Sqarim i SHSSH mbi lajmin “Mijëra personave me aftësi të kufizuara nuk u njihet libreza e invaliditetit”

August 21, 2017 17:46

Sqarim i SHSSH mbi lajmin “Mijëra personave me aftësi të kufizuara nuk u njihet libreza e invaliditetit”

 

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, Etleva Bisha ka reaguar në lidhje me shkrimin e publikuar në Dita nga Kryetari Kombëtar i Shoqatës Shqiptare të Personavë të Paaftë, Maksim Rushi (Lexo KETU). Rushi theksonte se  mijëra personave të paaftë nuk u njihet libreza e invaliditetit.

Sipas drejtoreshës së SHSSH legjislacioni shqiptar nuk parashikon pajisjen me këtë tip libreze as nga Shërbimi Social Shtetëror dhe as nga ndonjë organizatë.

Personat me aftësi të kufizuar të cilësuar si të tillë me vendim KMCAP-i i përfitojnë lehtësirat (pagesën mujore dhe në shërbime të tjera) vetëm në bazë të vendimit të Komisionit, pa u materializuar në formatin e librezës…

 

Më poshtë reagimi i plotë i drejtores së SHSSH

“Në vijim të letrës së publikuar në rubrikën “Letër kryeredaktorit” në portalin www.gazetadita.al, SHSSH sqaron lexuesit se:

Shoqata e Personave të Paaftëka pajisuar një numër personash me aftësi të kufizuar me “Librezë e personave me aftësi të kufizuar”. Pajisja e këtyre personave me këtë librezë nuk ka asnjë referencë ligjore.

Një librezë mund të jepet për dy arsye: për të njohur statusin e anëtarit të një shoqate ose për të përfituar lehtësira në shërbime publike. Lëshimi i librezës si anëtar shoqate është e drejtë e vetë shoqatës. Lëshimi i një libreze me qëllim përfitimin e lehtësive në shërbime publike mund të kryhet vetëm kur parashikohet në legjislacionin përkatës.

Legjislacioni shqiptar nuk parashikon pajisjen me këtë tip libreze as nga Shërbimi Social Shtetëror dhe as nga ndonjë organizatë.  Personat me aftësi të kufizuar të cilësuar si të tillë me vendim KMCAP-i i përfitojnë lehtësirat (pagesën mujore dhe në shërbime të tjera) vetëm në bazë të vendimit të Komisionit, pa u materializuar në formatin e librezës.

Pas ankesave të disa personave me aftësi të kufizuara të pajisur me këtë lloj libreze të cilët pretendonin se mund të përfitonin lehtësira në shërbime publike pasi kështu u ishte thënë nga përfaqësues të shoqatës, SHSSH kërkoi të informohej nga shoqata në lidhje me legjitimitetin e pajisjes me këtë lloj libreze. Edhe pse kërkesa ka dy muaj qëështë dërguar pranë shoqatës, SHSSH nuk ka marrë ende një përgjigje prej saj.

Për sa kohë legjislacioni në asnjë rast nuk parashikon pajisjen me librezë për përfitimin e lehtësirave, është veprim tërësisht abuziv dhe antiligjor nga ana e shoqatës pajisja e individëve që kanë një vendim KMCAP-i me një librezë të llojit “Librezë e personave me aftësi të kufizuara”.

Shqetësimi i vetëm i SHSSH është rreziku i mashtrimit të personave me aftësi të kufizuar nga kushdo, shoqatë apo individ, dhe kërkesa e saj për shpjegime që ka shqetësuar z. Rrushi vazhdon të jetë pa përgjigje.

SHSSH garanton të gjithë personat me aftësi të kufizuara se do të vazhdoj të zbatoj me forcë ligjin, jo vetëm për të respektuar të drejtat e tyre, por edhe për ti mbrojtur nga çdo lloj forme abuzimi apo mashtrimi!”

