Starova: Vllaznia pa objektiva, presioni mbi Partizanin

March 6, 2015 15:00

Starova: Vllaznia pa objektiva, presioni mbi Partizanin

Partizanit nuk i interesojnë aspak polemikat apo akuzat që vijnë nga Flamurtari për tolerim në sfidën e “Niko Dovanës”. Të kuqtë janë të përqendruar për transfertën e “Loro Boricit” me Vllazninë, ku do të kërkohet fitorja e tretë radhazi në kampionat. Drejtori Sportiv i të kuqve, Sulejman Starova parashikon një 90 minutësh të vështirë, ku Partizanit i vlejnë vetëm tri pikët.

Objektivi ynë na detyron të kërkojmë fitoren në çdo ndeshje, pra edhe në “Loro Borici” ne duhet të marrim tri pikët. Gara në kreun e tabelës është shumë e forta, ndërsa në pjesën e poshtme duket se është vendosur gjithçka“.

Vllaznia, që vetëm pak ditë më parë ka ndërruar trajnerin luan pa presionin e rezultatit dhe ky fakt sipas Starovës ua vështirëson punën të kuqve.

Mund të them se Vllaznia nuk e ka presionin e rezultatit sepse nuk rrezikon rënien. Kështu që presioni kalon në anën e Partizanit“.

Një fitore e mundshme në “Loro Boirici” i jep mundësi Partizanit të forcojë pozitat në krye të klasifikimit, pasi Tirana dhe Kukësi përplasen në një sfidë direkte, ku rezultati që u shkon përshtat të kuqve është barazimi.

Përsa u përket sfidave të rivalëve tanë, ndoshta do të ishte më mirë për ne që Kukësi – Tirana të përfundonte në barazim, por para se të mendojmë për kundërshtarët, duhet të marrim maksimumin në ndeshjen tonë“.

Në seancën e radhës në kompleksin sportiv në Pezë Helmës, Bylylkbashi dhe Nexhipi janë stërvitur të diferencuar me ushtrime specifike, ndërsa Fazlliu nuk ka zbirutur farë në fushë dhe rrezikon transfertën me Vllazninë.

March 6, 2015 15:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*