Stalini dhe Hitleri, dy miq të fshehur

August 6, 2017 16:18

Stalini dhe Hitleri, dy miq të fshehur

 

Ish-agjenti V.G Krivicki tregon në kujtimet e tij se mes Rusisë dhe Gjermanisë ka pasur një komplot të fshehtë, dhe se dy diktatorët bashkëpunonin me njëri-tjetrin

V. G. Krivicki, ish-agjenti i fshehtë i Stalinit vijon të jetë një nga personazhet më interesantë në rrëfimet që ka lënë pas mbi raportin mes Gjermanisë dhe Rusisë.

V.G Krivicki na jep një raport tjetër nga ai që njohim mes Hitlerit dhe Stalinit.

Në kujtimet e lëna pas ai ka treguar mbi spastrimet e mundshme të Hitlerit, dhe efektet e tij mbi politikën e jashtme Sovjetike.

Natën e 30 qershorit 1934, kur Hitleri shpërtheu të parin spastrim të përgjakshëm dhe kur ky spastrim vazhdonte ende, Stalini thirri një sesion të jashtëzakonshëm të Byrosë Politike në Kremlin. Madje përpara se lajmi për spastrimin e Hitlerit të bëhej i njohur në botën e gjerë, Stalini kishte vendosur për lëvizjen e tij të përgjigjes ndaj regjimit nazist. Unë isha në atë kohë me detyrë në Departamentin e Zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Kuqe, në Moskë. Ne dinim që kriza në Gjermani ishte e pashmangshme. Të gjitha informacionet tona të fshehta na kishin përgatitur për një shpërthim.

Sapo Hitleri nisi spastrimin e tij, ne filluam të marrim buletine të vazhdueshme nga Gjermania. Atë natë unë po punoja si ndër ethe me stafin e ndihmësave, duke përmbledhur informacionin tonë për Komisarin e Luftës Voroshilov. Ndërmjet jo-anëtarëve të thirrur në atë takim të Politbyrosë ishin shefi im, gjenerali Berzin; Maksim Litvinov, Komisar për Punët e Jashtme, Karl Radek, në atë kohë drejtor i zyrës së informacionit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste; dhe A. K. Artusov, shef i Seksionit të Jashtëm të OGPU-së”, tregon Krivicki.

Takimi i jashtëzakonshëm i Byrosë Politike qe thirrur për të shqyrtuar pasojat e mundshme të spastrimit të Hitlerit, dhe efektet e tij mbi politikën e jashtme Sovjetike.

Informacioni i fshehtë që ata kishin në dorë tregonte se qenë përfshirë dy krahët e skajshëm të kundërshtarëve të Hitlerit. Ishte grupi i drejtuar nga kapiteni Rohm, i përbërë nga nazistë radikalë të pakënaqur nga politikat e moderuara të Hitlerit. Ata po ëndërronin për një “revolucion të dytë”.

Grupi tjetër përbëhej nga oficerë të ushtrisë Gjermane nën udhëheqjen e gjeneralëve Shlajher dhe Bredov. Ky klan kërkonte në perspektivë restaurimin e monarkisë. Ata u bashkuan me krahun e Rohmit në synimin për të rrëzuar Hitlerin, secili krah duke shpresuar të dilte në fund triumfues. Buletinet tona të posaçme nga Gjermania sillnin lajmin se garnizonet në qendrat metropolitane i qëndronin besnike Hitlerit dhe që trungu kryesor i oficerëve të ushtrisë i mbetej besnik qeverisë.

Në Europën Perëndimore dhe në Amerikë, spastrimi i Hitlerit u interpretua gjerësisht si dobësim i pushtetit nazist. Në qarqet sovjetike, gjithashtu, kishte nga ata që donin të besonin në kolapsin e paralajmëruar të rendit Hitlerian. Stalini nuk kishte iluzione të tilla. Ai vlerësoi gjendjen në diskutimin e tij në Byronë Politike si më poshtë: “Ngjarjet në Gjermani nuk tregojnë aspak për kolaps të regjimit nazist. Përkundrazi, ato janë shtytëse drejt konsolidimit të atij regjimi dhe të fuqizimit të vetë Hitlerit”.

Gjenerali Berzin u kthye nga sesioni i Kremlinit me këtë mendim zyrtar të Stalinit.