August 21, 2017 17:46
Komento

5 Komente

  1. beni August 21, 21:31

    Pension i parakohshem ose per nje kohe ku vendoset Limit se semundje mündet te permirsimi Ka te Ben me shtetit jo me shoqate por me ligjshmerin per keta persona!
    Shoqate nuk mündet te vendos Kunder ligjit te shtetit!
    Ne ket pun Ka shum abuzime dhe per abuzusit duhet te Reflektoj ligji deri ne Denim per fallsifikatore!
    Dikush kerkon ndhmen e shtetit,por Kur abuzusit Jan ne nje shifer alarmante atehere duhet te jen vet qytetaret te raportojn kta abuzusit qe kerkojn perfitojnr te pa drejt!

    Reply to this comment
    • vojsava August 22, 10:36

      Sa bukur i thoni keto fjale ,po ne cdo institucion te kerkojne librezen e invaliditetit dhe pse ti e ke raportin e kempit si invalid i grupit te pare ,dhe jo me pak se nje muaj me pare me moren 79 mije lek tek dogana per nje kompjuter qe ma kishte derguar motra si dhurate ,dhe vetem se nuk kisha librezen , kur kjo libreze nuk hyka ne pune ka njeri qe te mi ktheje ato lek ?

      Reply to this comment
  2. shvejku August 25, 01:58

    Shohim neper urbane me dhjetra vete qe tregojne nje libreze tre tille per te mos paguar bileten!
    Bile ka edhe shume qe mbajne librezen e veteranit te luftes,ndonese jane rreth 60 vjec!
    Ka plasur mashtrimi i madh me keto libreza!

    Reply to this comment
  3. Maksim Rushi August 30, 09:27

    Shoqata Shqiptare e Personave të Paaftë
    Zonja Bisha, ju na bëni thirrje të heqim dorë nga të drejtat tona, harrojeni!

    E nderuar zonja Etleva Bisha, Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, e lexuam letrën tuaj publikuar te gazeta “Dita” dhe mbetëm tejet të habitur nga ato që na shkruani dhe ato që dëshironi të na kumtoni. Ju na bëni thirrje të heqim dorë nga të drejtat tona si persona me aftësi të kufizuar, sepse të drejtat tona nuk qenkan të parashikuara në legjislacionin përkatës; harrojeni këtë! Nuk ka për të ndodhur kurrë. Nëse shteti shqiptar vijon të diskriminojë një pjesë të personave me aftësi të kufizuar, kjo gjë tregon papërgjegjshmërinë e tij. Në mbrojtje të të drejtave tona janë konventat ndërkombetare, të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, dhe një sërë aktesh të tjera; Shqipëria nuk ka rrugë tjetër, nëse dëshiron vërtet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, duhet tu përgjigjet një për një të drejtave të njeriut. Me diskriminim, me nëpëkëmbje të të drejtave, dhe në rastin konkret, të invalidëve shqiptarë, vendi ynë nuk shkon dot as në shtetin më të prapambetur të planetit, sepse sot jetojmë në kohë të tjera, në epokën e të drejtave njerëzore. Askush nuk ua mohon dot ato, as ju.

    Anëtarët e Shoqatës Shqiptare të Personave të Paaftë janë të pajisur me librezën e personit me aftësi të kufizuar, dhe kjo është e drejtë e shoqatës, sepse është shoqatë e ligjshme, (nuk lindi në ilegalitet), por sipas të gjitha ligjeve të shtetit shqiptar, u themelua më 4 dhjetor të vitit 2012, me vendim nr. 3457 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e pajisur me NIPT L44011191R, dhe me Kryetar Kombëtar Maksim Rushin. Libreza jepet falas për çdo anëtar, paguhet vetëm kuotizacioni i anëtarësisë.

    Me gjithatë, nga sa kuptuam, ju zonja Bisha nuk jeni kundër në këtë pikë, ( me pajisjen e anëtarëve me libreza), por ju sillni si shqetësim një aspekt tjetër, ku tekstualisht shkruani: “Pas ankesave të disa personave me aftësi të kufizuar të pajisur me këtë lloj libreze, të cilët pretendonin se mund të përfitonin lehtësira në shërbimet publike, pasi kështu u ishte thënë nga përfaqësues të shoqatës, SHSSH, kërkoi të informohej nga shoqata në lidhje me legjimitetin e pajisjes me këtë lloj libreze”.

