Sqarimi i MMSR: Shpërblimi për ish-të përndjekurit, udhëzimet e reja

December 18, 2015 10:23

Sqarimi i MMSR: Shpërblimi për ish-të përndjekurit, udhëzimet e reja

Trashëgimtarët e ish të dënuarve politikë duhet të rinovojnë dokumentet e nevojshme për kalimin e këstit të dytë të dëmshpërblimit.

Pas verifikimeve të kryera, autoritetet e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kanë njoftuar gjatë ditës së djeshme se në shumë raste pagesa nuk është kaluar pasi numri I llogarisë bankare që ka lënë përfituesi nuk ishte i saktë.

Për të mos vonuar kalimin e fondit, të gjithë trashëgimtaret e ish të dënuarve politikë që plotësojnë kriteret për të përfituar këstin e dytë të dëmshpërblimit, duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimit, në Ministrinë e Financave për të rinovuar dokumentet e kërkuara.

Ekspertët thonë se kanë kanë dalë një sërë problemesh me çështjen e numrave të llogarisë në banka, kjo pasi shumë prej trashëgimtarëve kanë më shumë se 6 muaj që nuk kanë aktivizuar llogarinë.

Ndërkohë që sipas procedurave të bankave, nëse llogaria nuk përdoret për një afat disa mujor ajo mbyllet dhe nuk është e vlefshme.

Autoritetet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë shtojnë me tej se në shumë raste kanë kaluar pagesat në bankë, por nuk është bërë e mundur tërheqja e tyre për shkak të mungesës së llogarive të vlefshme, çka ka bërë kthimin mbrapsht të pagesave.

Për të mos bllokuar më tej këtë proces, të gjithë trashëgimtarët duhet të paraqiten pranë drejtorisë përkatëse në dikasterin financave dhe të dorëzojnë krahas fotokopjes së kartës së identitetit edhe një vërtetim të llogarisë bankare të gjashtëmujorit të fundit të vitit 2015. Vërtetimet tej këtyre afateve do të jenë të pavlefshme.

Dokumentacioni që duhet paraqitur në Ministrinë e Financave për kalimin e këstit të dytë

Numrat e llogarisë bankare në lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, (dokumenti bankar i periudhës kur dorëzohet numri i llogarisë).

Vërtetimi i llogarisë bankare duhet të jetë i gjashtëmujorit të fundit të vitit 2015.

2- Dokument identiteti (kopje ID-je, pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit./DITA

December 18, 2015 10:23
Komento

3 Komente

  1. Artani December 18, 11:54

    A e vini re kete paftyresi te qeverise Rama, mjeshtre e demagogjive dhe nje nxenese e zellshme dhe me e zonja akoma se mesuesja e saj, qeveria Berisha? Eshte nje gare e hipokrizise me te perndjekurit ne shlyerjen e shperblimeve te persekutimit?!
    Kini durim dhe lexoni udhezimin e ri te Ministrise te Mireqenies qe ka shpallur sot, 19 dhjetor 2015:

    “Ekspertët thonë se kanë kanë dalë një sërë problemesh me çështjen e numrave të llogarisë në banka, kjo pasi shumë prej trashëgimtarëve kanë më shumë se 6 muaj që nuk kanë aktivizuar llogarinë.
    Ndërkohë që sipas procedurave të bankave, nëse llogaria nuk përdoret për një afat disa mujor ajo mbyllet dhe nuk është e vlefshme.
    Autoritetet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë shtojnë me tej se në shumë raste kanë kaluar pagesat në bankë, por nuk është bërë e mundur tërheqja e tyre për shkak të mungesës së llogarive të vlefshme, çka ka bërë kthimin mbrapsht të pagesave.
    Për të mos bllokuar më tej këtë proces, të gjithë trashëgimtarët duhet të paraqiten pranë drejtorisë përkatëse në dikasterin financave dhe të dorëzojnë krahas fotokopjes së kartës së identitetit edhe një vërtetim të llogarisë bankare të gjashtëmujorit të fundit të vitit 2015. Vërtetimet tej këtyre afateve do të jenë të pavlefshme…….
    Dokumentacioni që duhet paraqitur në Ministrinë e Financave për kalimin e këstit të dytë
    Vërtetimi i llogarisë bankare duhet të jetë i gjashtëmujorit të fundit të vitit 2015” E denger venger, me tej….

    Dhe e nxjerrin kete udhezim-kercenim dhjete dite para Vitit te Ri nga te cilat dite nja 5-6 jane festa dhe te djela!
    Dhe e dine fare mire se te gjithe gjyhnaqaret brekegrisur nga hallet gjysmeshekullore nuk hyjne e dalin neper banka, sic hyjne e dalin milioneret dhe njerezit e tenderave te tranzicionit. Ata jane ajo kategori te keputurish qe banken e kane hapur vetem kur u eshte thene se u duhet qe te presin ato pak para nga shteti, se po te mos qe kjo nevoje jane miliona njerez ata qe kane vdekur pa shkelur kurre ne ndonje banke.
    Dhe Ministria e Mireqenies e di mire qe asnje transaksion nuk kane bere ata ne 6 mujorin e dyte te 2015! Ne banke te vetmet shifra qe kane ata fakire, jane shifrat e numrit te llogarise!
    Pra parate thuhet se jepen per te mbajtur hallexhinjte e perjetshem me nje cope buke (se mund te jene dhe pa pune!) kurse udhezimet jane per njerezit me praktike depozitime dhe marrje, futje nxjerrje eurosh dhe dollaresh! Kesaj i thone te tallesh me gjuhe bankare! Parate jane per te varfer, por qe duhet te kene adresa milioneresh!
    Dhe kercenohen: “Vërtetimet tej këtyre afateve do të jenë të pavlefshme.” Afat i thone 5 diteve!
    Pra keni pese dite kohe dhe po nuk arritet, atehere kestin e dyte priteni o prag zgjedhjesh ose nja 5 vjet te tjere!

    A ka valle kufij pacipesia hipokrite politike shqiptare?

    Reply to this comment
  2. Kris 1 December 18, 12:34

    menduam se zgjodhem socialiste por ne fakt na dolen specialiste dhe humorist.

    Reply to this comment
  3. Ali December 18, 14:32

    Cfare bene qe te marrin shperblim.I gjithe populli ka vuajtur ne ate kohe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*