Në ankthin tim për të mësuar vendimin e Politbyrosë qëndrova tërë natën zgjuar duke pritur kthimin e Berzinit. Ne kishim një urdhër të prerë që askush, madje as vetë Komisari i Luftës, nuk mund të mbante fletë sekrete me vete, dhe unë e dija që Berzini duhej të kthehej në department.  Kursi i politikës Sovjetike kundrejt Gjermanisë Naziste ndoqi mendimin zyrtar të Stalinit. Byroja Politike vendosi që me çdo kusht të joshë Hitlerin për të bërë një marrëveshje me qeverinë Sovjetike. Stalini kishte gjithmonë bindjen që duhej të merrej vesh heret me një armik të fuqishëm. Nata e 30 qershorit e bindi atë për fuqinë e Hitlerit. Ky, megjithatë, nuk ishte një kurs i ri për Stalinin. Ajo nuk qé një nismë revolucionare në politikën e tij kundrejt Gjermanisë. Ai vetëm vendosi të dyfishojë përpjekjet e tij të shkuara për ta qetësuar Hitlerin. E gjithë politika e tij kundrejt regjimit nazist gjatë gjashtë viteve të ekzistencës së tij shtrihet në këtë kahje. Ai njohu te Hitleri një diktator të vërtetë”, kujton Krivicki.

Sipas tij, ideja mbizotëruese derisa erdhën në paktin e saponënshkruar Ruso – Gjerman, se Hitleri dhe Stalini kanë qenë armiq për vdekje, ishte një mit i pastër.

“Ajo ishte një tablo e deformuar, e krijuar nga një kamuflazh i zgjuar dhe mjegulla të propagandës. Tabloja e vërtetë e marrëdhënieve të tyre ishte ajo e një nënshkruesi këmbëngulës që nuk mund të shkurajohet nga refuzime. Stalini ishte nënshkruesi. Pati urrejtje nga ana e Hitlerit. Nga ajo e Stalinit kishte ndrojtje”.

Nëse dikush mund të flasë për një pro-gjerman në Kremlin, tërësisht i tillë ka qenë Stalini.  Ai favorizoi bashkëpunimin me Gjermaninë fill pas vdekjes së Leninit dhe ai nuk e ndryshoi këtë qëndrim bazë kur Hitleri erdhi në fuqi. Përkundrazi, triumfi i nazistëve e përforcoi kërkesën e tij për lidhje më të afërta me Berlinin. Për këtë u nxit nga kërcënimi japonez në Lindjen e Largët.

Ai kishte një përbuzje të thellë për kombet “e zgërlaqura” demokratike, dhe po aq respekt të thellë për shtetet “e fuqishme” totalitare. Dhe ai udhëhiqej nga parimi se e mira është të merresh vesh me fuqi superiore.

E gjithë politika ndërkombëtare e Stalinit qenë një seri manovrimesh që synonin ta vendosnin atë në pozita të favorshme për një marrëveshje me Hitlerin. Kur ai u bashkua me Lidhjen e Kombeve, kur ai propozoi sistemin e sigurimit kolektiv, kur ai kërkoi dorën e Francës, flirtoi me Poloninë, i bëri korte Britanisë, dhe ndërhyri në Spanjë, çdo lëvizje ishte llogaritur me syrin e fiksuar mbi Berlin. Shpresa e tij ishte të fitonte një pozitë të tillë që Hitleri ta gjente atë si përfituese për të kënaqur kërkesat e tij”, kujton Krivicki.

Një pikë kulmore në politikën e Stalinit u arrit në fund të vitit 1936 lidhur me konkluzionin për një marrëveshje të fshehtë Gjermano–Japoneze e negociuar prapa perdes së tymosur të paktit Anti – Komintern. Nenet e kësaj marrëveshjeje të fshehtë, që arriti në duart e Stalinit nëpërmjet përpjekjeve të mia e të stafit që unë drejtoja, e shtynë atë në një orvatje të dëshpëruar për të rënë në ujdi me Hitlerin.

