Stano: Fyle nxit palët politike në Shqipëri të rivendosin dialogun

October 30, 2014 18:42

Stano: Fyle nxit palët politike në Shqipëri të rivendosin dialogun

Zëdhënësi i Komisionerit Stefan Fyle, deklaron se Komisioni Europian po e ndjek nga afër situatën politike në Shqipëri ndërsa thekson se palët politike duhet të rivendosin dialogun në Parlament.

Peter Stano shprehet se BE e ka ndjekur Shqipërinë gjatë gjithë kohës.

Është seanca e një procesi për anëtarësimin. Duke qenë se Shqipëria është një vend kandidat që nga qershori i këtij viti, monitorimi ndaj këtij vendi është rritur.

Edhe pritshmëritë janë rritur se që të sillet dhe të veprojë në një mënyrë me Europiane. Si një vend kandidat, Shqipëria është duke u përgatitur për etapën tjetër që është nisja e negociatave.

Tani vendet anëtare, komisioni etj, po shikojnë sesi Shqipëria po ecën apo si po përgatitet për nisjen e negociatave.

Çfarëdo që politikanët bëjnë, krijojnë imazh për vendin e tyre dhe veprimet e tyre do të merren në konsideratë kur vendet anëtare të nisin bisedimet për nisjen e negociatave.

Dhe nëse nuk performojnë mirë, do të luajnë letrat e atyre që përpiqen të vënë në pikëpyetje nëse zgjerimi i mëtejshëm ka kuptim dhe kjo do të ishte e rrezikshme. Mesazhi për Shqipërinë nuk do të ndryshojë edhe me komisionin e ri”, tha Peter Stano.

October 30, 2014 18:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*