Sqarim i OSHEE-së për Vlorën

January 30, 2016 13:56

Sqarim i OSHEE-së për Vlorën

I nderuar z.Thano

Në rubrikën e gazetës Dita “Letra nga lexuesit” botuar datë 28.012016, faqe 6, një qytetar nga Vlora ankohet se pse qyteti ka vetëm një zyrë kujdesi ndaj klientit, në kushtet kur fluksi i punës është i madh.

Sqarojmë se:

Qyteti i Vlorës, para dy javësh kishte në funksion dy qendra të kujdesit ndaj klientit, por njëra u mbyll, pasi ishte i pozicionuar në një adresë jo të dukshme, aq sa nga analizat rezultoi jo eficiente.

Aktualisht OSHEE po shikon rihapjen e një zyre të re, bazuar mbi disa indikatorë, si numri i banorëve që prek etj.

Gjithashtu, duam të sqarojmë se për të bërë pagesën e faturës së dritave, kompania ka lidhur marrëveshje me disa partnerë, si posta, bankat, pikat e transfertave të parave (që i gjen kudo), dyqanet celulare etj.

Faleminderit! Ju lutem, brenda mundësive botojeni si përgjigje ndaj interesit të qytetarit.

Me respekt, Zyra e Shtypit

January 30, 2016 13:56
Komento

1 Koment

  1. Ing. as January 30, 21:12

    Oshee para se te mbyllte zyren “te pozicionuar ne nje vend jo te dukshem” duhej te kishte zgjedhur piken e re dhe jo te shkaktoje amulli ne popull me aresyetime budallenjsh. Zyra e shtypit nuk sakteson se sa kohe i duhet per kete shpikje te rralle te quajtur studim dhe cili eshte afati limit i zgjidhjes se ketij ngerci absurd.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*