Në fillim të 1937-ës një marrëveshje e tillë në të vërtetë, mbeti pezull ndërmjet tyre. Askush nuk e di se në ç’përmasa u skicua qysh atëhere traktati i fundit, i gushtit 1939. Kjo ndodhi dy vite përpara se Stalini të fillonte t’i shpallte botës sjelljen e tij miqësore ndaj Gjermanisë. Më 10 mars 1939, ai bëri të parin prononcim ndaj aneksimit të Austrisë nga Hitleri dhe të pushtimit të krahinës së Sudetëve, duke dhënë reagimin e tij kundrejt atyre pushtuesve nazistë që tronditën botën.

Bota u habit nga hapjet miqësore të Stalinit ndaj Hitlerit. Ajo botë mbeti e shtangur, tri ditë më vonë, kur Hitleri marshoi mbi Çekosllovaki. Rekordi i politikës së paqëtimit të Stalinit ndaj Hitlerit – të dy rekordet, për politikën e hapur dhe atë të fshehtë – zbulojnë se sa më agresive bëheshin veprimet e Hitlerit aq më shumë nxitej kortezia e Stalinit. Dhe sa më energjikisht Stalini përpiqej ta bënte për vete atë, aq më të paturpshme bëheshin agresionet e Hitlerit.  Shumë kohë përpara ardhjes në fuqi të Hitlerit, apo edhe të vetë Stalinit, bashkëpunimi Sovjeto – Gjerman ka qenë diktuar nga trysnia e ngjarjeve. Një lidhje Moskë – Berlin ka qenë krijuar më shumë se dhjetë vite përpara Hitlerit me paktin e Rapalos të vitit 1922.

Të dyja palët, Bashkimi Sovjetik dhe republika Gjermane trajtoheshin në atë kohë si të dëbuar; të dyja qenë të përçmuara nga Aleatët; të dyja kundërshtonin sistemin e Versajës.

Ato kishin lidhje tradicionale ekonomike dhe interesa të dyanshme.

August 6, 2017 16:18
Komento

12 Komente

  1. Besniku August 6, 17:20

    Shikoni fytyren e misherimit te humbjes dhe fytyren e misherimit te fitores!? Ju duken sikur kane ngjashmeri, apo mund te kene pasur miqesi te fshehte!?
    Ju jeni absurde ne llogjike pse,me keq, njeres malinj

    Reply to this comment
  2. intelektuali August 6, 18:20

    NACIONAL-SOCIALIZMI I HITLERIT DHE KOMUNIZMI GJAKATAR I STALINIT JANE BINJAKE SIAMEZE TE NJE NENE QE NJIHET NE HISTORI SI DIKTATURA.

    Une mendoj se ka ndodhur e kunderta:

    HITLERI MESOI SHUME NGA DIKTATURA BOLSHEVIKE

    sepse:

    Kampet e perqendrimit te tipit GULAG ishin ngritur ne Rusine Bolshevike shume kohe me pare se Hitleri te hypte ne pushtet dhe se GESTAPOJA e Hitlerit ishte kopje origjinale e GRU qe kishte krijuar Lenini dhe kishte persosur Stalini per te gjurmuar dhe kapur ARMIKUN e Kllases, por Hitleri u be nje KILLER gjakatar pasi Stalini kishte vrare dhe masakruar mbi 30 milione ruse dhe ukrainas ne periudhen 1923-1933 dhe kishte asgjesuar ajken e ushtrise se tij me pushkatimin e mbi 30 mije oficereve te larte sovjetike ne nje loje kunderspiunazhi te Hitlerit kunder BRSS, qe e gjeti fare te papergatitur Stalinin ne sulmin qe pasoi duke shkelur mareveshjen Molotov-Ribentrop per ndarjen e Polonise.

    Te dy kane sulmuar me pabesi shtete te tjera dhe kane pushtuar territore te huaja me forcen e ushtrise, por te dy perfunduan ne fund te jetes Hitleri duke helmuar veten dhe dashnoren me cinaur pasi renoi Gjermanine totalisht dhe Stalini qe perfundoi duke e helmuar me cianur per te ndryshuar kursin politike te nje shteti qe po ngulconte nga kriza ekonomike e pasluftes.

    PO ENVER HOXHA?

    Dallimi i vetem midis Hitlerit dhe Stalinit nga Enveri eshte ne jeten personale, sepse te dy Diktatoret e pare kane qene satrape me familjet e tyre qe i afron setepermi ne figuren e Diktatorit Sadist, qe i dallon nga MONSTRA Enver Hoxha, i cili per familjen e tij vrau te gjithe shoket e vet,

    ndryshe:

    QE TE TRE JANE TE NGJASHEM SI TRINJAKE SIAMEZE.