    Në lidhje me sa më sipër, mendoj se ju zonja Bisha jeni mjaft e keqkuptuar, parashtresa e çështjeve nga ana e anëtarëve tanë (nëse kanë qenë tanët), nuk mund konsiderohen ankesa, por kërkesa të drejta dhe legjitime për të përfituar nga lehtësirat në shërbimet publike, që shteti ynë i ka harrur prej vitesh. Këto të drejta nuk mund t’ua mohojë dot askush. Ne do t’i kërkojmë pa hequr dorë për asnjë ditë, qoftë si shoqatë, qoftë si individë, deri në realizimin e të gjitha të drejtave si persona me aftësi të kufizuar sipas të gjitha të drejtave ndërkombëtare.

    Gjithashtu, ju zonja Bisha, më poshtë shkruani: “Shqetësimi i vetëm i SHSSH është rreziku i mashtrimit të personave me aftësi të kufizuar nga kushdo shoqatë apo individë”. Kjo frazë i ngjan më së shumti tentativës për të përhapur panik mes anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Personave të Paftë dhe për të prishur, qoftë edhe sado pak, imazhin e saj, por ju sigurojmë asgjë nuk ka për ta na tronditur; shoqata jonë është në rritje të vazhdueshme. Të gjithë duhet të merakosemi në raste abuzimesh e mashtrimesh, por shteti ka struktura të specializuara që në thelb të tyre kanë detyrë parësore zbulimin e veprimtarive të paligjshme, me qëllim që strukturat e tjera të qeverisë të jenë të qeta në punën e tyre dhe ata që punojnë te Shërbimet sociale të mendojnë më shumë për plotësimin e të drejtave të invalidëve.
    Sepse ju zonja Bisha ndoshta nuk e dini çfarë ndodh sot me me personat me aftësi të kufizuar: ja çfarë thuhet në një informacion të përgatitur për këshillin Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar:

    “Të jetosh me një person me aftësi tëk ufizuar në Shqipëri do të thotë të kapercesh pengesa pa kufij. Sipas dëshmive të vetë personave me AK , kjo do të thotë të të vijë zor të dalësh nga shtëpia, të mos jesh në gjendje të shprehësh mendimet dhe idete e tua, të mos kesh mundësi të ndërveprosh me të tjerët, të jesh i përjashtuar fizikisht, të përballesh me shpenzimet e jashtëzakonshme shëndetësore, të mos jesh në gjendje të kapërcesh rrugën, të mos kesh mundësi të perfitosh nga shërbimet rehabilituese, të përballesh me bullizmin në kopështe e shkolla, të mos jesh në gjendeje t’u japësh “zë” shqetësimeve të tua, të mos kesh mundësi të përdorësh trasportin publik, të të përqeshin e të jesh i diskriminuar në ambiente publike. Të jetosh me një aftësi të kufizuar do të thotë që përditë do të duhet të luftosh për mbijetesë.” (Fragment nga studimi i PNUD&SDC. Tetor 2015. “Profili i Përjashtimit Social të PAK”).

    Pra këto janë kërkesat e Personave me Aftësi të Kufizuar, që ju i konsideroni ankesa, zonja Bisha

