Stalone e bleu me lekë heshtjen e së motrës

Redaksia Online January 24, 2013 16:17

Stalone e bleu me lekë heshtjen e së motrës

TONI_ANN_FILITI_1Silvester Stalone ka paguar motrën e tij, në këmbim të heshtjes së saj mbi abuzimin seksual që ajo pretendonte që aktori kishte kryer me të. Gazeta “Nju Jork Post” ka zbuluar disa dokumente, sipas të cilave, 16 vjet më parë, Stalone ka rënë dakord me Toni-Ann Filiti për një shumë prej 1.9 milionë dollarë dhe një pagesë mujore prej 16 649 dollarë në muaj për sa kohë ajo të ishte gjallë. Gjithashtu, Stalone ka paguar edhe shpenzimet për trajtimin mjekësor dhe psikiatrik të motrës, e cila vdiq vitin e kaluar nga kanceri në moshën 48 vjeç. Burime të fshehta i kanë thënë gazetës se Filiti, motër nga njëri prind i aktorit të famshëm, e ka kërcënuar këtë të fundit se do ta hidhte në gjyq për abuzim seksual në vitin 1987. Por aktori i “Rambos”, tashmë 66 vjeç, ka zgjedhur të paguajë, në mënyrë që të shmangte dëmtimin e imazhit të tij. Sipas dokumenteve, Stalone nuk ka pranuar asgjë nga akuzat e Filitit, një qëndrim që është mbajtur edhe nga nënë e tyre, Xheki, e cila ka thënë se Silvester ishte viktimë e shantazhit të një gruaje që droga i ka shkatërruar gjykimin. “Në atë kohë kishte shumë histori konfliktuale. Ai ishte në kulmin e suksesit dhe avokatët e këshilluan të paguante, që ajo të mbyllte gojën”, thotë nëna e Stalones. Ndërsa djali 19-vjeçar i Fitilit thotë se Stalone dhe e ëma janë përpjekur ta shndërrojnë nënë e tij në delen e zezë të familjes, por abuzimi ka ndodhur pasi ajo e ka përmendur edhe në shtatin e vdekjes. Ndërsa një prej avokatëve të Stalones thotë se fatkeqësisht, Hollivudi është i mbushur me histori të familjarëve të njerëzve të njohur, të cilët fabrikojnë pretendime të rreme për të përfituar para.

Vitin e kaluar, Stalone vuajti dy tragjedi: humbjen e motrës Toni-Ann dhe pak javë më pas edhe të djalit të tij 36-vjeçar, Sage.

Redaksia Online January 24, 2013 16:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*