një gurë vret dy zogj .po kushë i beson ?

    Peshkaqenët e agjensisë Sputnik rusë dhe Sebë gjetën një gjahë të majmë në derë të shtëpisë ,shqiprinë, për ta akuzuar si vend luftënxitës ,qendër operacionale e CIA-s Izrilit dhe lufte ,turp .

    Por me sa duket serbët dhe rustë jo vetëm do lënë dhëmbët, por edhe nofullat me shpifjet e tyre kundër shqipërisë !

    Reply to this comment
    • intelektuali January 3, 20:16

      Po keta te SPUTNIKUT bolshevik jane shoket e tu te Partise o fteri Myteberi i Enverit?

      PO A HANI PYKA LLOGJIKE JU ENVERISTET?

      Apo harrove si luftonit nga bunkeret e Partise Imperializmin Amerikan qe donte te nenshtronte popullin vella iranian qe e kishte vella popullin palestinez qe Edvini e ka shume per zemer, saqe votoi kunder SHBA dhe Trumpit ne OKB ne favor te Palestines, si nje enverist i vertete.

      Reply to this comment
  3. intelektuali January 3, 19:20

    SHUME MIRE KA BERE SHQYPNIA QE I KA DHENE VISTON CIA-S PER TE SULMUAR IRANIN GJAKATAR ME MONSTRA ISLAMIKE NE PUSHTET.

    Ore dallkauke te gazetes se Putinit SPUTNIK po ju ku jetoni o BOLE bolshevike? Po gjithe populli iranian eshte ngritur ne kembe per te rezuar regjimin gjakatar te Mafies Islamike me pushtet dhe ju o KOQE te Putinit mendjen idiote komuniste e keni vetem per te vrare njerez me bomba dhe presha dhe pa piken e turpit o kriminela te Putinit lavderoni MONSTREN e Sirise Asad qe vrau femijet me LHL-te e Rusise si nje kulceder e vertete, njesoj sic i vriste shqyptaret Enver Hoxha ne Kohen e Qepes te Partise se Punes.

    PO SHKONI THYENI QAFEN O MUZHIKE BOLSHEVIKE TE PUTINIT DHE STALINIT SE MENDJEN E KENI VETEM PER TE VRARE NJEREZ MORE MAVIRI KRIMINELESH!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*