    Reply to this comment
    • arditi August 7, 22:19

      I nderumi Kumandar , Intelektual , Egoist Tajvanisti .
      Fakte te reja —
      Ne prill duhet ta kujtojme ne proletaret Revolucionin Rus , Ate mo te plebenjeve .

      Sepse ne prill te 1917 Lenini arrin ne Pietrograd .U nis nga Zurigu , duke e ditur qe Revolucioni do te plaste , Por mbin te gjitha u nis sepse Qeveria Gjermane , Vendosi qe prezenca e Leninit ne Pietrograd do te shpejtonte revolucionin ne rusi .,
      duke favorizuar fitoren e gjermanise kundra rusise Imperiale .
      Ne nje fare menyre Lenin i sherbeu Gjermanise ..
      Ky detaje i ”’ vogel ” peshon mbi ndergjegjen e revolucionit te Leninit .

      Lenini ishte i bindur qe nuk ishte Rusia
      shteti ku duhej te behej Revolucioni i tetorit ,
      sepse e dinte qe ishte nje shtet i prapambetur , dhe ne fillimet e epokes Industriale ,
      dhe kjo e bente koshient qe nuk ishin pjekur kushtet per nje Revolucion PROLETAR .

      Ishte i bindur , qe per te realizuar Revolucionin Proletar shteti ideal ishte GJERMANIA .
      DHE kishte te drejte ., sepse ne kete shtet studimet socialiste dhe marksiste ishin me te thelle ,
      dhe ishte Vendi i Marksit dhe Engelsit ,
      dhe ne Gjermani kishte nje parti te madhe
      Social – Demokratike .
      Duke mos harruar Kllasat sociale qe jetonin ne Gjermani ,
      dhe ku Gazeta me komuniste e kohes ne gjermani quhej VorVaerts ose Avanti , PERPARA
      Revolucionin e Tetorit nastradin
      duhej ta prisnim nga Gjermania ,
      dhe ti Sot do te kishim nje Komunist qe nuk do te jetoje me keste ,
      Por duke punuar me dinjitet ,
      i nxirre nga dielli , me lekuren e thare nga ererat , pa Stresin e kafeve ,
      duke mbushur mushkerite me erne e barit te thate dhe te bajgave se sa nga Zmogu i Makinave , dhe Hashashizimit .

      Pleqerise nuk ke ç’ti besh ,
      Por budallallikun qe te ka roberuar , mund ta flakesh tutje …………………

      Reply to this comment
    • ELIOT August 9, 16:59

      INTELEKTUAL ….. NDRYSHIMI I HITLERIT STALINIT DH ENVERIT … ISHTE SE HITLERI NE BURG BERI LIBRIN E TIJE //// MAJ CAMP ..//// LUFTA IME ..//////MON COMBAT .. DHE E SHITI MBAS BURGUT ME MIJERA LIBRA NE …… GJERMANI DHE FITOI MIJERA DOJC MARC . KESHTU BLEU SHTEPINE NE KUFIJ ME AUStRINE .. NE MALET… NDERSA ENVERI STALIN KURRE NUK KISHIN MEND TE BOTONIN TE SHKRUANIN NJE FAQE DHE JO NJE LIBER … DHE DOLLARET QE BENE VILAT I VODHEN POPULLIT ME FORCE …. JA NDYSHIM …

      Reply to this comment
  3. Che Guevara August 7, 00:05

    Llogjike mjerane dhe shpifje mashtruese!
    Stalini dhe Hitleri kurre nuk kane patur miqesi,as te hapur e as te fshehte!
    Interesat midis shteteve te filsuara ne traktate ndermjet tyre jane vetem taktrika per t’i sherbuer strategjise se madhe!
    Si mund te kishin miqesi te fshehte kur per kete gje nuk eshte dhene asnje fakt,deshmi dhe dokument?
    Ky ish agjenti eshte nje sharlatan qe do te behet personazh i njohur gjoja me sekretet qe di per ate kohe!
    Te gjitha jane shpifje pa vlere!
    Stal;ini e shpartalloi Gjermanine naziste deri ne Berlin dhe detyroi Hitlerin te vriste veten!
    Te tjerat jane pordhe me rigon!

