“Star Wars” mahnit Amerikën, rekord shitjesh gjatë fundjavës në kinema

December 27, 2017 20:49

“Star Wars” mahnit Amerikën, rekord shitjesh gjatë fundjavës në kinema

Filmi i tetë i sagës “Star Wars” ka vijuar të mahnisë fansat dhe jo vetëm duke thyer rekord shitjesh në kinematë amerikane.

“Pasi përfitoi 220 milionë dollarë në fundjavë që prej daljes në SHBA dhe Kanada, “Star Wars: The Last Jedi” grumbulloi 99 milionë dollarë këtë fundjavë në 4 232 ekrane, nga një total prej 395,6 milionë dollarësh”, ka njoftuar “Exhibitor”.

“Të ardhurat botërore të filmit janë vlerësuar me 745,4 milionë dollarë nga dalja e tij deri të dielën”, sipas analistit Paul Dergarabedian.

Rekordin e të ardhura deri më tani e mban Avatar (2009), me 2,7 milliardë dollarë.

“Star Wars: The Force Awakens” (2015) grumbulloi më shumë se dy miliardë dollarë.

Ndërsa më pas vjen “Jumanji: Welcome to the Jungle” që ka mbledhur 55,4 milionë dollarë (72 milionë në total), i ndjekur nga “Pitch Perfect 3”, i treti me 26,5 milionë dollarë.

December 27, 2017 20:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*