Srebrenica, Thaçi nuk lejohet të shkojë në Bosnje

July 10, 2015 22:36

Srebrenica, Thaçi nuk lejohet të shkojë në Bosnje

Hashim Thaçi nuk lejohet që të shkojë në Bosnje, ndonëse kishte një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në homazhet që po zhvillohen për 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Lajmi është konfirmuar nëpërmjet Facebook-ut nga Thaçi, i cili thotë se autoritetet boshnjake e kanë shpallur persona të padëshirueshëm.

“Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska.

Kosova dhe populli i saj me zemër e me mendje jenë me familjet që sot më në fund i varrosin familjarët e tyre që të prehen në paqe dhe me të tjerët që i përkujtojnë etërit, vëllezërit, bijtë e humbur në këtë tmerr. Kështu sot shënojmë 20 vjetorin e gjenocidit të forcave serbe në Srebrenicë dhe 16 vjetorin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë. Populli i Kosovës gjithmonë do të jetë përkrah atyre që promovojnë lirinë, barazinë, drejtësinë dhe pajtimin”, shkruan Hashim Thaçi.

July 10, 2015 22:36
Komento

2 Komente

  1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) July 11, 09:02

    Po eshtrat e Ukshin Hotit kur do ti kerkoni nga Serbia o zoti Thaçi??
    Nje komb i tan po pret qe ky Martir te ket nji varr.

    Reply to this comment
  2. CANI July 11, 10:11

    Zotri Thaci mose u merakos se nuke te lejuane te shkoshe ne pervjetorin e masakres se Srebrenices se atye kane luftue nip e daje ,ti je persone i pa deshiruar per Bosnjen e Hrecegovinen se ende kita kane kumari me serrbet .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin