Start-up shqiptare, “Silicon Valley” “made in Albania”

January 10, 2016 09:39

Start-up shqiptare, “Silicon Valley” “made in Albania”

Një start-up do të thotë të rrezikosh për një ide. Motoja është “Bëje botën një vend më të mirë”.

Natyrisht Tirana nuk është “Silicon Valley”, pasi start-up-et kanë nisur të shfaqen vetëm tre vjet më parë. Megjithëse një kohë e shkurtër, qyteti ofron një numër të konsiderueshëm aktivitetesh ku mund të shfaqen idetë inovatore dhe më pas të nisin të marrin trajtën e plotë të produkteve apo shërbimeve.

Komuniteti i start-up-eve është i ri dhe energjik dhe drejtohet nga të rinj me ambicie që besojnë fort se start-up-et kanë një të ardhme të sigurt në Shqipëri.

Megjithatë, ekspertët që operojnë në fushën e start-up-eve thonë se nga ideja e një biznesi e deri te shitja e produktit, rruga që duhet të përshkojë çdo sipërmarrës është e gjatë.

Hapi i parë, por jo domosdoshmërisht i nevojshëm, është pjesëmarrja në një garë idesh, si për shembull Startup Weekend apo Startup Live. Këto gara njihen masivisht si “startup-e”, por në vetvete ky perceptim është i gabuar.

Ajo që këto gara bëjnë është vetëm një filtër i idesë dhe marrja e disa sugjerimeve nga mentorët. Fituesit e këtyre garave e kanë njëlloj të vështirë rrugën drejt krijimit të një startup-i të suksesshëm. Pas këtyre garave, rruga natyrale të çon tek prodhimi i një produkti minimal, funksional (MVP). Kjo mund të bëhet shumë mirë në inkubatorë apo akseleratorë.

Vetëm pas përfundimit të këtij procesi mund të thuhet që ka diçka që mund të marketohet, të gjenerojë të ardhura dhe të regjistrohet. Produkti apo ideja mund të marrë investime në çdo fazë të ciklit të jetës së startup-it. Në fillim, kur produkti nuk ekziston, investimet quhen “Seed Investment” (Investime Fare). Investimet mund të jenë borxh, pjesë e të ardhurave, por përgjithësisht janë të tilla përkundrejt kapitalit.

Start-up-et, në vitin 2016, fondi 10 mln lekë

Në shtator 2014, qeveria vendosi krijimin e një fondi mbështetës për sipërmarrjet e reja, start-up, i cili do të kishte një kohëzgjatje prej 4 vjetësh. Vendimi konsideronte sipërmarrje të re ose “start-up” një kompani të sapokrijuar dhe që ishte në kërkim të tregjeve. Burimi kryesor i financimit është shteti, por nuk përjashtohen edhe donatorët e huaj apo institucionet financiare ndërkombëtare.

Gjashtë janë sektorët që sipas këtij vendimi mund të përfitojnë nga këto fonde: prodhimi dhe shërbimet, industria e lehtë, turizmi, kërkimi dhe zhvillimi, agropërpunimi, si dhe dizenjimi, modelimi dhe artizanati.

Në vitin 2014, qeveria kishte përcaktuar se nga këto fonde mund të përfitonin vetëm ato start-up-e që ishin të regjistruara në QKR për një periudhë prej 1-2 vitesh. Por, vetëm pak kohë më parë, qeveria për të nxitur këto sipërmarrje të reja, si dhe për t’i dhënë atyre më shumë mundësi financimi, vendosi të ndryshojë këtë periudhë dhe ta bëjë nga 0-2 vit regjistrim në QKR. Sipas drejtuesve të Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve për vitin 2015, fondi i vënë në dispozicion prej 4 milionë lekësh është disbursuar në masën 100%, në 12 projekte në total.

AIDA është edhe institucioni që bën monitorimin e përdorimit të këtij fondi përmes dokumentacionit, por edhe me inspektime në terren, shkruan Monitor. Tirana është qarku që ka pasur numrin më të madh të projekteve që kanë përfituar. Pjesa më e madhe e aplikuesve që kanë fituar i përkasin sektorit të shërbimeve. Për vitin 2016 ky fond do të arrijë në 10 milionë lekë dhe parashikohet që numri i projekteve që do të përfitojnë të arrijë mbi 30.

Por, si mund të përfitojnë sipërmarrësit e rinj? Drejtuesit e AIDA-s shprehen se fondi mbulon 70% të kostove të pranuara dhe të miratuara nga komisioni vlerësues, në varësi të projektit konkurrues, por jo më shumë se 300 mijë lekë. Në këto kosto përfshihen: investime në pajisje dhe teknologji, marketing dhe promovim; kualifikim dhe trajnim; krijim faqe interneti dhe materiale promovuese; pjesëmarrje në panaire.

