Stakimet e energjisë ranë në 25 minuta mesatarisht

January 5, 2016 14:02

Stakimet e energjisë ranë në 25 minuta mesatarisht

Me gjithë ndërprerjet sporadike të energjisë elektrike gjatë festës së vitit të ri, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë thotë se ka investimet e kryera gjatë dy viteve, kanë sjelljen uljen drastike të kufizimeve të energjisë.

Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, në OSHEE, ing.Petraq Lika tha se stakimet e energjisë kanë qenë jo më shumë se 25 minuta mesatarisht, ndryshe nga viti 2014, kur këto stakime kanë qenë 55 minuta.

“Në lidhje me numrin e ndërprerjeve në të gjithë vendin, në datat 30 dhe 31 dhjetor 2015 u regjistruan 227 raste, kurse në vitin 2014, për të njëjtën periudhë, 556 raste ndërprerjesh, pra mbi 56% më pak kufizime”, sqaroi ai.

Inxhinieri shpjegoi edhe arsyet që kanë çuar në uljen e këtyre defekteve, duke përmendur këtu ndërtimin e 6 linjave kabllore 20KV.

Investimet e shumta ne rrjetin shpërndarës TM në masën 1.15 mld lekesh ne te gjitha rajonet e Republikës dhe në ato të TM/TU në masën 2.4 mld lekesh krijuan premisa për të pasur një skemë furnizimi shumë elastike për garantimin e furnizimin me energji elektrike të abonentëve të OSHEE”, tha gjithashtu Lika. /Dita/

January 5, 2016 14:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*