Start pozitiv për Kosovën, i rrëmben barazimin Azerbajxhanit

September 7, 2018 20:32

Start pozitiv për Kosovën, i rrëmben barazimin Azerbajxhanit

Ashtu si në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Botërorit, edhe në Ligën e Kombeve Kosova e nisi me një barazim, por këtë herë pa gola, ndaj Azerbajxhanit.

Dardanët e drejtuar nga Bernard Challandes vuajtën jo pak në transfertën azere, por falë një mbrojtjeje të kujdesshme, ia dolën të shmangnin pësimin e golave.

Nga ana tjetër nuk u ngjitën në lartësinë e pritshmërive sulmuesit si Zhegrova, Rashica, Zeneli apo Celina, të cilët mbetën në hije dhe nuk treguan asgjë nga repertori i tyre.

Ndeshja e radhës e Kosovës do të jetë më 10 Shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ku do të kërkojnë edhe fitoren e parë zyrtare ndaj një kundërshtari modest si Ishujt Faroe.

o.j/dita

September 7, 2018 20:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*