Natyrisht që janë edhe disa kushte që duhet të plotësohen. Kompanitë start-up duhet të jenë të kualifikuara në mikro ose të vogla; të kenë selinë kryesore brenda vendit; të kenë një plan biznesi, si dhe të jenë të afta ta zbatojnë sipas aktiviteteve të propozuara; të krijojnë minimalisht 1-3 vende pune brenda 12 muajve nga momenti i përfitimit të fondit; si dhe të jenë në gjendje të financojnë 50% të të gjitha kostove të projektit në fazën fillestare.

AIDA sqaron se pagesa e fondit të përfituar bëhet 50% në fillim dhe 50% në fund të projektit, kundrejt faturave që vërtetojnë shpenzimet. Sipërmarrjet kanë të drejtë të përfitojnë vetëm një herë nga ky fond.

Ekspertët thonë se përfshirja e sistemit bankar në financimin e këtyre sipërmarrjeve të reja është e kufizuar, për shkak se rreziku që i shoqëron është i lartë.

January 10, 2016 09:39
Komento

5 Komente

  1. biometri January 10, 10:10

    nje tjeter menyre me mare fonde nga shteti.
    fjale te bukura te zgjedhura nga ata qe jane mesuar te rrojne ne menyre parazitare me “projekte”
    dhe me te tille, administrata eshte e mbushur plot.
    kush nuk ka dashuri per Shqiperine nuk e zhvillon dot ate.
    Kjo eshte e gjitha.
    Parate nuk bejne pune ndryshe

    Reply to this comment
    • Ermal January 10, 16:07

      Bizneset e reja mbi ide novative kane 90% probabilitet te deshtojne edhe be SHBA ku tregu, ekspertiza, kapitalet jane shume here me te medha, ndaj ai 300 mije lekesh qe qeveria jep per keto nisma jane cikerima qe me shume gjasa nuk mund te prodhojne nje produkt qe t’i sherbeje ekonomise se vendit dhe indirekt tt’i kthehet investimi qeverise.

      Reply to this comment
    • beni January 10, 16:47

      Jam fshatar shqiptar,di tuqisht dhe arabisht,por nuk e kuptoj perse duhen emertuar ne gjuhen be huaj keto si “start up” apo “Silicon Valley”?
      A ka ne Shqiperi ligje qe ruajne gjuhen shqipe nga ca SHARLATANE qe hiqen si shume te ditur me perdorimin e fjaleve te huaja???
      Une per vete kam hapur nje firme me emrin “Satanay iz Satanay”!!!
      Kujt i intereson te bashkepunoje me mua!!

      Reply to this comment
  2. elio January 10, 14:48

    @biometri, Njerez si ti nuk mund ta kuptojne cdo me thene start up…dhe si puna jote jane at qe jane ne qeveri…Per ju eshte me mire qe njerezit te hapin bare tek cepi i lagjes…
    70 mije eur totale jane ASGJE per nje program start up…Ne vende te tjera jepen disa qindra mijera eur per nje kompani…Kjo eshte te tallesh…Kur nje i ri apo dikush me ide ben nje start up dhe kerkon ndihme do me thene qe kemi te ejme me nje ide inovative e cila do te jape rezultate jo me pak se 2-3 vite me tej…Te gjitha vendet e rrajonit kane Inkubatore kompanish, ku kjo e fundit unk paguan tatime, ka ne dispozicion sekretarine dhe strukturen, sikurse tel, internet etj…Ne shumicen e rasteve kontributet i paguan shteti…dhe kjo per 2-3 vite…
    E imagjinoni qe dikush ne shqiperi te kete ide inovative dhe qe muajin e pare te filloje te paguaje taksa shteterore bashkiake, qira kontribute sherbime etj etj dhe per kete ti jepet ndihme 2 mije Eur dhe jo vetem por totali i fondit te jete 70 mije Eur per te gjitha kompanite (kur vetem fasada e ministrise kushton 21 mil Eur)…Kjo eshte te tallesh me njerezit e mbi te gjitha te mos kuptosh rrolin e ndermarrjes dhe te inovacionit ne ekonomine e tregut…Si e mendon qeveria e Piktorit qe mund te konkuroje ne produkte dhe sherbime…Keta jane te trishtueshem….Ye gjitha keto programe i ngriti ai Krimineli Sala, por qe kuptonte me mire ekonomine e tregut…

    Reply to this comment
  3. asdf January 10, 16:41

    A hyn ne start upet edhe perpunimi i MUTIT per qellime bujqesore?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim