“Sqarimi” Meta-Lu, Presidenca: Ja për çfarë u bisedua

April 12, 2018 15:29

“Sqarimi” Meta-Lu, Presidenca: Ja për çfarë u bisedua

 

Një ditë pas publikimit të letrës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është parë në selinë e Presidencës, ku u takua me Presidentin Ilir Meta.

Lidhur me këtë takim, Drejtori i Kabinetit të Presidentit Arben Cici u shpreh: “Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Donald Lu me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend.

Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”.

Ndërkohë, një ditë më parë u publikua letra që Llalla i kishte dërguar Kongresit Amerikan, ku shprehej se ambasadori Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Sipas kësaj letre të dërguar nga Llalla thuhet se, në vlerësimin e Donald Lu, kreu i parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte Reformën në Drejtësi.

“Arrestimi i tij, do të ndihmonte, sipas pikëpamjes së ambasadorit përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruante Llalla.

Llalla thekson se një kërkesë e tillë, tërësisht e papërgjegjshme, e kishte detyruar atë të ndërpriste takimin, teksa i kishte shpjeguar ambasadorit amerikan se arrestimi i një personi, përfshi një zyrtar të lartë, bëhet vetëm mbi bazën e provave.

Nga ana tjetër, Donald Lu, tha se ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara.

“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij”, thotë Lu.

Më tej, ambasadori amerikan është shprehur se pretendimi i Llallës se i është kërkuar të arrestojë Metën është gënjeshtër absurde.

“Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”, tha dje Donald Lu.

a.s/dita

April 12, 2018 15:29
Komento

8 Komente

  1. alphade April 12, 15:49

    Dhe, nese ambasadori i nderuar i SHBA i ka bere nje pro-
    pozim te tille ,Prokurorit te Pergjithshem per arrestimin e
    Ilir Floririt ,ka qene propozimi me i mire qe mund te kete
    bere deri me sot ,Ambasadori LU !!!
    Por zoti LU nuk duhet t’a ndaje trinomin: Berisha ,Basha ,
    Meta,ndersa ai Llalla eshte vrima e fundit e kavallit ne ke-
    te katershen. Any way !!!

    Reply to this comment
    • ULLI MAGNA April 13, 11:18

      ‘RECI’ DO TE ISHTE ‘SHTEPI PUSHIMI’ …,

      ME MIRE TE SHIKOJME ME ‘PERSONAZHE SHQIPTARE’,

      BURGUN ‘ALCATARZ ISLAND’ …

      Reply to this comment
  2. Fat man April 12, 16:24

    Z. Ambasador mos u terhiq e ke thene apo jo, Likja hajduti me bllok ne dore duhet arrestuar, eshte llum, eshte hajdut dhe kriminel, per nder te atij Sali-Lulushi vrane me 21 janar 4 protestues dhe plagosen mbi 300 te tjere.
    Eshte njeri nga 4 familjet MAFIAZE qe bejne ligjin ne Shqiperi, nuk eshte peshk i madh por PESHKA-QEN.

    Reply to this comment
  3. fteri April 12, 16:33

    Po përse shkon të sqaroshë Hjdutin e kapur gafil me zë e figurë duke vjedhur paratë në tavolinë me deklarim të ndjerit Dritan Prifti ?
    Dërgoje para wetingut të sqaroi pasuritë e vjedhura me Munikën ,dhe sekuestroja .

    Z.LU ,respekte për punën që bëni për weting-un në drejtësi ,me Vlahutin e BE-së ,por ka ardhur koha e arrestimeve dhe sekuestrimeve të pasurisë së Ilir floririt,Sali Karaxhixhit etj…

    Nuk është koha e vizitave e fjalëve boshe ,por e arrestimeve konkrete e peshqëve të mëdhej që dogjën ,vodhën e shkatrruan shqipërinë .Kështu nderohet ligji e demokracia në shqipëri ,jo llogjet e kortezitë . Ky është respekti ndaj Amerikës dhe B.E-së .? ? ? ? ? ?……..

    Reply to this comment
  4. Remi April 12, 17:55

    Pse e zgjodhi Rama Meten president?Pse keto pazaret e fundit me grekun?

    Reply to this comment
  5. ela April 12, 19:35

    Takimi i Lu=se me Meten ishte nga takimet me zhgenjuese te ambasades amerikane, e sjelljes amerikane ndaj shqiperise.verbalizoj nje president kriminel,rrofte rusi.amerika kurv thosh enver hoxha dhe ashtu doli

    Reply to this comment
  6. Duan apo nuke duan mijte e kenetave,Drejtesia do te BEHET. April 12, 20:41

    Drejtesia do te behet dhe nuke ka leke te piset,apo pushtet brenda jashteqitjes shqiptare qe ta ndale,se Drejtesine e ka kerkuar dhe e kerkone me force SOVRANI,USA,BE,qe i ka bekuar ZOTI.Takimet e Ambasadorit D.Lu jane takime diplomatike.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kur metovicit,berishovicit,bashavicit,kriemadhivicerve dhe mediuvicerve t’u rreshqase toka nenkembe,nga zyrat e super luksi me leke krimi e korrupsioni ti coje me saze nga bange e akuzes ne burgun e Recit.C’do skenare i felliqur brenda ligesise te pare,degjuar e vertetuar me ze figure dhe deshmi te gjalla sa istitucionale aqe dhe me shume popullore e medjatike, vetem se i shtohen vitet e heqjes se lirise.Besoni.

    Reply to this comment
  7. popull shqiptar, fute ne skeden "person non grata", kete klloun te peshtire . . April 12, 21:20

    ky pleher dipllomat, kerkon mbrojtje nga kryekrimineli, meta, pasi e di mire se tramp, nuk po pjerdh zyrtaret e partise se tij. do respektoj kete mini hrushov kinez, mbeshtetur nga nje president zgjedhur per “meshire” ..obama .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*