    Reply to this comment
    • ELIOT August 9, 17:08

      che intiligenti ;;;;; po PAKTIN QE BENE PER TE MOS BERE LUFTE MIDIS TYR .. GJERMNISE DHE RUSISE .. SI E BENE . TELEFON .. DHE PER TE SULMUR POLAKET NGA TE 2 KRAHET ..E BENE NE INTERNET … NDOSHTA … JE SHUME MBRAPA BOTES CHE …….. DHE CHE GEVARA IKU SI DHJAM QENI ..SE JA FUTI SHOKUII VET CASTRO .. E COI TE BENTE REVOLUCION NE ….. DHE VETE CASTRO BENTE QEF NE CUBA CABANA …… HA HA HA … NAIVE ..

      Reply to this comment
  4. dauti August 7, 18:47

    o uran kostreci, alias intelektuali, po ku ke tru ti te merresh me stalinin. ate e nderonin kokat e botes, duke filluat me presidentin ruzvelt, kryeministrin curcill, gjeneralin de gol, e me radhe.
    ai e shpartalloi gjermanine naziste, bashke me aleatet sigurisht, po peshen kryesore te luftes e mbajti bashkimi sovjetik.
    ne rusine e sotme ai vleresohet si figura me shquar e te gjithe koherave per vendin e vet. per rusine, jo vetem per gjeorgjine.
    po ti, perfaqesuesi i llojit te karkaleceve, nuk di te besh gje tjeter, vecse te hedhesh helm.

    Reply to this comment
  5. Vlora 9 August 7, 21:24

    Ky ka zhgaravitur mbi historine dhe madheshtine qe misheronte gjeneralsimi STALIN.

    Reply to this comment
    • ELIOT August 11, 15:29

      more Vlora ;;;;; qe je nje coabn pa shkolle e kuptoj ;;pa 2 gram kulture e kuptoj ;;; por qe spaske kuptua akoma kush ishte stalini ;;;kete gje sta fal ;;; SEPSE NEBOTE NE EUROPE EDHE LOPET E DINE KUSH ISHTE SKIZOFRENI STALIN .DIL HERE PAS HERE NGA XHAMIA NGA KASOLLJA MORE COABN I MEHMETIT … STALINI BERI ME SHUME KIRME SE HITLERI MORE COBAN I VARFER … ENVERI DHE KOMUNISTAT RRENIN SA HERE QE MERNIN FRYME MORE I GJORE .. QE KE LINDUR NAIVE … TE KUPTOJ ..POR TE VDESESH TYC …. DEBILE SE KUPTOJE …. MESO NE GJUHE TE HUZJ ITALISH FRENGJISHTE ENGLISHTE .. DHE LEXO NE INTERNET PER KRIMET E TE MADHIT STALIN ?????? PASTAJ ZHGARRAVIT TI EDHE DISA KOMUNISTA TE PISET … U SE HARROVA E NDERONIN TE MEDHEJT CHURCHIL ROUSVELD … E NDERONIN SEPSE ISHTE SKIZO DHE DONIN FITOREN KUNDER HITLERIT …PO PASTAJ MBAS LUFTE …. E NDERUAN … KA DEGJUAR NDONJEHRE PER LUFTEN E FTOHTE …. LINDJE PERENDIMI APO . EDHE HITLERIN E NDERONIN KUR ISHTE NE FUQI … STALINI VETE BERE PAKTIN PER PAQE MIDIS RUSEVE DHE GJERMANEVE ….. KA DISA COBANE QE JANE AKOMA ME ZERIN E POPULLIT .. GAZETEN …????MERCI

      Reply to this comment
  6. Mark uk August 7, 22:23

    akoma me stalinin ju o komunista

    Reply to this comment
  7. Tatjana August 7, 22:29

    na ç’mendi ku intelektualeshi ne nje vrim i bie fyellit … ik o ballist pulash

    Reply to this comment
  8. Paul Tedeschini August 9, 19:10

    NACIONAL-SOCIALIZMI I HITLERIT,
    KOMUNIZMI GJAKATAR I STALINIT DHE
    ISLAMI I MUHAMETIT
    JANE TRINJAKE TE NJE NENE QE NJIHET NE HISTORI SI DIKTATURA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*