    Me këtë rast po ju ndëihmojmë edhe me disa të dhëna të tjera: “Në Shqipëri janë 143,000 persona me aftësi të kufizuar dhe 23,000 kujdestarë. Nga këta 17,698 janë fëmijë me aftësi të kufizuar, 0-18 vjeç, nga ky numër vetëm 3% e fëmijëve në shkallë vendi marrin shërbime sociale. Vetem 0,2% e tyre marrin shërbime rehabilitimi nga qendrat publike të financuara nga buxheti i shtetit. Pjesa me e madhe e ketyre sherbimeve ofrohen nga operatorë private shërbimesh. Në zonat rurale ku jetojnë 48% e fëmijve me aftësi të kufizuar nuk ka asnjë lloj sherbimi.” (Fragment nga studimi i bërë nga MMSR, për Strategjinë e shërbimeve për 2015- 2020).
    Ja pra, zonja Bisha këto janë “të mirat” që ka bërë Drejtoria juaj, si për fëmijët dhe invalidët e rritur.
    Ndër të tjera znj. Bisha shkruan:
    SHSSH kërkoi të informohej nga shoqata në lidhje me legjimitetin e pajisjes me këtë lloj libreze, por edhe pse kërkesa ka dy muaj që është dërguar pranë shoqatës, SHSSH nuk ka marrë ende një përgjije prej saj.
    Mirëpo nga verifikimi që i bëmë çështjes në fjalë, mbi pretendimin se na ishte dërguar një letër që para dy muajve, konkretisht më 21. 06.2017, nuk na rezultoi e vërtetë. Letra vërtet ishte përgatitur para dy muajve, por ishte harruar të dërgohej në destinacion, ndaj kishte mbetur sërish në zyrat e SHSSH-së. Qesharake, por e vërtetë!

    Sot e morëm letrën dorazi. Ne përgjigjigjen po e kthejmë pa vonesë, është kjo që po publikojmë te gazeta “Dita”. Po veprojmë kështu, sepse ku i dihet, edhe ne mund të harrojmë ta dërgojmë dhe letra mund të mbetet në zyrat tona për dy a më shumë muaj; sepse kështu kanë filluar të funksionojnë institucionet.

    Tashmë edhe diçka tjetër, që lexuesi ynë të kuptojë më shumë për shoqatën tonë, sepse persona më aftësi të kufizuar nuk janë vetëm të verbërit, para dhe tetraplegjikët, por edhe personat me dëmtim fizik e pluridifekt, të cilët nuk janë të mbuluar nga skema e sigurimeve shoqërore, pasi këta individë, ose kanë lindur të tillë, ose janë aksidentuar gjatë jetës. Kjo kategori qytetarësh janë pjesë e shoqatës sonë Shqiptare të personave të Paaftë. Pra janë invalid si gjithë të tjerët, por edhe pse janë të tillë, qeveria shqiptare nuk u njeh të drejtat për përfitime publike. Po përmendim vetëm disa prej tyre:
    1. Nuk përjashtohen nga taksa e aparatit të televizorit, ku në mjaft rrethe shërbimi ndaj klientit ua njeh përjashtimin nga kjo taksë, kurse në shumë rrethe të tjera jo.
    2. Nuk përjashtohen nga taksa e kontrollit të automjeteve, ku gjithashtu, në mjaft drejtori rajonale kjo taksë përjashtohet për këtë kategori personash, kurse në mjaft drejtori të tjera Rajonale të Kontrollit të Automjeteve, jo .
    3. Nuk merren në mbrojtje nga ligji përsa i takon udhëtimit urban falas dhe interurban me 50 % të biletës.
    4. Nuk përjashtohen nga tarifa e shkollës së lartë në Universitete publike të vendit as kur personat student janë me aftësi të kufizuara, as kanë në familje një prind, ose person me aftësi të
    kufizuar.
    Ky është shteti ynë që kemi ndërtuar gjatë këtyre viteve. Ndaj zonja Bisha të jeni e sigurtë ju dhe kushdo tjetër se ne nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona. Kushdo që e dëshiron këtë, ta harrojë. Pazar me të drejtat tona nuk bëjmë

    Maksim Rushi
    Krytari Kombëtar i Shoqatës Shqiptare të Personave të Paaftë

    Reply to this comment
  4. Sadedin February 4, 22:52

    Në çdo vë të botës të botës ka një komision ligjor që vërteton nëse personi është invalid dhe të çë kategorine është invalid personi,dhe në këtë komision i jepet e drejta për kart invaliditeti ,libreza makinë, kart autobuzi dhe shërbimet e tjera qi takoj personi si invalid. Përse të mos jet keshtu dhe për në në Shqipëri op të drejtat tona duet të na mohohen sa më shumë që të jete e mundur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*