Stamboll – Tiranë, autobusi me 57 turistë shqiptarë del nga rruga në Greqi

March 24, 2019 22:22

Stamboll – Tiranë, autobusi me 57 turistë shqiptarë del nga rruga në Greqi

Një autobus me turistë shqiptarë është përfshirë në një aksident automobilistik në Greqi.

Mësohet se autobusi me targa shqiptare po kthehej nga Stambolli drejt Tiranës dhe ka dalë nga rruga në autostradën “Egnatia” të shtetit fqinj, raporton newsbomb.al, që ka siguruar dhe fotot.

Në autobus ndodheshin 57 turistë shqiptarë të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime serioze. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 ndërsa autoritetet e shtetit fqinj po hetojnë për përcaktimin e shkaqeve.

Paraprakisht dyshohet se shoferi i autobusit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anës rrugës.

v.l/Dita

March 24, 2019 22:22
Komento

1 Koment

  1. Fd March 25, 13:42

    Ca’ mutin shkoni atje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim