Statistika: Në nëntor çmimet e konsumit rriten me 1.7%

December 9, 2014 23:20

Statistika: Në nëntor çmimet e konsumit rriten me 1.7%

Instituti i statistikave ka publikuar të dhënat e konsumit për muajin nëntor, ku krahasimisht me tetorin inflacioni u rrit me 0.3%. Sipas të dhënave të publikuara rritja e çmimeve të konsumit në muajin që lamë pas ndikoi në rritjen e Indeksit të Çmimeve të Konsumit e për pasojë, ndryshimi vjetor ishte 1.7 %, nga 1.0% që ishte në 2013-ën.

Në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit ndikuan rritja e ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,84 pikë përqindje, për grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,28 pikë përqindje, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,18 pikë përqindje. Edhe çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” u rritën me +0,16 dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,15 pikë përqindje.

Me rënie rezultuan çmimet e grupit “Shëndeti” me – 0,18 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Krahasuar me muajin nëntor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Shërbimi arsimor” me 11,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 7,7 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Komunikimi” me 3,6 %. Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën 2,1 %, ku dallojnë çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet”, që janë rritur 10,0 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 8,4 %, “qumësht, djathë e vezë” me 3,2 %, “peshk” me 2,3 %, etj. Çmimet e nëngrupeve “vajra dhe yndyrna” u ulën 7,4 %, “kafe, çaj e kakao” me 3,3 %, “sheqer e ëmbëlsira” me 1,9 % etj. Por ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 5,3 %. Ndryshimi mujor i indeksit është -0,2 %. Krahasuar me muajin tetor, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,5 % ku mund të veçohet rritja e çmimit të duhanit 4,1 %. Ulja mujore më e madhe vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,9 %. Gjatë muajit nëntor çmimet e grupit “Transport” u ulën 0,4 %, ku çmimet e benzinës u ulën me 2,1% dhe eurodiezelit 1,5 %.

Po cfarë është inflacioni?

Inflacioni është një tregues i cili përmbledh në një shifër të vetme, ndryshimin e çmimeve për të gjitha mallrat apo shërbimet në treg, të ponderuara sipas peshës respektive që ato zënë në shpenzimet e familjeve. Pra nëse themi se në nëntor inflacioni vjetor ishte 1.7 për qind, kjo do të thotë se çmimet e të gjithë mallrave dhe shërbimeve që ne blejmë në treg, janë rritur mesatarisht me 1.7 për qind krahasuar me vjet. Por brenda kësaj shifre përmbledhëse një artikull mund të ketë rritje 7 apo 8 për qind të çmimit, një tjetër rënie me 5 apo për qind. Për familjet normale shqiptare sipas raportit të Bankës Botërore, 70 për qind e të ardhurave shkon për konsumin ushqimor, ndërsa për familjet e pasura kjo shifër është vetëm 5 për qind e të ardhurave.

December 9, 2014 23:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim